Connect with Us

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Rritje temperaturash/ Si do të jetë moti ditën e sotme?

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme ku në zonat të izoluar do të ketë reshje të pakta shiu..

Sipas meteoAlb, duke ju afruar mesditës dhe orët vijuese do të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët në zonat perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëgjes por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 27°C maksimumi.

LEXO EDHE:  “Çmendet” moti/ Era e fortë shkul pemët e dëmton linjat elektrike

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 40 km/h në brigjet Jugore dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Nga

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

LEXO EDHE:  Qumësht me temperatura mbi normën e lejuar/ AKU ndalon dy furgonë

LEXO EDHE:  Foto-Moti i keq/ ARRSH informon për situatën e rrugëve

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

I nxhehti afrikan “po troket”.  Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni të bëni në ditët në vijim.

Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, do të vijnë në Shqipëri dhe do të sjellin temperatura mjaft të larta, sidomos në zonat e ulëta.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në një njoftim në faqen zytare bën me dije se të dielën, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Kulmi i temperaturave do të jetë të enjten, 38 gradë celsius!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë/ Mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë, mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

Në pikën kufitare të Muriqanit, ku lejohet kalimi i qytetarëve shqiptarë, nuk mungojnë radhët e gjata të makinave.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në këtë pikë kufitare ka një prani të shtuar të automjeteve, të cilët duan të dalin nga territori shqiptar. Kjo radhë automjetesh i kalon 1 km.

LEXO EDHE:  “Çmendet” moti/ Era e fortë shkul pemët e dëmton linjat elektrike

LEXO EDHE:  Qumësht me temperatura mbi normën e lejuar/ AKU ndalon dy furgonë

Nga ana e policëve doganorë po punohet me dy sportele dhe një të tretë që shërben vetëm për autobusët.

Ndërsa, në pikën tjetër kufitare me Malin e Zi, atë të Hanit të Hotit, situata është më e normalizuar, pasi kjo pikë kufitare përdoret kryesisht për mjetet që kryejnë transportin e mallrave./euronews

LEXO TE PLOTE