Connect with Us

“Transporti i Gjelbër i Tiranës”/ Gjermania dhe Shqipëria nënshkrujnë marrëveshjen për linjën e autobusave

Aktualitet

“Transporti i Gjelbër i Tiranës”/ Gjermania dhe Shqipëria nënshkrujnë marrëveshjen për linjën e autobusave

Publikuar

-

Ditën e sotme Shqipëria dhe Gjermani kanë  nënshkruar marrëveshjen “Transporti i Gjerlbër i Tiranës”, për një sistem të shpejtë autobuzash në kryeqytet. Tre linjat që janë hasur si më problematike me ngarkesëm më të madhe është ajo e Unazës, Tiranës së re dhe Kombinat-Kinostudio.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Gjermane ku nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se objektivi kryesor i këtij projekti është promovimi i një shërbimi miqësor si në mjedisin dhe klimën për qytetarët.

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë që të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit“, shkruan ambasada gjermane./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajçak flet pas takimit të parë kurti-Vuçiç/ Palët ishin të sinqerta, ja për çfarë u pajtuan 

Publikuar

-

Nga

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nuk ka qenë i lehtë, mirëpo është e rëndësishme që ka ndodhur.

Ai ka deklaruar se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut.

“Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak pas takimit.

Sipas tij, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut.

Sipas Lajçakut, blloku evropian, bashkë me popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kanë pritshmëri të larta nga të dy liderët, që të tejkalojnë trashëgiminë e së kalurës dhe ta shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë pas takimit se në tavolinë ka prezantuar ide të reja, ku njëra ndër to ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe “në këtë mënyrë t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”.

LEXO EDHE:  Frank-Walter Steinmeier është Presidenti i ri Federal i Gjermanisë
LEXO EDHE:  Frank-Walter Steinmeier është Presidenti i ri Federal i Gjermanisë

Kurti ka thënë edhe se gjatë takimi ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur, që sipas tij, është çështje “që nuk pret”.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviç”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiç tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë”, u ka th

Ndërkaq, takimit, presidenti i Serbisë, Vuçiç tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve pas takimit.

Sipas tij, pala e Kosovës nuk dëshiron të plotësojë marrëveshjet që kanë nënshkruar./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata nga Covid-19/ OBSH: Numri i të infektuarve po bie

Publikuar

-

Nga

Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë javët e fundit, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, mirëpo ai po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda ditës arrin në mbi 10,000.

Shefi i OBSH-së ka thënë më 14 qershor se rënia e numrit të rasteve në periudhë prej shtatë javësh është më e gjata prej kur ka nisur pandemia.

Mirëpo vdekjet sipas tij nuk po e ndjekin trendin e njëjtë, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa shtete.

“Virusi është duke u përhapur më shpejt sesa vaksinat”, ka thënë Tedros në një konferencë për media më 14 qershor.

LEXO EDHE:  Umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri
LEXO EDHE:  Kush janë qytetet më “dembelë” në Shqipëri?

Tedros ka mirëpritur premtimet e liderëve të grupit të shtatë vendeve më të industralizuara (G7) për ndarje të 870 milionë vaksinave për COVAX, mirëpo ka thënë se edhe 11 miliardë doza tjera janë të nevojshme.

COVAX është nismë e OBSH-së për ndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopins, prej shpërthimit të koronavirusit në fund të vitit 2019, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 176 milionë persona të infektuar.

Prej tyre mbi 3.8 milionë pacientë kanë vdekur. REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kapitull modernizimi të shërbimit shëndetësor”/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu Rama u shpreh se ky spital do të ketë sistem të ri ultramodern të laboratorëve të analizave cili do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend”, ka shkruar Rama.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Sulmet kibernetike/ Gjermania themelon agjencinë e re për sigurinë

LEXO TE PLOTE