Connect with Us

Situata me pandeminë/ Silva Bino: S’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

Aktualitet

Situata me pandeminë/ Silva Bino: S’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

Publikuar

-

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka dhënë detaje mbi situatën e pandemisë në gjithë vendin.

Bino thotë se pika e pozitivitetit në vend ka arritur nën 5%, ndërkohë që Shqipëria asnjëherë nuk e ka pasur kaq të ulët pozitivitetin.

Sipas saj, vaksinimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e vdekshmërisë, dhe Gjirokastra deri tani ka mbulesën më të lartë vaksinale për shkak dhe të popullsisë më të moshuar.

“Ajo që dua të them është që aktualisht të gjitha Bashkitë e Mëdha kanë incidencë të ulët, përveç rritjes në Lezhë e Kukës si Bashkitë e Mëdha, dhe disa Bashki të vogla. Pjesa më e madhe e vendit paraqet ulje. Ajo çfarë është e rëndësishme, kemi arritur një pik të pozitivitetit nën 5%, që është element i rëndësishëm në këtë moment. Gjatë gjithë kohës së pandemisë, s’kemi pasur pozitivitet kaq të ulët, lidhur kjo dhe me testimet aktuale.

Kështuqë ky është një element që flet për ulje të qarkullimit në vend. Fakti tjetër i rëndësishëm është incidenca ulja e vdekjeve, ulja e numir të vdekjeve. Kemi ende vdekje gjithësesi.
Është një slajd që paraqet vaksinimin dhe vdekshmërinë në vend. Jemi duke matur se çfarë impakti ka vaksinimi në të gjitha grupmoshat. Shtrimet në spitale, Ky slajd tregon fare bukur rritjen e vaksinimt me dozë të parë, dhe vdekjen më të ulëta. Vdekjet janë në popullata mbi 60 vjeç. Si rezultat i vaksinimeve, ka impakt tek vdekjet. Për të parë më tej impakti që vaksinimi do të ketë në përgjithësi në popullatë, do të tregohet në javët në vazhdi. Por besoj se do ja dalim, dhe deri në fundvit do jemi vend me mbulesë të lartë vaksinale. Ardhja e vaksinave, dhe absorbimi nga sistemi shëndetësor, dhënia e vaksinimit si shërbim në qendra shëndetësore, në pika të grumbulluara, në pika të tjera, ka bërë që kjo përthithje të jetë e shpejtë.

Kjo është arsyeja se pse Shqipëria, është një nga vendet, quhet sukses në këtë program, për shkak edhe të këtij absorbimi nga sistemi shëndetësor, dhënia e vaksinimit. Ka përqindja e vaksinave ka filluar të matet, është e ndrysh,e Gjirokastra ka mbulesën më të lartë vaksinale, lidhet dhe me popullatën në moshë të thyer që ka ky qark. Ka pasur incidencën më të lartë, por edhe të vdekshmërisë.
Qarqet e tjera, Vlora, Fieri, por mbrapa nuk ngelet as Tirana. Dua të them që vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, dhe strategjia që kemi ndjekur, mbushjen e popullatës me dozën e parë, shembull nga Britania e Madhe, është strategji që duket se ka sukses.

E them me modesti, por duket që ka ndikim. Duhet të mbajmë këto ritme. Qoftë me dozën e dytë, por edhe të parën që të kemi rezultate të mira’’ , tha Bino./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Kosovë/ 17 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Pandemia i ka bërë njerëzit më bujarë apo më egoistë?

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

LEXO EDHE:  OECD: 50% e bizneseve në Ballkan ndërprenë aktivitetin, qeveritë t’i mbështesin

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Pandemia i ka bërë njerëzit më bujarë apo më egoistë?

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese nga vendi fqinj/ 5 viktima dhe 120 të infektuar në 24 orë

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE