Connect with Us

Artan Hoxha thumbon Metën/ “Ka dy ziafete të planifikuara në fundjavë”

Aktualitet

Artan Hoxha thumbon Metën/ “Ka dy ziafete të planifikuara në fundjavë”

Publikuar

-

“Goditja e sotme ishte paralajmërim”/ Artan Hoxha zbërthen skemën, gjyqtarja ishte firma e fundit

Sot presidenti Ilir Meta është thirrur nga Komisioni i Ligjeve, por ai ka refuzuar të shkojë duke u justifikuar se e ka axhendën e ngjeshur.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar Presidentin se në fundjavë e presin dy ziafete.

Hajde estrade, hajde. Parlamenti, pa opozitën e re të dale nga zgjedhjet e 25 prillit, thërret presidentin për ta shkarkuar. Presidenti refuzon të shkoje në datën e parashikuar, pasi ka nja dy ziafete të planifikuara në fundjave. Çorganizim i organizuar të gjithë bëjnë sikur bëjnë detyrën dhe secili qëndron stoik në karrigen e vet”, ka shkruar Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 08:00-17:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim i OST për abonentët #Tiranë

Stakim, 22-24 qershor

Pêr shkak të investimit që po kryen OST për mirëmbajtjen e NST Ibë, në datat 22-24 qershor gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

LEXO EDHE:  Humbja e Irfan Hysenbelliut dhe kandidatëve të tij
LEXO EDHE:  Humbja e Irfan Hysenbelliut dhe kandidatëve të tij

22-24 qershor.

Bërzhitë, Mullet, Baldushk

23-24 qershor

Pjesërisht/ Mullet, Ibë

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Zgjedhjet paraprake për kryebashkiak të Nju Jorkut

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet paraprake për kryebashkiak të Nju Jorkut

Të martën, votuesit do të votojnë në zgjedhjet paraprake për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Nju Jorkut. Disa ekspertë e quajnë qytetin më të madh të vendit dhe kryeqytetin e tij financiar një sinjalizues të garave politike në vend, megjithë prirjen e fortë liberale të tij. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi sjellë hollësitë.

Në një debat të fundit midis tetë pretendentëve kryesorë demokratë për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut, kandidatët kryesorë Andrew Yang dhe presidenti i zonës së Bruklinit Eric Adams sulmuan ashpër njëri-tjetrin.

“Ne të gjithë e dimë që ju jeni hetuar për korrupsion kudo që keni shkuar, në çdo qytet, shtet, madje edhe Departamenti i Drejtësisë gjatë mandatit të Barack Obamës ka bërë hetim ndaj teje. Ju keni arritur treshen e rrallë të hetimeve të korrupsionit”, tha kandidati Andrew Yang.

Rivali i tij Adams mohoi akuzat dhe vuri në dyshim angazhimin e zotit Yang ndaj Nju Jorkut.

“Ju nuk votoni fare në zgjedhjet komunale. Thjesht nuk e di se si jeni bërë kandidat për kryebashkiak, duke marrë parasysh historinë tuaj? Si do ta qeverisni një qytet të larmishëm si ky? Thjesht nuk mund ta kuptoj”, tha kandidati Eric Adams.

Jashtë sallës së debatit dhe larg grindjeve politike, banorët e Nju Jorkut folën me Zërin e Amerikës për çështjet që janë të rëndësishme për ta.

“Situata e mbeturinave. Në qytet nuk ka mbledhje të rregullt të mbeturinave nga bashkia”, thotë votuesja Iman Abdulfattah.

“Reforma në polici. Unë njoh shumë moshatarë që mbështesin shpërbërjen e policisë. Jo shumë kandidatë janë në favor të kësaj”, thotë votuesja Rebecca Victor.

“Drejtësi ekonomike do të thotë t’u japësh shans njerëzve të varfër”, thotë votuesi Bill Whitaker.

“Padyshim që arsimi është përparësi për mua si mësues dhe prind”, thotë Chad Cinquegrana.

LEXO EDHE:  Profil: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Dvorani, votoi pro dënimit të Metës për videon e Priftit

LEXO EDHE:  Profil: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Dvorani, votoi pro dënimit të Metës për videon e Priftit

“Më intereson cilësia e jetës në Nju Jork, dhe kjo përfshin eliminimin e zhurmës së panevojshme”, thotë votuesja Carol Robbins.

Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, David Elcott thotë se kjo garë nuk ka të bëjë me një çështje të vetme. Por me një luftë për pushtet midis demokratëve tradicionalë dhe progresistëve që duan një ritëm më të shpejtë ndryshimi.

“Ne nuk kemi shqyrtuar shumë anën e demokratëve, ku kemi një shqetësim të barabartë midis atyre që përpiqen të mbështesin institucionet, të ndryshojnë institucionet dhe atyre me një qajse më radikale që thonë se ka probleme strukturore, korrupsion dhe sistemi është i njollosur dhe duhet të rrëzohet”, thotë ai.

Në këtë cikël zgjedhor, qytetit i Nju Jorkut po përdor atë që quhet votim me zgjedhje të renditur. Në vend që të zgjedhin një kandidat, votuesit mund të radhisin kandidatët e tyre të preferuar. Profesorja e Universitetit të Kolumbias, Ester Fuchs thotë se kjo ndryshon gjithçka në lidhje me këto zgjedhje.

“Askush nuk mund ta parashikojë rezultatin e kësaj gare. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë se kush do të fitojë dhe sondazhet nuk kanë qenë shumë efektive për të përcaktuar fituesin. Megjithatë, ato kanë treguar se kush mund të jenë pesë kandidatët kryesorë”, thotë ajo.

Qyteti i Nju Jorkut konsiderohet si një bastion i liberalëve, por profesorja Fuchs thotë se çështjet që kanë rëndësi këtu janë të rëndësishme për çdo qytet në Shtetet e Bashkuara. Nga ky këndvështrim, thotë ajo, mënyra se si votojnë banorët e Nju Jorkut për çështjet si siguria dhe reforma në polici mund të jetë një sinjal për mënyrën se si do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin. Pas zgjedhjeve paraprake të së martës, zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në nëntor./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U la në burg për korrupsion/ KLP mblidhet nesër për të vendosur për prokurorin Sali Hasa

Publikuar

-

Nga

U la në burg për korrupsion/ KLP mblidhet nesër për të vendosur për prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë KLP do të mblidhet ditën e nesërme për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Hasa u arrestua dy ditë më parë për korrupsion, ndërsa u la sot në burg.

Hasa dyshohet se ka marrë rryshfet për pushimin e akuzës për ”plagosje të lehtë me dashje” ndaj Emiljano Miranit, përmes motrës së këtij të fundit Elsona Papa.

LEXO EDHE:  Humbja e Irfan Hysenbelliut dhe kandidatëve të tij

LEXO EDHE:  Festa e Shenjtë e Bektashinjve/ Meta në pelegrinazhin në malin e Tomorrit

Së bashku me Hasën u arrestuan dhe dy zyrtarë të SHS Përmetit për trukimin e një ndeshjeje në Kategorinë e Dytë të futbollit në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE