LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terminali i ri në Korçë/ Një projekt madhor që do marrë jetë së shpejti

5 Maj 2021, 13:54, Politikë CNA
Terminali i ri në Korçë/ Një projekt madhor që do

Një tjetër projekt madhor është duke marrë jetë në qytetin e Korçës.

Kryebashkiaku i këtij qyteti Sotiraq Filo përmes një postimi në rrjetin social ka ndarë pamjet nga terminali i ri i autobuzave, i cili do i japë zgjidhje përfundimtare problemeve të vendqëndrimit dhe shmang krijimin e trafikut në qytet.

?I kënaqur për një tjetër projekt madhor që po merr jetë në Korçë.

TERMINALI I RI- një model bashkëkohor, me kushtet më të mira për mjetet dhe udhëtarët, që i jep zgjidhje përfundimtare problemit të venqëndrimit dhe shmang krijimin e trafikut në qytet.

Projekti i terminalit të ri, një hapësirë moderne, e cila do të ndihmojë në shpërndarjen e saktë të fluksit të autobusëve, mikrobusëve dhe taksive, të cilat do të stacionohen atje, duke shmangur kalimin brenda në qytet?, shkruan Filo./CNA.al

Lajmet e fundit nga