Connect with Us

Ekspertët e OBSH-së/ Vaksina kineze – efikase, por mungojnë të dhëna

Sociale

Ekspertët e OBSH-së/ Vaksina kineze – efikase, por mungojnë të dhëna

Publikuar

-

Vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por disa të dhëna për rrezikun e efekteve serioze anësore mungojnë, thanë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekspertët e pavarur të Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së e bazuan vlerësimin në rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili.

Vaksina Sinovac është autorizuar për përdorim në 32 vende dhe juridiksione, ndërsa janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj.

“Jemi shumë të bindur se dy doza të vaksinës Sinovac e ndalojnë COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) te personat 18 deri në 59 vjeç”, thanë ekspertët e OBSH-së.

Por, ata vunë në dukje se mungojnë të dhëna për sigurinë e vaksinës te gratë shtatzëna, te më të moshuarit dhe tek ata me sëmundje ekzistuese.

LEXO EDHE:  Soreca: Në Shqipëri do të vijnë vaksina çdo javë deri në muajin gusht

Sipas ekspertëve të OBSH-së, nuk ka të dhëna as për efektet e rralla anësore të zbuluara përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të vaksinës.

Analiza e vaksinës Sinovac ka nisur pasi ekspertët e OBSH-së kanë shprehur besim të ulët në të dhënat e Sinopharm-it kinez – kompanisë që ka prodhuar vaksinën.

Deri më tash, OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbërrin i nxehti afrikan/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për fundjavën

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Shërbimi Meteorologjik raporton se edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

LEXO EDHE:  “Ardhja e vaksinave në ditën e fushatës”/ Erion Dasho ‘kap mat’ Ramën, 6 pyetje që duan përgjigje

LEXO EDHE:  “Ardhja e vaksinave në ditën e fushatës”/ Erion Dasho 'kap mat' Ramën, 6 pyetje që duan përgjigje

Ndërkohë, temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mësditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 23 qershor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri/ Mjeku: Nuk kemi luksin të zgjedhim

LEXO EDHE:  “Ardhja e vaksinave në ditën e fushatës”/ Erion Dasho 'kap mat' Ramën, 6 pyetje që duan përgjigje

Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”

LEXO TE PLOTE

Sociale

I nxehti afrikan godet vendin/ Urgjenca Mjekësore thirrje qytetarëve: Ja si të parandalojnë dëmtimet nga vapa

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan godet vendin/ QKUM thirrje qytetarëve: Ja si të parandalojnë dëmtimet nga vapa

Në një kohë kur vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, QKUM shpjegon disa hapa të thjeshtë se si të mbrohesh në këto ditë të nxehta, ndërsa bën apel që të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

LEXO EDHE:  “E kam sjellë duke bërë akrobacira”/ Rama flet për refuzimin e vaksinës ruse e kineze
LEXO EDHE:  “E kam sjellë duke bërë akrobacira”/ Rama flet për refuzimin e vaksinës ruse e kineze

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127./CNA.al

LEXO TE PLOTE