Vendeve të varfra u duhen miliarda dollarë ndihmë për të shmangur katastrofën e Covid-19
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Angelo Codevilla ?The American Greatness?
Çfarë po bëjnë qindra korporatat më të mëdha të Amerikës, teksa e nxitin publikun të heqë dorë nga kërkesa e identifikimit gjatë votimit? Çfarë janë duke bërë Twitter, Facebook, etj, kur i ndalojnë njerëzit të shpërndajnë fakte, që janë të papërshtatshme për politikën qeveritare ose (dhe) Partinë Demokratike?
Çfarë bënë në fakt bankat kur i dorëzuan FBI- së regjistrat me emra e personave, që kishin udhëtuar rastësisht drejt Uashingtonit më 6 janar 2021? Por të gjitha ato dyqane të mëdha me pakicë, të cilat qeveria i etiketoi si ?thelbësore?, dhe që lulëzuan nën masat bllokuese, çfarë janë duke bërë kur vazhdojnë t?ju kërkojnë të mbani maska në ambientet e tyre, edhe pse jeni vaksinuar?
Çfarë po bëjnë kolegjet dhe universitetet, por edhe gjimnazet, që i privojnë nga mundësitë të rinjtë që nuk përshtaten me profilet e tyre? Dhe çfarë bëjnë të gjithë ata kur hedhin poshtë ankesat, se po shkelin të drejtat tuaja Kushtetuese, duke ju thënë se po ushtrojnë të drejtat e tyre private?
A janë ata thjesht ata duke e mbështetur qeverinë apo posaçërisht Partinë Demokratike? Çfarë po bën administrata Bajden kur betohet se nuk ka asnjë interes specifik për ?pasaportat e vaksinave? për të disiplinuar qasjen e njerëzve të zakonshëm në udhëtime, karriera, etj, por nga ana tjetër po punon me linjat ajrore, teatrot, kompanitë e mëdha dhe universitetet për t?i ndihmuar ata të imponojnë përdorimin e pasaportave të tilla?
A është qeveria – në praktikë, partia politike që e kontrollon qeverinë – në shërbim të korporatave, apo korporatat janë në shërbim të partisë? A po ndikojnë kompanitë farmaceutike tek këshillat që ?rekomandojnë? Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në lidhje me kufizimet në kuadër të pandemisë? A ndikojnë ato tek Partia Demokratike, apo është e kundërta? Kush drejton kë?
Të kuptuarit e asaj që po ndodh në Amerikë, fillon me shpërfilljen e pyetjeve të tilla si ?idiotësira?. Në vend të kësaj, fokusohuni tek fakti se ata që na sundojnë mbi të gjitha këto çështje, janë në thelb të njëjtët njerëz. Nëse institucionet që ata kontrollojnë janë publike apo private nën sistemin tonë Kushtetues, kjo nuk ka më rëndësi. Këta persona janë përgjegjës për zbehjen e madhe të të gjitha të lirive, dukuri që i kemi përjetuar që prej të paktën vitit 2016, dhe sidomos që nga viti 2020.
Po çfarë është një oligarki?Aristoteli vuri re se qeveritë drejtohen nga një person, nga disa, ose nga shumë, dhe pavarësisht nga sa njerëz sundojnë, ato e bëjnë këtë ose për interesin e përgjithshëm ose për interesin e tyre.
Republika Amerikane u themelua në vitet 1776-1789 nga populli në përgjithësi, për t?i shërbyer interesit të përgjithshëm. Por gjatë shekullit të kaluar, një grup gjithnjë e më homogjen njerëzish që drejtonte institucionet e republikës, e rrëmbeu pushtetin nga duart e përfaqësuesve të zgjedhur në të gjitha nivelet, duke qeverisur më shumë për interesin e tij, sesa atë të popullatës së përgjithshme.
Në Amerikën e shekullit XXI, kjo oligarki e ka zhdukur dallimin midis fuqive publike dhe private, duke e zëvendësuar atë me dallimin midis atyre që janë dhe atyre që nuk janë pjesë e klasës sunduese.
Privatizimi i pushtetit publik, është thelbi i oligarkisë.
Për shkak se qeveria është nga klasa sunduese në pakicë, dhe është për interesin e saj, oligarkët mund të përdorin fuqitë shtrënguese të qeverisë pa kufizime ligjore, a thua sikur të merreshin me punët e tyre private. Ata që jetojnë nën oligarki nuk janë qytetarë – pasi oligarkia e vlerëson vetveten, vendos vetë, brenda vetes së saj, dhe sepse ajo është e angazhuar mbi të gjitha për të mohuar aftësinë e njerëzve për të qeverisur vetë.
Amerikanët po përpiqen që të kuptojnë se çfarë po ndodh, pasi e konsiderojmë ende veten si qytetarë, dhe e imagjinojmë se ata që drejtojnë institucionet tona republikane i respektojnë ende në një farë mase.
Ne shohim persona, të cilët klasa sunduese i favorizon në kryerjen e krimeve pa u ndëshkuar, dhe ndërkohë ne po ankohemi për ?një sistem drejtësie me dy nivele?. Dhe ky nuk është thjesht korrupsion. Ky është vetë regjimi i ri. Gjëra të tilla nuk janë devijime nga ligjshmëria e republikës. Ato janë pohimi i realitetit oligarkik. Kjo është drejtësia oligarkike, normaliteti oligarkik.
Republika ishte dje. Oligarkia është sot. E çfarë duhet të bëjë në këto kushte një ish-qytetar?
Së pari, të ndalojë së shtiruri. Dhe të fillojë të refuzojë – me zemër dhe mendje – autoritetin e oligarkëve, që tani po kontrollojnë ato që ishin dikur institucionet tona republikane. Qytetaria është e mundur të ekzistojë vetëm kur individët bashkohen nën udhëheqësit e zgjedhur prej tyre për të arritur qëllimet e përbashkëta, pozitive apo negative qofshin./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://amgreatness.com/2021/05/03/oligarchy-and-remedies
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Lajmi i vdekjes së Napoleon ...
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të resh...
Nga Matias Bauso “Riot Times Online”Në vitin 1969, Albert Pa...
Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregulla...
Nga Paul Schmidt &Vedran Dzihic “London School of Economics”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden, e përshkroi p...
Nga Mihir Sharma “Bloomberg”Kriza e vitit 2008 e testoi glob...
Në orët e para të mëngjesit të 26 Prillit 1986, shpërtheu ce...
Lorenzo Vita “Il Giornale”Rusia zhvendos sërish trupat e saj...
Nga John Burn-Murdoch “Financial Times”Është e lehtë të arri...
Nga Dimitri A.Simes “The American Convervative”Në fund të ja...
Pavarësisht nga lloji i klimës, peizazhit apo kushteve të tj...
Kur u kap në vitin 2001, Robert Hansen kishte fituar mbi 1 m...
Nga Kevin D.Williamson “National Riview”Profesori Riçard Ulf...
Shpërthimet epidemike të SARS (në vitet 2002-2004) dhe MERS ...
Nga Carlo Martuscelli &Laurenz Gehrke “Politico.eu”Vaksina r...
Natyra thyen rekorde gjatë gjithë kohës. Por ka ngjarje kaq ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Sa herë që Evropa godite...
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Transaksionet njerëzore ...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...