Connect with Us

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Politikë

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Publikuar

-

GJKKO merr të pandehur zyrtaren e LSI/ Zbardhen akuzat

Prej ditësh një sherr i madh ka shpërthyer mes kandidatëve të LSI të listës së Tiranës.

Ndërsa flasin publikisht për vjedhjen e votave të partisë së tyre nga ana e Partisë Socialiste, në grupin e tyre të komunikimit në whatssup akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash në garën se kush të marrë më shumë vota.

Akuzat më të shumta janë kundër Floida Kërpaçit që nuk i ka lejuar të kenë numërues dhe vëzhgues në numërimin e votave të Kombinatit.

Të prekurit nga vjedhja e votave brenda listës së LSI në Tiranë ja kanë bërë prezent shqetesimin e tyre edhe vetë Presidentit Ilir Meta, përmes mesazheve të shumta që i kanë dërguar, por nga ai kanë marrë përgjigjen e njohur: Merruni me Titin.

LEXO EDHE:  “Autokrati në ikje i Shqipërisë”/ Tritan Shehu thumbon Ramën

Po edhe Titi me çfarë të merret më parë, pasi edhe ai vetë është ankuar që i kanë vjedhur 14 vota. Pra nga 362 vota që ka marrë, do të shkonte ne 376 vota.

Shumë nga kamdidatët kanë shqetësim se nuk ju kanë dalë as votat e familjarëve të tyre në qendrat e votimit ku ato kanë votuar si për shembull kandidatët Hasanlami, Klodian Doko, Agron Karaj, Hidri etj.

Sherri është shumë i madh, ndaj një rinumërim i votave të kandidatëve të LSI do ta qetësonte situatën dhe ndërkaq do të çonte në burg numëruesit e atyre qendrave të votimit ku janë prekur votat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Sërish në listë për deputete/Mehmetaj: Këto zgjedhje jemi forcë e pare!

LEXO EDHE:  Meta nuk ndalet/ Pas Teatrit kthen në Kuvend një tjetër ligj

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  “Autokrati në ikje i Shqipërisë”/ Tritan Shehu thumbon Ramën

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta eksponenti i LSI/ Meta: Do të kujtojmë me dashuri

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Kryemadhi iu jep fund dilemave/Fati i LSI në shtator, një mesazh për Ramën e Bashën

LEXO EDHE:  Sërish në listë për deputete/Mehmetaj: Këto zgjedhje jemi forcë e pare!

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE