Connect with Us

Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Politikë

Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Gazetari thirrje Metës/ "Titujt nuk janë birra për të qerasur shokët"

Zbulohen anëtarët e Komisionit të ri Hetimor që do të shqyrtojnë shkeljet e presidentit Ilir Meta, për të cilin mazhoranca ka nisur sërish një nismë shkarkimi.

Mësohet se kryetar i Komisionit Hetimor do të jetë Alket Hyseni, ndërsa afati i punës pritet të jetë një muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se opozita parlamentare në këtë komisioni do të përfaqësohet nga kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi nënkryetar dhe deputetët Halil Jakimi, Arlind Çaçani, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho dhe Nikolin Staka do të jenë anëtarë.

Klotilda Bushka do të jetë sekretare, ndërsa anëtarë zëvendësues do të jenë kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, deputeti Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhiu.

LEXO EDHE:  Si ka evoluar njeriu, dhe fakte të tjera interesante reth evolucionit

Kujtojmë se sot Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ti përcjellë seancës plenare propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Sipas Komisionit të Ligjeve, aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe në mesazhet e tij publike në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të papajtueshme në cilësinë e Kreut të Shtetit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit./ CNA.al

Kryetar
Alket Hyseni
Nënkryetar
Myslym Murrizi
Sekretar
Klotilda Bushka
Anëtar
Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind Çarçani

Zëvendësues
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Në aksidentin  e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri më tani raportohet për plagosjen rëndë të një të miture.

Kjo e fundit tashmë është nxjerrë nga makina për t’u dërguar në spital, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Makina thuhet se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me shpejtësi të madhe dhe sipas Report tv, dyshohet se një mjet tip ‘Audi’ ka goditur nga pas atë, duke e nxjerrë jashtë rruge dhe duke e shkatërruar plotësisht./CNA.al

 

LEXO EDHE:  The 53 names of the winning list of Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Kush janë 10 vendet me forcat policore më të mira në botë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha non-grata në SHBA/ Rebelohet ish-ministri i Ramës

Publikuar

-

Nga

Sondazhi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama, dhënë  ish-të  dërguarit të posaçëm presidencial të Amerikës në Kosovë, Richard Grenell.

Manjani është ndalur tek përgjigja e Ramës, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të shpallur non grata ish=Presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!

Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:

Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  The 53 names of the winning list of Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Vishaj: Në fillim të vitit 2022 nuk do ketë më korrupsion

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE