Connect with Us

50 sirianë me gomone drejt Italisë/ Arreston 5 roje bregdetare në Vlorë

Kronika

50 sirianë me gomone drejt Italisë/ Arreston 5 roje bregdetare në Vlorë

Publikuar

-

Vijon operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë.

Në kudër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve:

B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë.
R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.
B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë.
S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit  

Publikuar

-

Nga

“Arrest me burg” është masa e sigurisë, e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Besian Xhixha dhe Enver Diva dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Kujtojmë këtu se Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej/ 24 vjeçari përfundon në gjendje kome, niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej, 24 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një i ri nga Gjirokastra është nisur me helikopter drejt Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjëndje kome, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Video/ Protestuesi i shtrirë qëllohet nga Policia

LEXO EDHE:  Nuk mbajtën maskën/ Gjobiten 17 qytetarë, pezullohet një aktivitet

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po punonte në bodrumin e një pallati/ Plagoset rëndë punëtori në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  U futën ilegalisht në Shqipëri/ Ndalohen 15 shtetas të huaj

LEXO EDHE:  Video/ Protestuesi i shtrirë qëllohet nga Policia

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE