Connect with Us

E plotë/ Grupi “Për PD-në”: Dorëheqja e parevokueshme e Bashës, fillimi i ringritjes së partisë

Politikë

E plotë/ Grupi “Për PD-në”: Dorëheqja e parevokueshme e Bashës, fillimi i ringritjes së partisë

Publikuar

-

Grupi “Për PD-në”  kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha kanë mbajtur një deklaratë shumë të fortë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet se PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë dhe se drejtuesit do të duhet të marrin përgjegjësi për humbjen.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edit Harxhi, e cila ka thënë se ringritja e kësaj force politike nis me dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Deklaratë e grupit

Për PD-në

Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, në humbjen e shpresës dhe, për pasojë, në braktisjen masive të vendit nga qytetarët.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kontrolli, kushtëzimi dhe tjetërsimi i votës, shit-blerja e saj, përdorimi i administratës shtetërore dhe i të gjitha burimeve të tjera publike dhe private, përdorimi i paligjshëm i të dhënave vetjake të qytetarëve ishin vetëm disa nga elementët thelbësorë të strategjisë që përcaktuan rezultatin zgjedhor.
Por, ne, gjithashtu, jemi të vetëdijshëm se Partia Demokratike nuk frymëzoi e mobilizoi qytetarët dhe nuk siguroi mbështetjen për fitore kundër një qeverisjeje të lodhur nga korrupsioni, skandalet, krimi. Prandaj, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin.

Zgjedhjet janë humbur njësoj, me rezultat të njëjtë si në vitin 2017. Partia Socialiste (PS) dhe aleatët e saj kanë 77 vende në Kuvend, si edhe më parë. Opozita ka vetëm 63! Çvendosja e votave nga PD tek LSI në vitin 2017 dhe nga LSI tek PD në vitin 2021 nuk është fitore dhe nuk e mbulon humbjen. PD nuk po garonte për vend të dytë kundër LSI. PD ose fiton ose humb. Pjesëmarrja me 46% në zgjedhje, po aq sa në vitin 2017, është një tregues domethënës se PD nuk i frymëzoi, nuk i mobilizoi qytetarët dhe as nuk siguroi mbështetjen për fitore! Votuesi tradicional i partisë, që votoi në vitin 2017, nuk u kthye në kutitë e votimit.

Jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për zgjedhjet është përgjegjësi politike e drejtuesve të lartë të partisë. Në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet e dështimit. Kryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesit e lartë të partisë duhet të marrin përgjegjësitë për këtë humbje kaq të rëndë. Partia Demokratike ka shembull të një sjelljeje politike e qytetare. Z. Sali Berisha, dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe vendosën një standard. Largimi, dorëheqja e parevokueshme e z. Basha, jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë.

Mendojmë se mospjesëmarrja në reformën për ndarjen administrative dhe përqëndrimi i pushtetit në qytetet-qendra solli mbizotërimin e PS në territor dhe shkëputjen e qytetarit nga pushteti vendor. Mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019 i la fushë të hapur socialistëve. Premtimi që zgjedhjet nuk do të mbahen doli i pavërtetë dhe sot PD nuk ka asnjë të zgjedhur a zyrtar në nivel qëndror e lokal.
Mendojmë se dalja nga parlamenti i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe sheshbetejën politike. Për më tepër, dalja nga parlamenti lejoi hyrjen në parlament të listës së PD-së që rezultoi e shitur dhe se ishte përzgjedhur në mungesë të plotë të përgjegjësisë politike nga LB. Me ata u krijua një shumicë kushtetuese nga PS që bëri të mundur epërsinë e saj me ligj. Partia Demokratike u bë e parëndësishme institucionalisht. Marrëveshja e 5 majit 2020, me gjithë pasojat e saj, si dhe pamundësimi i koalicioneve zgjedhore, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët.

Brenda partisë, kryetari nuk mori përgjegjësi për humbjen e viti 2017. Më pas, zgjedhjet për kryetarin e PD, me mospjesmarrjen e gjerë të anëtarësisë, nxorrën një kryetar pa mbështetje dhe pa legjitimitet. Në Kuvendin e PD të vitit 2019 u përjashtuan të gjithë ata që kishin kërkuar analizë dhe marrjen e përgjegjësive.
Lista e vitit 2021 ishte sërish lista e kryetarit, i cili emëroi kryesuesit në disa qarqe me vendim vetjak, kurse lista e plotë thjesht u lexua me zë dhe pa figurë on-line një orë para depozitimit në KQZ. Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e vitit 2017 por dhe nuk kishte harruar asgjë. Shkelja që ai i bëri Statutit të partisë ishte e njëjtë si në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Shkullaku: Astrit Patozi, zëri më serioz i opozitës. Gjekmarkaj: Prezervativët politikë janë shmangur nga PD

Vendi është në duart e pak njerëzve që vendosin për gjithçka: ekonominë, tregun, mediat, partitë. Çdo vendim merret në shërbim të shumë pak njerëzve. Shteti është i kapur; maxhoranca e kapur; opozita e kapur. Nuk funksionon shteti ligjor dhe liria e personit, nuk funksionon tregu, nuk funksionon administrata, nuk funksionojnë partitë. Njeriu i thjeshtë nuk është i përfaqësuar. Pushteti lokal është lart dhe larg qytetarit, ky nuk është i përfaqësuar dhe komuniteti nuk ka më vlerë. Parlamenti del nga listat e kryetarëve, deputeti nuk ka lidhje me zgjedhësin por me kryetarin e partisë së tij. Partitë janë kthyer në ndërmarrje personale ose familjare, nuk diskutohet, nuk merren vendime institucionalisht dhe nuk përfaqësojnë. Kriza e demokracisë shqiptare është krizë e përfaqësimit. Zëri dhe vota nuk dëgjohen, nuk vlejnë dhe nuk kanë dinjitetin që u takon. Ato shtypen, blihen, korruptohen. Në këtë mjedis korrupsioni mbretëron. Krimi i ka dyert e hapura deri në qeveri. Sistemi partiak ka mbyllur çdo hapësirë të mendimit të lirë ku shoqëria civile në shumicë janë bërë zvarritje e PS-së, autonomia e universiteteve është e kompromentuar.

Rreziku më i madh që na kanoset është përshtatja e qytetarëve me këtë gjendje, pranimi i pafuqisë së tyre e të votës së tyre. Ky rrezik në PD mund të krijojë sindromën e humbësit dhe glorifikimit të humbësit dhe çmobilizon votuesin e PD.

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka dhënë kontribute themelore për demokracinë në vend. Jemi të bindur se vetëm ajo mund të luftojë për lirinë e individit dhe autonominë e personit, autonominë e komuniteteve, votën e lirë dhe të ndershme, barazinë e operatorëve në treg, lirinë akademike, etj.

PD duhet t’i kthehet rrënjëve të saj, traditës më të mirë të saj dhe të shikojë nga e ardhmja për një vend të lirë e modern: të lirë nga krimi dhe korrupsioni, të lirë nga kapja e partive dhe institucioneve nga një grusht njerëzish. PD duhet të koregjojë edhe gabimet e veta dhe të orientohet pa mëdyshje nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, demokracia partiake.
Reformimi i PD-së është parakusht, nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira në vend kur nuk i bëjmë në parti, nuk mund të ketë liri në vend kur nuk ka në parti, nuk mund të kërkojmë një qeverisje më të mirë në vend kur nuk qeveriset mirë partia, nuk mund të luftojmë korrupsionin në vend kur korrupsioni gëlon në krye të partisë.
Ne propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit, kthimin në një progam të qartë të së djathtës konservatore moderne, ndryshimet statutore që t’i hapin rrugën përfaqësimit brenda partisë dhe të zgjedhurve të saj, debatit të lirë dhe ringritjes së dinjitetit të anëtarit dhe institucioneve të saj, primareve për demokratët brenda dhe jashtë vendit.
Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Kjo PD mund të përfaqësojë interesin qytetar dhe interesin e vendit. Vetëm kjo PD mund të fitojë.

Ky grup, Për PD-në është i hapur, ne bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhemi rreth principeve jo personave, idealeve themeluese të PD-së që janë po aq aktuale sot sa 30 vjet më parë dhe modeleve e traditave më të mira të PD-së në këto vite.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është i ftuar sonte në ABC news ku po diskutohet për situatën paszgjedhore ku Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të PD, dhe se sot përfaqëson minorancën.

“Ka marrë më pak se 30% të votave të antarsisë. Lulzim Basha kur ka kandiduar për herë të parë në 2013, gjëra e parë që ka kërkuar kanë qene listat e antarsisë dhe i janë dhënë.

LEXO EDHE:  “Rama e detyroi të gënjente”/ PD nuk i tërheq akuzat për Valdrin Pjetrin

LEXO EDHE:  Shkullaku: Astrit Patozi, zëri më serioz i opozitës. Gjekmarkaj: Prezervativët politikë janë shmangur nga PD

Janë 30 mijë anëtarë të Forumit Rinor që nuk janë përfshirë në lista, se nuk i konsideron anëtarë të PD.

E dyta, PD ka organizim zyrtarë e në Diasporë, as ata nuk u përfshinë.

Numri real i anëtarëve është 10-15 më shumë se ata që u përfshinë.

Zoti Basha përfaqëson minorancën e antarësisë, shumica nuk e ka votuar, ka pas një proces bojkoti”, shtoi Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Publikuar

-

Nga

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim me tre vjet burg, në mungesë, në Greqi.

Konkluzionet e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cilëson të vonuara.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se prokurorisë iu desh plot një vit për të verifikuar një informacion që PD e kishte që në janar të 2020-s.

Doli nga një analizë e thjeshtë e formularit të dekriminalizimit. Ne jemi shoqëri e vogël. Ishin këto indiciet e para që erdhën që në janar të vitit 2020. Si ka mundësi që, që nga janari 2020, institucionet shqiptare nuk arritën të verifikojnë atë që ne bëmë në janar 2020”, tha ai.

LEXO EDHE:  PD publikoi dokumentin e dënimit në Greqi/ Reagon kryebashkiaku i Mallakastrës

LEXO EDHE:  Shkullaku: Astrit Patozi, zëri më serioz i opozitës. Gjekmarkaj: Prezervativët politikë janë shmangur nga PD

Alibeaj tha se edhe në këto zgjedhje të 25 prillit, me kalimin e kohës priten jo pak surpriza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Publikuar

-

Nga

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën, pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të PD.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca ka ndarë detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE