Connect with Us

Aksident në Maliq/ Efektivi i policisë përplas me makinë këmbësorin

Kronika

Aksident në Maliq/ Efektivi i policisë përplas me makinë këmbësorin

Publikuar

-

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas policisë, më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40,  pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Humb jetën një person

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Një magazinë është shkrumbuar plotësisht nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan në fshatin Bradashesh.

Zjarri ka rënë rreth orës 20:45 ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

LEXO EDHE:  Udhëtonte me makinë bashkë me gruan/ Aksidenti i merr jetën basketbollistit të njohur

LEXO EDHE:  Makina përplas motoçikletën/ Plagoset i moshuari

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

LEXO EDHE:  Udhëtonte me makinë bashkë me gruan/ Aksidenti i merr jetën basketbollistit të njohur

LEXO EDHE:  Përplasen 2 makina në Cërrik/ Shkak shpejtësia e lartë

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Makina përplas motoçikletën/ Plagoset i moshuari

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Lushnje/ Humb jetën 23-vjeçarja

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE