LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çika shuplakë Bashës: “Nuk na mbështeti, nuk pati filozofi politike”

6 Maj 2021, 13:46, Politikë CNA
Çika shuplakë Bashës: “Nuk na mbështeti, nuk pati

Kryetari i Shoqatës së ish të përndjekurëve politik, Nebil Çika është shprehur i zhgënjyer për humbjen e PD në zgjedhjet e 25 Prillit.

Çika u shpreh se një nga arsyet pse PD humbi ishte edhe vetë kryetari Lulzim Basha. Në një prononcim për Report Tv, ai ka thënë se Basha nuk i mbështeti në fushatë dhe zgjodhi të bënte një fushatë pozitive ku nuk kishte asnjë mesazh për ish të përndjekurit politik.

Basha nuk na ka mbështetur fare në fushatë elektorale, zgjodhi që të bënte një fushatë pozitiviste dhe vetëm mesazhe mesazhe, por nuk pati mesazhe për të përndjekurit politik”, tha Çika.

Ndër të tjera shton se problemi ishte edhe tek listat . ?Nuk pati filozofi politike, nuk mund të jenë në një listë djemtë e martirëve dhe xhelatëve të diktaturës komuniste. Pra problemi ishte në lista. Së dyti kandidaturat e vjetra që mendoja se Basha do i ndryshonte.

Unë kam qenë në fushatë elektorale që kam bërë shumë për PD dhe kisha një ngërç të njerëzve tanë që të dilnin në zgjedhje. Kam bërë debat me një ishte për përndjekur politik që nuk donte të votonte dhe më dha një arsye të fortë.  “Unë në 91 kam qenë 30 vjeç dhe kam votuar listën e deputetëve të PD ku ishte Tritan Shehu, sot në këto zgjedhje kam djalin 30 vjeç dhe në listë është sërish i pari Tritan Shehu“, tha ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga