LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzoi me detyrën/ Olsian Çela kërkon hetime për prokuroren Armarda Xhaferri

6 Maj 2021, 12:31, Kronika CNA
Abuzoi me detyrën/ Olsian Çela kërkon hetime për

Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar hetim disiplinor, për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri.

Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores.

?Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrate.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela bazuar në ligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë?, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan?,- njofton Prokuroria./CNA.al

Lajmet e fundit nga