Connect with Us

Video- Mrekullia e Gjergj Lucës në Maliq/ Një parajsë mbi rrënojat e të shkuarës

Aktualitet

Video- Mrekullia e Gjergj Lucës në Maliq/ Një parajsë mbi rrënojat e të shkuarës

Publikuar

-

Video- Mrekullia e Gjergj Lucës në Maliq/ Një parajsë mbi rrënojat e të shkuarës

Një tjetër mrekulli po vjen në jetë në qytezën e Maliqit në Korçë.

Biznesmeni dhe punëtori Gjergj Luca po arrin të transformojë çdo vend ku shkel dhe që synon investime.

Pas punësimit të 1000 personave në Labinot, 200 personave në Gramsh, 250 të punësuar në Përrenjas, tashmë Rozafa mbërriti në juglindje të vendit, ku synon të punësojë minimalisht 1000 persona të tjerë.

Bashkia e Maliqit ka nënshkruar një kontratë me biznesmenin Gjergj Luca, për të hapur fabrikën e përpunimit të peshkut dhe për t’i dhënë jetë kësaj qytezë e cila deri sot ishte mes gërmadhash të ish fabrikës së sheqerit.

“Fish City” jo vetëm do të krijojë mundësi punësimi, por duket se edhe turizmi do të jetë i garantuar. Pak kohë më parë, biznesmeni ndau edhe detaje të projektit, ndërsa sot përmes një video na prezanton me mrekullinë e tij që po merr jetë.

LEXO EDHE:  Korcë/ Vetëvritet me armë shefi i Sektorit të Narkotikëve

“Ajo që unë ndjej dhe më bën përshtypje në këtë zonë, është pritja që më është bërë.

Projektet tona janë që në gjithë këtë zonë këtu do bëjmë një lulishte shumë të madhe. Tek ura janë portat e lumit që zakonisht mbyllen e ngrihet niveli i lumit në verë. Kemi menduar një çmenduri që Korçës i mungon Venecia dhe kemi menduar që këtu të bëjmë një miniport të vogël dhe të vendosim disa gondola për t’i cuar deri tek pylli i Fanzait dhe ta popullojmë këtë pyll me fazanët që na vijnë nga Tirana”, u shpreh më tej Luca pak kohë më parë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta për terrorizmin e brendshëm/ Biden shpall planin e parë kombëtar

Publikuar

-

Nga

Biden promovon planin 2 trilion dollarë për infrastrukturën

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm.

Në një deklaratë të martën, Presidenti Biden tha se Strategjia Kombëtare për të Luftuar Terrorizmit e Brendshëm synon të përmirësojë analizën e qeverisë dhe ndarjen e informacionit mbi terrorizmin e brendshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.

Parandalimi i rekrutimit të terroristëve, aftësisë për t’u mobilizuar dhe goditja e aktiviteteve të tyre, janë gjithashtu elementë kryesorë të strategjisë.

Plani synon “t’u japë zgjidhje kontribuesve afatgjatë” të terrorizmit të brendshëm siç janë “urrejtja racore, etnike dhe ajo fetare”.

Terrorizmi i brendshëm nxitur nga urrejtja, fanatizmi dhe forma të tjera të ekstremizmit është një njollë në shpirtin e Amerikës. Ato bien ndesh me synimet që vendi përpiqet të arrijë. Ai (terrorizmi i brendshëm) përbën sfidë të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare, demokracinë dhe unitetin“, thuhej në një deklaratë të Presidentit Biden.

LEXO EDHE:  Aksident në Maliq/ Efektivi i policisë përplas me makinë këmbësorin

LEXO EDHE:  Foto-Korça në ditë normale/ Qytetarët vërshojnë nëpër rrugë pa masa mbrojtëse

Strategjia publikohet më shumë se gjashtë muaj pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar nga mijëra mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa Kongresi po certifikonte rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Ish-Presidenti Trump ka refuzuar ta njohë rezultatin.

Sipas një raporti të zyrës së drejtorit të Zbulimit Kombëtar, ekstremistët e dhunshëm në vend përbën një kërcënim të shtuar gjatë vitit 2021 dhe se rreziku më i madh vjen prej organizatave supremaciste të bardha dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Aksident në Maliq/ Efektivi i policisë përplas me makinë këmbësorin

LEXO EDHE:  Policia në Korçë ndalon dy persona/ Ja për cfarë akuzohen

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkodranët ‘çmenden’ pas Antonelës së ‘Përputhen’/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu publikon fotografinë shqetësuese/ Kështu marrim viruset si “ushqim” në gojë

Emisioni i dashurisë “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re se janë të shumtë qytetarët që presin të takojnë ish-konkurentët.

Në rrjet sot ka qarkulluar një video ku qytetarët e Shkodrës vrapojnë të takojnë ish-konkurenten Antonela Berisha, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ajo që ka irrituar studiuesin Taulant Muka.

Në një status në rrjetet sociale, Muka thotë se po lodhet kot me shkencë dhe beteja për arsim cilësor, pasi deklaron se ngjarje të tilla tregojnë se cili është niveli real arsimor dhe kulturor në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Dy tërmete të forta shënohen sërish në Korçë

LEXO EDHE:  Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës, artistë shqiptarë dhe të huaj në Korçë

“Lodhem kot me shkencë dhe me beteja për arsim cilësor, ka ndonjë vend për mua në Përputhen?. Përtej shakasë, tregues i nivelit arsimor dhe kulturor që kemi si vend… ngjarja ka ndodhur në teatrin Migjeni…”, shkruan studiuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE