Connect with Us

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 42 vjeçari

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Trasportonte dy emigrantë/ Shoqërohet në komisariat drejtuesja e mjetit

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga ditën e sotme një 42-vjeçar. Mësohet se shtetasi me iniciale GJ.P akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashëshortes së tij.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me iniciale A.B 48 vjeç dhe B.S 31 vjeç pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Policia: Protesta u zhvillua paqësisht, falenderojmë qytetarët

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Iu bllokohet mjeti në baltë/ Policia shpëton dy turistët kanadezë në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Iu bllokohet mjeti në baltë/ Policia shpëton dy turistët kanadezë në Skrapar

Dy turistë kanadezë janë bllokuar në zonën e Skraparit, për shkak të terrenit jo të përshtatshëm.

Ata kanë njoftuar policinë mesditën e sotme, ku kërkonin ndihmën e uniformave blu, pasi mjeti i tyre kishte mbetur në baltë.

Pas disa orësh kërkim, policia arriti në gjurmët e dy turistëve, të cilëve u ofroi ndihmën e tyre duke i nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë

Skrapar

Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan/ Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan/ Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori”, pranë konvikteve në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin e tretë qeverisës.

Gjatë fushatës elektorale, një faktor pozitiv ishte fushata e vaksinimit masiv kundër Covid, por edhe procesi i rindërtimit të ngritur në disa kantierë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Por me sloganin e tyre “Ska kohë për pushime”, socialistët mundohen që përmes rrjetit social të na tregojnë se edhe pse dolën fitues, ata sërish i janë përveshur punës.

Kryeministri Edi Rama, shpesh ndan në rrjetet sociale foto nga takimet e ndryshme që bën, apo vende të ndryshme të Shqipërisë, për të treguar se bukuritë natyrore.

Por për qytetarët realiteti që jetojnë është ndryshe nga propaganda që u paraqitet.

Në rrjet, kanë vërshuar komente të ndryshme, të cilët “nxjerrin zbuluar” qeverinë dhe pakujdesinë që ajo ka ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  Policia me dorë të rëndë/ Ndëshkon 127 shoferë dhe 593 këmbësorë, arrestohen 7 drejtues të dehur

LEXO EDHE:  Ndërron jetë personi që u dogj pranë Ministrisë së Jashtme/ Dalin detajet e para

Rritja e taksave, mungesa e ujit apo edhe infrastrukturës janë problemet më të shpeshta që po hasen qytetarët, dhe duket se ekonomia e ulët po ndikon negativisht në jetën e tyre.

Po ashtu, edhe largimi masiv i të rinjëve nga vendi për shkak të papunësisë e ka kthyer Shqipërinë në një vend skllav, shprehet një qytetar në koment.

“Po vjedh qytetarët me taksat e larta sikur kemi rroga si në Europë, në qytetet brenda të mbyt pluhuri dhe pisllëku dhe ndërtimet vend e pa vend”, shprehet një tjetër qytetar.

Mesa duket, propaganda e qeverisë po del zbuluar nga qytetarët, të cilët po hasen me një sërë problemesh dhe vështirësish sa i takon jetës social dhe ekonomike./CNA.al

LEXO TE PLOTE