LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 52 vjeçarja

6 Maj 2021, 09:23, Aktualitet CNA
E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 52 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është rëgjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ishull-Lezhë. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ku dyshohet se një 52 vjeçare me iniciale D.M është vetvrarë me armën e gjahut brenda banesës së saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që nuk dihen akoma shkaqet që e kanë çuar gruan të marrë një veprim të tillë tragjik.

?Më datë 06.05.2021,rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë, në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M.,52 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes?, shkruhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga