Connect with Us

Shqipëria humbi për së dyti “Petro Ninin” e saj/ Kryeveprat e kolosit Guljelm Radoja

Kultura

Shqipëria humbi për së dyti “Petro Ninin” e saj/ Kryeveprat e kolosit Guljelm Radoja

Publikuar

-

Shqipëria humbi për së dyti “Petro Ninin” e saj/ Kryeveprat e kolosit Guljelm Radoja

Shqipëria humbi për së dyti “Petro Ninin” e saj. Aktori i madh i kinematografisë shqiptare, Guljelm Radoja, ka humbur jetën pasi ishte i infektuar me Covid-19. Pas një beteje shumë të gjatë me virusin, aktori nuk arriti dot të mbijtonte duke lënë pas një pikëllim të madh dhe veprat e tij të paharrueshme.

“Kush vdes në këmbë” mbetet një nga ikonat e kinematografisë shqiptare ku Guljelmi dha shpirtin e tij për të sjellë në dritë rilindasin, patriotin Petro Nini Luarasi.

Pak histori nga jeta e Gulielm Radojës.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit .

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

LEXO EDHE:  Foto/ Aktori shqiptar merr pamjen e turqve

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Disa nga rolet e tij më të spikatura janë:

Dashuria s’mjafton 2019 Babai i Albanit

Në kërkim të kujt 2011 serial

Der Albaner (Shqiptari) – 2009

Kronikë provinciale 2009

Njerez dhe Fate – 2001-2003 mini-seri

Unë ti dhe Kasandra – 1999 TV

Dasma e Sakos – 1998 , Sako

Kolonel Bunker – 1998

Dashuria e fundit – 1995

Nekrologji – 1994

Vdekja e burrit -1992

Kthimi i ushtrisë së vdekur -1989 ….Prifti

Flutura në kabinën time -1988…Marku

Eja! -1987 …Lirimi

Vrasje në gjueti – 1987 …Pertefi

Asgjë nuk harrohet -1985 ….Peshkatari

Mondi dhe Diana -1985 ….Babai i Mondit

Të paftuarit – 1985

Vendimi – 1984 …. Leçiano

Kush vdes në këmbë – 1984 ….Petro Luarasi

Gracka – 1983 ….Refiku, radisti

Era e ngrohtë e thellësive – 1982 TV ….Rexhepi

Rruga e lirisë – 982, Aleksi

Nëntori i dytë – 1982 ….Lym Kepi

Gëzhoja e vjetër – 1980….Servet Saraçi

Goditja 1980- TV …Agimi

Dorina 1979 – TV …Viktori

Mësonjtorja – 1979 ….Stefan Bardhi

Gjeneral gramafoni – 1978 ….Zoti Alberto

Në pyjet me borë ka jetë – 1978 ….Inxhinieri

I treti – 1978, Major Kelli

Shembja e idhujve – 1977, arkeologu

Zani partizani – 1976 TV …. Komisari

Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1976) ….prifti

Dimri i fundit – 1976 ….Togeri gjerman

Në fillim të verës – 1975, Tenente Aleko Gurabardhi

Shtigje lufte – 1974, Tafa, fotografi

Gjurma – 1970, inxhinieri…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Mjeshtri i Madh”, feston 71-vjetorin e lindjes/ Urimi i veçantë i Julian Dedës: Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e tij. Djali i tij, Julian Deda i ka dedikuar një urim mjaft të veçantë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon një foto me aktorin e madh, Julian Deda shkruan se pas asaj fytyre, fshihet një “uragan” me energji dhe pozitivitet.

Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të pare e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj. Kështu ka qënë gjithmonë dhe vazhdon të jeteë dhe sot, tamam si një 71 vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri.

Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…!

Të du fort artist…!”-shkruan Julian Deda.

Por, kush është Zef Deda

Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar mbetet emri më i vlerësuar nga publiku. Në vitet e jetës së tij artistike, aktori Zef Deda ka sjellë me qindra role duke përcjellë momente të veçanta për publikun.

Komediani i njohur ka spikatur me personazhet e tij për tu vlerësuar si aktori i madh i humorit shqiptar, i nderuar dhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Zef Deda lindi më 27 korrik 1950, në Shkodër. Zefi rrjedh nga një familje që artin e kanë në gen.

LEXO EDHE:  “Basha të bëhet gati për humbjen e radhës”/ Rama: Populli më i mërzitur me opozitën se me qeverinë

LEXO EDHE:  Evi Kokalari ngre alarmin/ Tregon skenarin e frikshëm në PD

Babai i tij ka qënë piktor dhe merrej nga pak edhe me aktrim. Daja i babait, po edhe gjyshi, kanë qënë artistë, shkrimtarë. Gjithashtu, shumë prej të afërmve kanë pasur lidhje me artin. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël me imitime, interpretime e duke kënduar dhe ishin pikërisht këto gjëra që e vendosën Zefin në zbatimin e ëndrrës së tij të skenës, një ëndërr e kahershme, që në vegjëli.

Zef Deda është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka krijuar një galeri prej disa qindra karakteresh me një mimikë e shkathtësi të shkëlqyer.

Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran, të cilët e kanë cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Artisti i Merituar, Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë që vazhdon duke ushtruar me sukses profesionin e aktorit.

Është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy fëmijë, Julian Deda dhe Marjan Deda. Ndjehet krenar që stafetën e artit e ka kaluar tek dy djemtë e tij të talentuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj

Publikuar

-

Nga

Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj

Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Ylli i muzikës gjatë qëndrimit të saj ka vizituar edhe muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

Lipa ishte e shoqëruar nga prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa, së bashku me motrën Rina Lipa dhe partnerin e saj Anwar Hadid.

Përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, Dua i ka treguar edhe një herë të gjithë botës se është mjaft e lumtur dhe krenare për vendin e saj./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  OSHEE: Në maj u ulën humbjet, u rritën arkëtimet për energjinë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ernest Hemingway dhe brezi i humbur shqiptar!

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Bledar Kurti

21 Korriku është datëlindja e shkrimtarit të madh amerikan Ernest Hemingway! Lexuesit e veprave të tij pluskojnë bashkë me të përtej kohërave dhe hapësirës në frymën e artit, aventurës, kulturës, fjalës, sfidës, jetës, luftës, vdekjes dhe humbjes.

Nuk është e rastësishme që lexuesit dhe admiruesit e tij në Shqipëri janë të shumtë. Kjo nuk ka të bëjë as me Lamtumirë Armë, Plaku dhe Deti, as me Kopshti i Edenit, apo vepra të tjera, ka të bëjë edhe me shpirtin e Hemigway-t, me rrugëtimin e tij për të gjetur lumturinë dhe prehjen. Ka të bëjë me aventurat e tij të jetës; përpjekjet për të parë dritën përtej ferrit të dy luftërave botërore; me ngjyrat e mrekullueshme të peizazheve të ndryshme ku ai jetoi; me shijet e ëmbla, hidhëta e tharta të alkoolit që pinte në aventurat e tij në mbarë botën; me ajrin e lirisë afrikane, parisiene, spanjolle apo kubane me të cilin ai mbushte mushkëritë dhe zemrën e trishtuar nga makthet botërore të shekullit të njëzetë, i cili, për ironi, edhe pse ishte shekulli më modern dhe më i emancipuar i mbarë historisë së njerëzimit, prodhoi luftërat më të mëdha të të gjitha kohëve dhe mori tre herë më shumë jetë sa të gjitha luftërat e mëparshme të njerëzimit.

Përse e pëlqejnë Hemigway-n intelektualët dhe rinia shqiptare? A jemi edhe ne brez i humbur sikurse ai? Absolutisht po! Ata që kanë lindur në komunizëm e dinë fare mirë që ai regjim na injektoi vaksinën kundër shpresës! Sot, është bërë e modës të pimë ndonjë koktej gjatë darkave por ne që lindëm gjatë atij terri na u injektua në gjak një koktej helmesh, për të patur frikë, për të mos guxuar, për ta kthyer gjithmonë kokën pas sepse gjithmonë është dikush që të ndjek, dikush që të përgjon, është vdekja që të pret dhe jo jeta që nuk ekziston. Frika ishte qumështi i gjirit, dhe makthi ishte abetarja jonë.

Të rinjtë shqiptarë që lindën pas ferrit komunist, nuk arritën të shpëtojnë, sepse post-komunizmi shqiptar nuk solli liri por vetëm purgator. Në vend të ninullave të rinjtë dëgjuan fjalimet e komunistëve me maska progresistësh, të cilët vazhdojnë edhe sot në çdo hapësirë të jetës shqiptare. Duke depërtuar deri në kthinat më të thella të shpirtit.

Kësisoj, të rinjtë e dinë se jetojnë në një vend të humbur, që janë një brez i humbur, ndaj edhe përdorin veprat e Hemigway-t të fluturojnë përtej kontinenteve, të ulen përmes librit në një bar në Venecia, Paris, Barcelonë, apo të pinë një Papa Doble në Havana, të brohorasin Ole në një ndeshje demash në Piazza del Toro, të zgjohen më pamjen madhështore të Kilimanxharos, apo të gjuajnë për peshk në ujërat e kristalta të Karaibeve.

LEXO EDHE:  Evi Kokalari ngre alarmin/ Tregon skenarin e frikshëm në PD

LEXO EDHE:  “Basha të bëhet gati për humbjen e radhës”/ Rama: Populli më i mërzitur me opozitën se me qeverinë

Të rinjtë shqiptarë janë biologjikisht të rinj por pleq në mendje, shpresa e shpirt. Ashtu si Santiago, edhe ata luftojnë me peshkaqenët për të siguruar bukën e gojës dhe për të ruajtur krenarinë. Peshkaqenët shqiptarë, ata që e kanë shkatërruar vendin prej tre dekadash, e do vazhdojnë ta shkatërrojnë deri sa brezi ynë, dhe të rinjtë tanë do vdesin, janë edhe më të egër se sa ata të veprës Plaku dhe Deti, sepse këta tanët janë kanibalë ndjenjash dhe varrmihës ëndrrash.

“Jeta e çdo njeriu mbaron njëlloj për të gjithë”, ka thënë Hemingway, “Janë vetëm detajet e jetës së tij, se si jetoi dhe se si vdiq, ato që e dallojnë njërin nga tjetri”. Shqiptarët e dinë që kanë lindur në një oturak, dhe vazhdojnë të notojnë në këtë oturak, ndaj edhe shumë intelektualë dhe të rinj refuzojnë të lindin dhe vdesin në këtë qoshe të pashpresë të globit. Ata e pranojnë të jenë nënshtetas shqiptarë, por zgjedhin të jenë qytetarë të botës. Ata refuzojnë retorikën dhe mentalitetin arkaik të atyre që mbajnë çelësat e këtij oturaku ballkanik, por zgjedhin të udhëtojnë në kohë, hapësirë dhe imagjinatë, përmes jetës tejet aventureske dhe veprave të jashtëzakonshme të Hemingway-t.

“Njeriu nuk është bërë për t’u mposhtur” shkruan ai te Plaku dhe Deti, “Njeriu mund të shkatërrohet por jo të mposhtet”. Edhe brezi i humbur shqiptar, të lindur gjatë ferrit komunist, të skllavëruar nga purgatori i tranzicionit tridhjetë vjeçar, e di që mund të shkatërrohet nga bastardët e historisë, por nuk mund të mposhtet kurrë nga ata, sepse ndonëse e gjithë Shqipëria mbetet e pushtuar nga varfëria, konsumohet nga babëzia, ku në vend të reve të shpresës pikon dhimbje ndërshekullore, në një rresht apo fletë të Hemingway-t mund ta mundësh barbarinë shqiptare, të shpëtosh nga mjegulla e kotësisë, dhe si me magji të transportohesh diku me atë, atje ku ajri është art dhe jo një erë kërme që të kujton se jeton në një tokë të shkretuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE