LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Divorci i bujshëm i Bill Gates/ Ish bashkëshortja bën blerjen e "çmendur" pak para ndarjes

6 Maj 2021, 13:29, Lifestyle CNA
Divorci i bujshëm i Bill Gates/ Ish bashkëshortja bën blerjen e

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda Gates, më në fund kanë bërë të ditur divorcin e tyre.

Divorci i çiftit ishte një nga temat më të nxehta, e parashikuar disa javë para se të bëhej publike.

Ish bashkëshortja Melinda Gates, tre javë më parë ka bërë një blerje të çmendur. Ajo ka shpenzuar plot 1,2 milionë dollarë për të blerë një pronë në Seattle.

Vila luksoze që tashmë është pronë e Melinda Gates ka katër dhoma gjumi, dy banjo dh ekopshte gjigante.

?Pas shumë mendimesh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t?i dhënë fund martesës sonë. Në 27 vitet e fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një institucion që operon në të gjithë botën dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë jetë të shëndetshme dhe produktivë.

Ne do të vazhdojmë të ndajmë besimin në këtë mision dhe të punojmë së bashku për fondacionin, por nuk besojmë më se mund të shkojmë përpara së bashku si çift në fazën tjetër të jetës sonë. Ne kemi nevojë për hapësirë ??dhe privatësi për familjen tonë në këtë kapitull të ri të jetës sonë,? thuhet në deklaratën e Bill Gates./ CNA.al

Lajmet e fundit nga