LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Akuzat e PD, alibi për të justifikuar humbjen"/ Xhafaj zbërthen mesazhet e opozitës

6 Maj 2021, 20:25, Politikë CNA
"Akuzat e PD, alibi për të justifikuar humbjen"/ Xhafaj

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj është shprehur se PD nëpërmjet akuzave për vjedhje votash po kërkon të justifikojë humbjen. Në një intervistë për Ilva Now ai  shtoi se kur PS-ja ka kandiduar në zgjedhjet e vitit 2009, ndërkohë që në pushtet ka qenë PD, këta të fundit nuk besonin se do të kishte ndryshim të pushteti.

?Po kërkojnë alibi për të justifikuar një humbje dhe një nevojë për të ndenjur në pushtet brenda partisë. Mesazhet thelbësore të PD-së ishin: është djalë i mirë dhe na ka ardhur radha. Këto nuk japim shpresë te populli, janë kalkulime pragmatiste që qytetarët nuk i besojnë.

Unë jam futur në politikën aktive në PS në zgjedhjet e vitit 2009, pasi kam menduar se ky është një moment për të mbajtur qëndrim dhe për të thënë se kjo nuk shkon më. Jo duke e sulmuar palën përballë, por duke u përpjekur që të organizonim ata që nuk besonin se do të kishim ndryshim. E di se çfarë do të thotë të fitosh përballë intimidimit të pushtetit?, u shpreh Xhafaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga