Connect with Us

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-herëshme do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe orët e natës rikthejnë kthjellimet në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për plazh?/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ata që kanë bërë plane për ditën e sotme kushtet meteorologjike do të jenë favorizuese.

Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Publikuar

-

Nga

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Universiteti i Tiranës e përballoi me sukses mësimin online. Kështu shprehet Rektori Artan Hoxha, i cili bën një bilanc të vitit akademik të zhvilluar në këtë platformë për shkak të pandemisë.

Sipas Hoxhës, përshtatja e mësimit për profesorët dhe studentët ishte e vështirë vetëm në fillim.

“Ne në vlerësimin e përgjithshëm, mund të themi se universiteti e përballi me sukses sfidën pasi ajo që ne konstatuan ishte një pjesëmarrja masive mbi 96% e tyre, ku në auditorë nuk e kemi këtë pjesëmarrje”, tha rektori Hoxha.

Por për studentët, mësimi online nuk ka qenë një sukses.

“Është ndryshe të jesh përballë pedagogut se ke bashkëbisedim. Në auditor ke debate, ke bisedime mes studentëve”, u shpreh studenti Aurel Kujtimi.

Vendimi për t’u kthyer në auditor kaq i shumëpritur dhe i kërkuar nga ta, duket i shpejtë e që sipas tyre I lë shumë pak kohë, që të kthehen dhe të gjejnë shtëpi në Kryeqytet.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës sipas astrologut/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës sipas astrologut/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Por, çfarë do të bëhet për ata studentë që nuk kanë mundur të zhvillojnë orët praktike?

“Lejon që hapësira që të rikuperosh një pjesë të atyre proceseve që nuk janë realizuar, rikthimi në auditor nuk është për leksione dhe seminare, por është për të përfunduar procesin mësimor me konsultime dhe për të realizuar ata elementë, që nuk ishin të mundur të bëheshin deri sa për të hyrë në sezonin e provimeve”, tha z. Hoxha.

Fakultete e Universitetit të Tiranës po studiojnë platformat dhe rregulloren që do të ndjekin për zhvillimin e mësimit fizik në auditorë./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

Publikuar

-

Nga

Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në rrugë nga qytetarët pasditen e sotme në Tiranë tek “Terminali i Jugut”.

Policia njofton se bëhet fjalë për të miturin Vin Uka, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Uniformat blu, kanë bërë publik rastin për mediat me qëllim që të lidhen me familjarët e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës sipas astrologut/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

LEXO EDHE:  Bllokimi i rrugëve nga dëbora/ Haki Çako: Asnjë bashki nuk ka kapacitete për mirëmbajtje

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

LEXO TE PLOTE