Connect with Us

U shpall fajtor për vrasjen e Floyd/ Avokatët e ish-policit, kërkojnë një gjyq të ri

Bota

U shpall fajtor për vrasjen e Floyd/ Avokatët e ish-policit, kërkojnë një gjyq të ri

Publikuar

-

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshmë të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

Ish-polici i bardhë, Derek Chauvin, u shpall fajtor muajin e kaluar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar. Provat në gjyq treguan se Chauvin mbajti gjurin në qafën e Floydit për 9 minuta e gjysmë ndërsa afrikano-amerikani po thoshte se nuk mund të merrte frymë dhe më vonë nuk po lëvizte.

Avokati i mbrojtjes Eric Nelson përmendi shumë arsye në kërkesën e tij për një gjykim të ri. Ai tha se gjyqtari Peter Cahill abuzoi me informacionet e gjykatës dhe shkeli të drejtën e oficerit Chauvin për proces të rregullt dhe një gjykim të drejtë kur ai mohoi kërkesën e zotit Nelson për të zhvendosur gjyqin në një qark tjetër për shkak të publicitetit paraprak.

Ai gjithashtu tha se gjykatësi Cahill abuzoi kur ai mohoi një kërkesë të mëparshme për një gjykim të ri për shkak të publicitetit gjatë procedurave, që avokati Nelson tha se kërcënonte drejtësinë e gjyqit.

Avokati Nelson gjithashtu ngriti çështjen e refuzimit nga gjykatësi Cahill për të sekuestruar jurinë për gjyqin ose për t’i paralajmëruar ata që të shmangin të gjitha mediat, dhe për refuzimin e tij për të lejuar një burrë që ishte me George Floydin në kohën e arrestimit të tij për të dëshmuar në gjyq.

Nelson i kërkoi gjykatësit të tërheqë vendimin me arsyetimin se juria u soll në mënyrë të papërshtatshme, u ndje nën presion dhe / ose nuk arriti t’i respektonte udhëzimet e jurisë, megjithëse nuk përfshiu detaje rreth këtij pohimi. Kërkesa për tërheqje të një vendimi nënkupton ngritje të dyshimeve për vlefshmërinë e tij.

LEXO EDHE:  Vrasja makabre e 50 vjeçares në Mallakastër/ Kunati i viktimës: Nipi ishte përdorues droge

Dokumenti nuk përmendte raportet e fundit se një nga anëtarët e jurisë mori pjesë në një marshim të 28 gushtit në Uashington, për të nderuar ikonën e të drejtave civile, Martin Luther King Jr.

Ai anëtar i jurisë, Brandon Mitchell, ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se ngjarja ishte për të përkujtuar Marshimin e vitin 1963 në Uashington dhe nuk ishte një protestë kundër vdekjes në duart e policisë të afrikano-amerikanit George Floyd. Vëllai dhe motra e Floydit, Philonise dhe Bridgett Floyd dhe të afërmit e të tjerëve që ishin qëlluar nga policia, mbajtën fjalime në marshimin e verës së kaluar.

Nelson nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi për më shumë hollësi mbi pretendimet e tij për sjellje të gabuar të anëtarëve të jurisë./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Publikuar

-

Nga

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus.

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se “kapiteni G.Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person i padëshirueshëm”, tha Ministria ruse.

Iliescu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të shpallur person të padëshirueshëm një ndihmës të atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Bukuresht, më 26 prill.

Rumania, muajin e kaluar, ka thënë se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rusisë për aktivitete që nuk përputheshin me statusin e tij diplomatik.

Rumania nuk ka dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Vrasja makabre e 50 vjeçares në Mallakastër/ Kunati i viktimës: Nipi ishte përdorues droge

LEXO EDHE:  Parandalohet ngjarja kriminale/ Prangoset 20-vjeçari

Disa vende të tjera të ish-bllokut sovjetik në Evropën qendrore dhe lindore – të gjitha tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – kanë dëbuar diplomatë rusë, duke shkaktuar masa reciproke edhe nga Moska.

Dëbimet kanë nisur muajin e kaluar, kur Republika Çeke ka dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, pas dyshimeve se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Çeki, në vitin 2014.

Moska i ka mohuar akuzat dhe, në përgjigje, ka dëbuar disa diplomatë çekë./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.

Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i plotë i Luftar Reçit/ Marrëveshja që bëra me Lul Berishën, për të vrarë hasmit tanë!

LEXO EDHE:  Itali / Sherr mes dy shqiptarëve, humb jetën 55 vjecari

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Bie numri i amerikanëve që ngurrojnë të vaksinohen

Publikuar

-

Nga

Bie numri i amerikanëve që ngurrojnë të vaksinohen

Aktualisht, janë më të paktë amerikanët që hezitojnë imunizohen ndaj COVID-it krahasuar me vetëm disa muaj më parë, por pikëpyetjet për efektet anësore dhe mënyrën se si u testuan vaksinat ende i bëjnë disa njerëz të ngurrojnë, sipas një sondazhi të ri.

Vetëm 11% e njerëzve ende të paimunizuar thonë se ata me siguri do ta marrin vaksinën, ndërsa 34% thonë se nuk do ta bëjnë, sipas sondazhit të kryer nga Associated Press dhe Qendra NORC për Studime të Çështjeve Publike.

Kjo tregon se një pjesë e madhe e amerikanëve ende hezitojnë. Mes tyre, 27% thonë se ndoshta do ta marrin vaksinën dhe 27% se nuk do ta marrin, nëse nuk binden nga dikush që mund t’i besojnë.

Imunologia Kizzmekia Corbett e Institutit Kombëtar të Shëndetit është një prej shkencëtarëve që ndihmuan për krijimin e vaksinës Moderna. Ajo kalon orë të tëra duke u dhënë përgjigje të qarta pyetjeve që bëjnë njerëzit, sidomos afrikano-amerikanët, për të hedhur poshtë dezinformimin për tre vaksinat që përdoren në SHBA.

“Jo, vaksinat COVID-19 nuk shkaktojnë infertilitet: Kushdo që përhap thashetheme të tilla, turp të ketë”.

“Jo, krijimi i shpejtë i vaksinave nuk do të thotë që ato janë bërë me punë shkeleshko. Kemi 6 vjet që na ka rënë kurrizi duke punuar për të gjetur vaksina për viruse të ngjashme me COVID-19n dhe kjo punë solli ndryshimin,” tha zonja Corbett për agjencinë Associated Press.

Vaksinimi sa më i shpejtë i njerëzve është me rëndësi kritike për kthimin e vendit në normalitet. Më shumë se 150 milion njerëz – rreth 58% e të gjithë të rriturve – kanë marrë të paktën një dozë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ndërsa ky numër rritet, edhe ngurrimi po bie. Në përgjithësi, sondazhi AP-NORC tregon se rreth 1 në 5 të rritur amerikanë thonë se ata me siguri ose patjetër nuk do të vaksinohen, krahasuar me rreth një të tretën në janar, kur vaksinimet sapo kishin filluar.

Edhe afrikano-amerikanët po bëhen më të hapur ndaj imunizimit. Prej tyre, 26% thonë se patjetër ose ndoshta nuk do të vaksinohen krahasuar me 41% në janar. Kjo shifër është afër me 22% të hispano-amerikanëve dhe amerikanëve të bardhë që sipas sondazhit nuk ka gjasa të vaksinohen. Midis aziatiko-amerikanëve, vetëm 9% thonë se me siguri ose ndoshta nuk do ta marrin vaksinën.

Hezitime ka nga të gjitha shtresat e shoqërisë amerikane dhe kjo i bën ekspertët të besojnë se në këshillat e tyre për njerëzit nuk ka një përgjigje standarde dhe se njerëzit duhet të marrin këshilla nga burime të besueshme, qoftë nga shkencëtarë si zonja Corbett apo nga mjekët e tyre të familjes.

Sondazhi zbuloi se sidomos amerikanët e zonave rurale nën 45 vjeç që janë republikanë, ka më tepër të ngjarë të thonë se nuk do të imunizohen. Megjithatë, qëndrimet po ndryshojnë: vetëm 32% e republikanëve tani thonë se ata ndoshta ose me siguri nuk do të vaksinohen, nga 44% në janar.

LEXO EDHE:  Parandalohet ngjarja kriminale/ Prangoset 20-vjeçari

LEXO EDHE:  Itali / Sherr mes dy shqiptarëve, humb jetën 55 vjecari

Rreth tre të katërtat e atyre që thonë se nuk ka gjasa të vaksinohen kanë pak ose aspak besim se vaksinat janë testuar siç duhet, ndërsa 55% janë shumë të shqetësuar për efektet anësore, sipas sondazhit.

Zonja Corbett thotë në forume të organizuara nga kolegje të ndryshme, pastorë afrikano-amerikanë, mjekë dhe madje edhe yje të basketbollit si Kareem Abdul-Jabbar, se rruga më e mirë për të kapërcyer mosbesimin është ta shpjegosh shkencën në mënyrë të kuptueshme. Pas disa javësh, ajo do të transferohet me punë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit për të vazhduar si punën për studimin e vaksinave, ashtu edhe atë të komunikimit me komunitetet.

Krijimi i shpejtë i vaksinave “është historik dhe meriton të ndihemi krenarë për të”, tha zonja Corbett, ekipi i së cilës arriti të përshtaste një vaksinë për virusin e ri, pasi ishte testuar prej gjashtë vjetësh kundër koronavirusëve të tjerë të rrezikshëm si MERS.

Studimet në shkallë të gjerë dhe të dhënat nga realiteti tregojnë se efektet anësore kryesore të vaksinave në SHBA janë ethe ose dhembje të përkohshme paralelisht me forcimin e sistemit imunitar. Vaksinimet po kalojnë nëpër një vëzhgim të pashembullt për sigurinë. Muajin e kaluar kjo çoi në një pauzë të përkohshme të vaksinimeve me Johnson & Johnson për të përcaktuar se si mund të trajtohet një rrezik tepër i rrallë i mpiksjes së gjakut tek personat që imunizohen me këtë vaksinë.

Edhe pas kësaj pauze, besimi i përgjithshëm te vaksinat është rritur paksa krahasuar me disa muaj më parë.

Por mitet për efektet anësore vazhdojnë. Zonja Corbett e quan shqetësimin për të ashtuquajturin infertilitet “krejtësisht absurd”. Në forumet ku ajo flet, shpjegon se përse është biologjikisht e pamundur që vaksinat të ndryshojnë ADN-në e dikujt.

Përsëritja është nëna e dijes; “njerëzit kanë nevojë t’i dëgjojnë gjërat shumë herë”, thotë ajo.

Plus, shumë amerikanë bëjnë ndonjëherë të njëjtat pyetje të cilave shkencëtarët ende nuk u janë përgjigjur plotësisht, të tilla si: a është e nevojshme një dozë përforcuese e vaksinës dhe kur është e nevojshme kjo.

“Këto janë pyetje, të cilave as unë vetë nuk mund t’u përgjigjem. Por mund të them se ne po bëjmë gjithçka mundemi që t’i përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zonja Corbett./voa

LEXO TE PLOTE