Connect with Us

Vaksinimi jep efekt/ Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë

Shëndeti

Vaksinimi jep efekt/ Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë

Publikuar

-

Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga “The New York Times”, Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.

Javët e fundit situate në vendin tonë ka ndryshuar dukshëm. Ajo ka pasur një përmirësim të situatës ku numri i rasteve është ulur ndjeshëm dhe masat anti covid tashmë janë më lehtësuese.

LEXO EDHE:  “Ku i more vaksinat?”/ Përgjigjet Rama: M’i dha Ndrangheta, por mos trego

Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë është vaksinimi, një proces që në Shqipëri ka ecur me ritme mjaft të shpejta.

Vaksinimi masiv në vend ka filluar para pak më shumë se një muaj, ndërsa procesi i vaksinimit ka nisur që në janar. Që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer në total  537.387 vaksinime, ndërsa vijojnë të mbërrijnë edhe doza të tjera vaksinash./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

EMA do të shqyrtojë ilaçin molnupiravir kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, shendeti, covid

Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka “filluar një rishikim të përshpejtuar të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.

Nëse i jepet drita jeshile, ky do të jetë trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet përmes gjilpërave ose infuzioneve intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara që të miratojnë molnupiravirin dhe një vendim pritet të merret së shpejti.



Kompania ka raportuar më herët se pilula përgjysmon shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19.

LEXO EDHE:  Leksionet e hidhura që 2020-a dha për qeveritë e botës

LEXO EDHE:  Pse nuk mund t’i besohet investigimit të OBSH mbi origjinën e Co vid -19

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të përshpejtuar shërimin e tyre mund të jetë inovatore, duke lehtësuar mbingarkesën në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimit të rasteve të reja në vendet e varfra dhe me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu autorizimi i një pilule do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve./Euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si ndikon mirëqënia jonë shpirtërore në shëndetin e zemrës?

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Taulant Gishto, mjek kardiolog

Lumturia përkufizohet si një gjendje shpirtërore e karakterizuar nga ndjesia e gëzimit ,kënaqësisë dhe vetëplotësimit…

Të qenurit i plotësuar në jetë nga ana sociale, profesionale dhe ekonomike është kontributi kryesor në ndjenjen e të qënurit i lumtur sipas OBSH.

Por si ndikon lumturia në sëmundjet e zemrës?

Sipas shumë studimeve serioze lumturia ul probabilitetin për sëmundje të arterieve koronare dhe atakut kardiak me 22%.

Njerëzit e lumtur flenë më mirë, konsumojnë më pak duhan, janë më pak nën efektin e stresit, alternojnë më shumë punën me pushimin dhe kanë një prirje ta menaxhojnë më mirë një situatë të vështirë psiko-emocionale…

LEXO EDHE:  Covid-19 në shkollat e Durrësit/ Rezultojnë pozitiv 11 nxënës dhe 23 mësues

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve pozitive/ Flet epidemiologu, tregon kush kategori e kalon më lehtë Covid



Rruga drejt lumturisë nuk është e thjeshtë dhe asnjë nga ne nuk mund ta kuptoj me siguri se në cilën fazë të jetës ndihemi vërtet të lumtur por ajo që duhet të bëjmë është të mbledhim bashkë copëza të ndryshme emocionesh pozitive dhe me to të rikrijojmë një tablo ku mërzitja dhe deluzioni mos të gjendet në sfondin e saj..

Bëhuni pozitiv pasi kjo thjesht ju shton jetën..Fjala e bukur popullore:”E qeshura zgjat jetën ” materializohet më së miri në shkencë.

Buzeqesh dhe bota do ta kthej mbrapsht..Dhe në mos bota, zemra me siguri duke ta shtuar jetën…

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sezoni i gripit/ Paralajmërojnë ekspertët: Virusi që qarkullon i rëndë për të moshuarit

Publikuar

-

Nga

Sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit, tha të martën Agjencia Evropiane e Shëndetit Publik.

Lloji kryesor i raportuar i virusit të gripit që qarkullon është ai që prek në mënyrë disproporcionale të moshuarit, tha në një deklaratë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Vaksinat shpesh janë më pak efektive kundër tij, paralajmëroi agjencia. Shumë qeveri evropiane kanë filluar fushatat për të inkurajuar popullatat vulnerabël që të marrin vaksinën kundër gripit.

“Zbulimet e hershme të nëntipit A (H3N2) janë një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë, megjithëse nuk mund ta dimë me siguri se si do të duket sezoni i ardhshëm i gripit,” tha Pasi Penttinen, kreu i programit të gripit në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

LEXO EDHE:  A duhet bërë vaksina, nëse ke kaluar Covid-19?/ Epidemiologu sqaron qytetarët

LEXO EDHE:  Shqipëria në “listën e zezë” të OBSh/ Ish deputeti i PD-së “kryqëzon” Ramën



“Një rritje e madhe e infeksioneve të gripit gjatë pandemisë së vazhdueshme COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe ata me sistem të dobët imunitar dhe mund të vendosë një barrë shtesë për sistemet shëndetësore”, shtoi ai.

Përafërsisht 20% e popullsisë sëmuren nga gripi çdo vit, ku një të katërtën e personave të infektuar zhvillohen simptoma.

Të moshuarit dhe njerëzit që janë shtatzënë ose që kanë probleme kronike shëndetësore janë në rrezik më të madh për të përjetuar komplikime të rënda nga gripi.

Agjencia thotë se mijëra njerëz vdesin nga komplikimet e gripit çdo vit në Bashkimin Evropian./euronews

LEXO TE PLOTE