Connect with Us

Covid 19/ Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina

Kosova & Rajoni

Covid 19/ Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina

Publikuar

-

Covid 19/ Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtin me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Me kënaqësi të veçantë e kam informuar zonjën ministre rreth vendimit të Qeverisë së Kroacisë për dhënien e një donacioni prej 10.000 dozave te vaksinave kundër koronavirusit për Republikën e Kosovës. Besojmë se ky donacion do të jetë i mirë për mbrojtjen e njerëzve”, ka thënë ai në një konferencë për media pas takimit.

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Efekti i Covid/ Shkodra dhe Lezha më të goditurat, qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar të martën se këto doza do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, për arsye shëndetësore.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe çdo vaksinë e siguruar deri tash, është donacion nga Bashkimi Evropian ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 105,864, i viktimave në 2,195 dhe i të shëruarve në 96,322. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani shkarkoi kryetaren e KQZ-së/ Zbulohet gjyqtari që do ta zëvendësojë

Publikuar

-

Nga

Vjosa Osmani shkarkoi kryetaren e KQZ-së/ Zbulohet gjyqtari që do ta zëvendësojë

Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se kush do të jetë zëvendësuesi i saj.

Osmani ka emëruar si kryetar të KQZ-së së Kosovës gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, për të cilin tha se do të sigurojë integritetin e KQZ.

“Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007.

Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të sigurojë që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani i ka uruar punë të mbarë z. Radoniqi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje”, thuhet në njoftimin e presidentes.

LEXO EDHE:  Rama akuza Bashës/ “Po rrezikon shëndetin e ndjekësve të tij besnikë”

LEXO EDHE:  Rama akuza Bashës/ “Po rrezikon shëndetin e ndjekësve të tij besnikë”

Ndërkohë, Osmani ka listuar edhe arsyet e shkarkimit të Valdete Dakës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit. Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike. Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë.

Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së. Presidentja Osmani vlerëson se veprimet e kryesueses së KQZ-së nuk duhet të jenë shkak për humbjen e besimit qytetar ndaj institucionit, në veçanti pasi sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale”, deklaron ndër të tjera ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ-së/ Kjo është arsyeja

Publikuar

-

Nga

Vjosa Osmani shkarkon shkarkon kryetaren e KQZ-së/ Kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka firmosur sot vendimin për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka duke argumentuar se në krye të këtij institucioni duhet të jetë një “figurë e lartë gjyqësore me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës”.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim e firmosur nga znj. Osmani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Pesë raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të hënën (14 qershor) se janë regjistruar edhe pesë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifra bazohet në 1.977 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 94 pacientë ndërsa raste aktive janë 345.

LEXO EDHE:  Nivel rekord infeksionesh ditore me Covid-19 në 5 shtete në SHBA

LEXO EDHE:  Efekti i Covid/ Shkodra dhe Lezha më të goditurat, qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve

Deri të hënën, sipas IKSHPK-së, janë dhënë 99.394 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 9.640 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se këtë javë do të fillojë vaksinimi në masë.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. REL

LEXO TE PLOTE