Connect with Us

“Basha të japë dorëheqjen”/ Arian Çani: Ja personi që duhet ta zëvendësojë

Politikë

“Basha të japë dorëheqjen”/ Arian Çani: Ja personi që duhet ta zëvendësojë

Publikuar

-

Shkarkimi i Metës/ Arian Çani: Vendimin e ka Gjykata Kushtetuese, ajo varet nga amerikanët

Gazetari Arian Çani ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare.

Çani nuk bëri përgjegjës Bashën për humbjen e zgjedhjeve, por sipas tij duhet të ikë që në vitin 2025 mos t’i thonë që ti e ke fajin.

“Shiko mendimi im dhe po të isha si Basha unë do kisha ikur pas kësaj humbje. Dhe jo për fajin e tij sepse edhe Berisha po të ishte në krye të PD me këtë lloj mundësie qeverisje do ishte e pamundur të fitonte zgjedhjet. Nuk është faji i kryetarit për humbjen e zgjedhjeve. Një gjë është e rëndësishme që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe ndershme, por zgjedhje shtetërore, ku shteti është kundër opozitës dhe kush lufton me shtetin është e pamundur të fitosh. Kështu që Basha si kreu i PD nuk është se ka faj për këtë humbje por ai duhet të iki që në 2025 mos t’i thonë që ti e ke fajin sepse nëse vazhdojmë kështu edhe në 2025 prapë humbin. Rama është instaluar mirë deri në 2029 nëse nuk ndodh asgjë aksidentale gjatë rrugës. E shoh dhe për një mandat tjetër. Edhe nëse nuk ikën por edhe nëse ikën humbja prapë është e humbur”, u shpreh ai në MCN Tv.

LEXO EDHE:  A do të ketë një 17 Maj të dytë?/ Basha jep përgjigjen prerë

Gazetari tha se personi që duhet të zëvendësojë Bashën është Arben Imami, për të cilin deklaroi se e frymëzon.

“Nëse do ikte Basha unë nga këta që janë në xhiro do vendosja Ben Imamin. Ai mua më frymëzon. Mund ta bëjë në parim. Sistemi i Ramës është kaq i fortë pervers saqë edhe Zoti të vi në tokë është e pamundur të mundi sistemin e Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë për të mundur Ramën, ai i ka të gjitha apazonin, por këtu lufta është me një super fuqi te një katundi siç është Shqipëria që mbështetet shumë hapur nga ndërkombëtarët“, theksoi Çani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Publikuar

-

Nga

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka bërë një parlajmërim, teksa ka folur për zgjedhjet në PD, për kryetarin e ri.

Bozdo tha në Vizion Plus se ky 4-vjeçar që vjen do të jetë vërtetë i vështirë, ndaj kërkoi që të vërtetat të thuhen në sy.

Ai deklaroi se PD duhet të transformohet dhe të shkojë drejt një hapjeje që të mund të krijojë frymë besimi.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë.

LEXO EDHE:  A do të ketë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës?/ Përgjigjet Sali Berisha

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Publikuar

-

Nga

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e ka cilësuar të pabarabartë garën për kryetarin e ri të PD-së, nga ku Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë.

Bozdo tha se nuk u suprizua nga ky rezultat, pasi pretendon se e kishte parashikuar.

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme”, u shpreh ai në Vizion Plus.

LEXO EDHE:  “Ngushëllohet” Alizoti/ Humbja e zgjedhjeve do të ishte më shumë tragjedi për Shqipërinë, se sa për PD-në

LEXO EDHE:  Izraeli në krizë politike/ Çfarë vendosi Gjykata për Kryeministrin

Teksa u pyet se përse vendosi të mos jetë pjesë e Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se gara nuk ishte e drejtë.

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha merr mandatin e tretë në krye të PD/ Bushati: Duhet t’i biem këmbanave të alarmit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet që u zhvilluan në Partinë Demokratike dhe për deklaratat e tij pas marrjes së mandatit të tretë.

Bushati deklaroi se PD ose është në letargji, ose në këto zgjedhje ka  ka pasur diçka që ka kërcitur që ka fituar sërish Basha.

Ai ngriti këmbanën e alarmit në emisionin “Open”, teksa tha se Basha e ka telendisur PD-në dhe pretendon se nuk është normale që mbështetja e tij të rritet.

Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.

LEXO EDHE:  A do të ketë një 17 Maj të dytë?/ Basha jep përgjigjen prerë

LEXO EDHE:  Rama mesazh Bashës në mesnatë/Çfarë i shkruan!

Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE