Connect with Us

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Politikë

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Publikuar

-

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, opozita nisi të justifikojë humbjen me akuzat ndaj mazhorancës se i ka vjedhur votat. Kreu i LZHK-së, njëherësh aleat i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi është shprehur se PD kur ka qenë në pushtet ka përdorur të njëjtën praktikë për të marrë më shumë vota.

Nga studioja e Opinion, Shehi deklaroi se publikimi i të dhënave personale është një nga krimet më të mëdha që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Kjo nuk është çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension.

Nuk është puna që dy tifozë, një i PS-së dhe një i PD-së dhe ky i PS është më xhenerozë hedh pare për parinë edhe mund atë kurnacin e PD-së nuk është kështu se do të ishte shumë e bukur do të ishte edhe shumë e thjeshtë por nuk është kjo. Është puna që ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, paratë e qeverisë, influencën e administratës, këtë që thamë njëherë me këto, me këto patronazhistë, ça është kjo.

Kjo është sigurim shteti, ky është kontroll deri në detaje deri në qelizë e shoqërisë Shqiptare. Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama në këto vjedhje, për mua kjo është më e rënda të tjerët mund të thonë gjëra të tjera. Mua më shqetëson kur t’i merr kurajë të përgjosh 900 mijë banorë, nëpunësin tënd, prokurorin tënd të mos kursesh nëpunësin e lartë të shtetit, as atë se ka kursyer i ka thënë të vë një legen të vogël të zonës të përgjojë ty të jesh kush të jesh, për të krijuar idenë që partia ne që të vunë aty jemi më të fortë sesa ty”, u shpreh Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Publikuar

-

Nga

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka bërë një parlajmërim, teksa ka folur për zgjedhjet në PD, për kryetarin e ri.

Bozdo tha në Vizion Plus se ky 4-vjeçar që vjen do të jetë vërtetë i vështirë, ndaj kërkoi që të vërtetat të thuhen në sy.

Ai deklaroi se PD duhet të transformohet dhe të shkojë drejt një hapjeje që të mund të krijojë frymë besimi.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë.

LEXO EDHE:  Programi për shëndetësinë/ Basha: Do ta shërojmë Shqipërinë

LEXO EDHE:  U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Publikuar

-

Nga

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e ka cilësuar të pabarabartë garën për kryetarin e ri të PD-së, nga ku Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë.

Bozdo tha se nuk u suprizua nga ky rezultat, pasi pretendon se e kishte parashikuar.

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme”, u shpreh ai në Vizion Plus.

LEXO EDHE:  “Basha po sulmon Patozin dhe Topallin për të mbrojtur karrigen”/ Kulluri: E djatha ka nevojë për pol të dytë opozitar

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Teksa u pyet se përse vendosi të mos jetë pjesë e Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se gara nuk ishte e drejtë.

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha merr mandatin e tretë në krye të PD/ Bushati: Duhet t’i biem këmbanave të alarmit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet që u zhvilluan në Partinë Demokratike dhe për deklaratat e tij pas marrjes së mandatit të tretë.

Bushati deklaroi se PD ose është në letargji, ose në këto zgjedhje ka  ka pasur diçka që ka kërcitur që ka fituar sërish Basha.

Ai ngriti këmbanën e alarmit në emisionin “Open”, teksa tha se Basha e ka telendisur PD-në dhe pretendon se nuk është normale që mbështetja e tij të rritet.

Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.

LEXO EDHE:  U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

LEXO EDHE:  "Maska bie një ditë Lul!"/ Jozefina Topalli mesazh Bashës

Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE