LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendeve të varfra u duhen miliarda dollarë ndihmë për të shmangur katastrofën e Covid-19

5 Maj 2021, 07:43, Blog CNA
Vendeve të varfra u duhen miliarda dollarë ndihmë për

Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Petersen, Jason Burke & Michael Savage ?The Guardian?

Udhëheqësit botërorë janë paralajmëruar jo pak herë muajt e fundit, se nëse nuk veprojnë me një urgjencë ekstreme, pandemia e Covid-19 do t?i mbingarkojë shërbimet shëndetësore në shumë vende të Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës gjatë javëve të ardhshme.

Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit botëror, thonë se vetëm miliarda dollarë ndihma, dhe eksportet masive të vaksinave anti-Covid mund të parandalojnë një katastrofë humanitare që po përhapet tani me shpejtësi në të gjithë planetin. Ata druhen se skenat e tmerrshme që po shohim sot në Indi – ku njerëzit po vdesin nëpër korridoret e spitaleve, në rrugë dhe në shtëpitë e tyre, ndërsa parkingjet e makinave janë duke u kthyer në krematoriume ku digjen kufomat – mund të përsëriten në shumë vendet të tjera që janë ekonomikisht të brishta.

Fatet e këtyre vende kontrastojnë dukshëm me ato të vendeve që janë aktualisht të mirë-vaksinuara si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ku po hiqen bllokimet. Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Xhonson po kritikohet ashpër nga media dhe jo vetëm për shkak të vendimit të tij të fundit për të pezulluar ndihmën jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë.

Kjo lëvizje vetëm sa e ka thelluar fatkeqësinë që po përfshin vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shkalla e rritjes së vdekjeve në Indi, po thyen rekord pas rekordi sa i përket numrit global të viktimave nga Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ekspertët thonë se tani mund të jemi në fillim të një zhvendosjeje afatgjatë drejt një përqendrimi më të madh të vdekjeve nga virusi në Hemisferën Jugore, teksa vendet e pasura po vazhdojnë me shpejtësi fushatat e tyre të vaksinimit për të dalë sa më parë nga kriza.

Gati 1 në 3 (30.7 për qind) vdekje të regjistruara nga Covid-19 tani në gjithë botën, po ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulët. Ndërkohë, vetëm një muaj më parë ato përbënin vetëm 9.3 për qind të vdekjeve globale nga koronavirusi. Por India nuk është vendi i vetëm ku gjërat kanë marrë një kthesë dramatike. Nivele të larta vdekjesh nga Covid-19, po vërehen aktualisht në vende si Kenia (ku vdekshmëria është rritur me 674 për qind që nga fundi i janarit), Xhibuti (550 për qind) dhe Bangladeshi (489 për qind),duke kontribuar në përqindjen më të lartë të vdekshmërisë së regjistruar nga Covid-19 në Hemisferën Jugore që nga shfaqja e koronavirusi të ri në dhjetorin e vitit 2019.

Si organizator dhe mikpritës i samitit tëG7 që pritet të mbahet muajin tjetër në Londër, Xhonson gjendet tani nën njënjë presion të fortë për të siguruar paketa financiare shpëtimi, vaksina dhe ilaçe që mund të dërgohen nga vendet e pasura tek ato të varfra për të ndalur normën në rritje të vdekjeve nga Covid-19 në këto vende.

Të shtunën e shkuar, drejtori i organizatës ?Wellcome Trust?, Xheremi Farrar, u kërkoi udhëheqësve botërorë të siguronin me urgjencë doza vaksinash për vendet më të prekura aktualisht nga pandemia. ?Në rast se nuk arrijmë që të ulim transmetimin e virusit globalisht në këtë moment kritik, bota jonë do të bëhet edhe më e pabarabartë, më e copëtuar dhe shumë më e rrezikshme, pikërisht në kohën kur ne duhet të bashkohemi për të adresuar sfidat e përbashkëta të shekullit XXI- tha ai.

Kjo deklaratë u mbështet nga ish-kryeministri britanik Gordon Braun. ?Ne rrezikojmë të kemi një botë të ndarë plotësisht, ku gjysma vaksinohet dhe gjysma jo. Pra,jeta dhe vdekja. Nëse nuk e ndërmarrim këtë veprim dhe nuk e bëjmë atë urgjentisht, sëmundja do të përhapet. Do të pësojë mutacione. Dhe do të rikthehet në vendet e pasura, ashtu si dhe në vendet e varfra?– u shpreh ai për The Guardian.

Këto paralajmërime erdhën pasi u zbulua se Amerika e Jugut, shtëpia e 5.5 për qind të popullsisë së botës, ka pësuar 32 për qind e të gjitha vdekjeve të raportuara nga Covid-19. ?Ajo që po ndodh është një katastrofë?- tha Ministrja e Shëndetësisë së Argjentinës, Karla Vicoti.

Ndërkohë, ekspertët e shëndetit në Afrikë, paralajmëruan se kriza në Indi do të përsëritet së shpejti në të gjithë kontinentin e tyre. ?Ne nuk kemi mjaftueshëm punonjës të kujdesit shëndetësor, dhe as mjaftueshëm oksigjen?- paralajmëroi Xhon Nkengasong, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për Afrikën.

Vdekjet janë shtuar më së shumti muajt e fundit në brezin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta, 400 për qind sipas analizës së të dhënave javore. Shifrat në disa prej këtyre vendeve ka të ngjarë të jenë më të këqija sesa ato që raportohen zyrtarisht, për shkak të sistemeve më pak të zhvilluara të mbikëqyrjes shëndetësore, thotë Krutika Kuppalli, asistent/profesore e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut.

?Disa nga këto vende kanë burime dhe kapacitete të kufizuara për të testuar dhe raportuar. Prandaj ka pasur gjithmonë skepticizëm në lidhje me pretendimin se vendet në Hemisferën Jugore nuk janë dhe aq të goditura nga pandemia?- thotë ajo.
Në Indi, disa ekspertë kanë akuzuar autoritetet për mos-raportimin e shumë rasteve. Matematikani Murad Banaji, që e ka modeluar trajektoren e pandemisë së Covid-19 në Indi, tha se numri i të vdekurve në vend ishte ndoshta të paktën 3 herë më i lartë se sa shifrat zyrtare.

Për shembull, Banaji ka zbuluar se në Bombei, për çdo vdekje të regjistruar nga Covid-19 kishte një vdekje më shumë që nuk ishte shënuar se ishte shkaktuar nga koronavirusi. ?Jo të gjitha këto vdekje më shumë mund të kenë qenë nga Covid-19. Por nga ato që mund të mbledhim nga të dhënat dhe studimet ndërkombëtare, ka shumë të ngjarë të ishin prej koronavirusit?– shpjegon Banaji.

Shkalla e krizës globale në rritje u theksua edhe nga David Nabarro, profesor i shëndetit global në Kolegjin Mbretëror të Londrës, njëherazi i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.

?Është një turp që 1miliardë doza vaksine i janë dhënë në shumicë vetëm vendeve të pasura. Kjo shpërndarje e pabarabartë do të ndikojë direkt tek humbjet e jetëve në vendet ku vaksina nuk është e disponueshme?- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.theguardian.com/world/2021/may/01/two-pandemics-as-we-ease-up-virus-sweeps-the-worlds-poor

Lajmet e fundit nga