Connect with Us

Raporti/ Pandemia e nxiti më tej përdorimin e drogës, në Shqipëri vdekje nga mbidoza

Sociale

Raporti/ Pandemia e nxiti më tej përdorimin e drogës, në Shqipëri vdekje nga mbidoza

Publikuar

-

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës në Shqipëri të merrnin trajtim në spital gjatë periudhës së pandemisë, ku gjithashtu u vu re edhe mungesa e Metadonit (përdoret si terapi për përdoruesit e drogës dhe lehtëson dhimbjet fizike).

Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), në një raport të posaçëm për ndikimin e Covid-19 në përdorimin e drogave në Ballkanin Perëndimor, evidentoi se gjatë periudhës pandemike numri i pacientëve që kërkuan trajtim në spitale pësoi rënie në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi.

Në Shqipëri, gjatë shkurtit të vitit të kaluar, 47 pacientë të droguar u trajtuan në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ndërsa ky numër ra në 16 ne mars, 13 në mars dhe 11 në maj.

Ekspertët europianë pohojnë se në Shqipëri kërkojnë shërbime spitalore kryesisht të droguarit nga kokaina. EMDCA raporton se gjatë periudhës pandemike ka pasur vdekje të personave nga mbidoza në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë. Fatalitetet erdhën si rrjedhojë e mbidozave dhe përdorimi i kombinimeve të substancave (tipike benzodiazepinat dhe opioidet) etj.

Rastet e dhunës të lidhura me drogën janë raportuar nga Shqipëria dhe Kosova, teksa pritet që në të gjithë Rajonin kriminaliteti që ka lidhje me drogën të shënojë rritje.

Shëndeti mendor i përdoruesve të drogës rekreative është përkeqësuar. Në Serbi, përdoruesit e drogës shfaqën më shumë simptoma depresive, vështirësi në përballimin e rutinave ditore.

Vëzhguesit kombëtarë të drogës dhe praktikuesit e shërbimeve shëndetësore në të gjithë rajonin raportuan se, kishte mungesë të medikamenteve për përdoruesit.

Shqipëria u përball me mungesën e metadonit si pasojë e vonesave që krijuan kufizimet në transportin tregtar. Në fillim të prillit 2020, u bë e qartë se do të kishte mungesa nga “Aksion Plus”, ofruesi i vetëm të metadonit në vend, i cili filloi uljen e dozave ditore në të gjithë 850 klientët e tyre, përfshirë ata në burg.

LEXO EDHE:  Habit Mustafa Nano/ “Nëse nuk do ishin ambasadorët, në Shqipëri mund të ndodhë një luftë civile”

Për shkak të COVID-19, dërgesa mbërriti vetëm në 21 korrik, pesë javë pasi qendrat kishin mbaruar furnizimet me metadon. Si pasojë e mungesës disa përdorues u trajtuan me buprenorfinë, dhe disa të tjerë përfunduan në urgjencën e departamentit toksikologjik në QSUT. Disa përdorues të tjerë iu drejtuan injektimit të heroinës në rrugë. “Aksion Plus” raportoi shqetësimet për rritjen e agresionit brenda familjeve, rritje të sjelljes kriminale dhe një rrezik të shtuar të transmetimit të HIV dhe hepatitit. Shpërndarja e metadonit rifilloi më 22 korrik 2020 në të 9 qendrat dhe shumica e përdoruesve u kthyen në mjekim.

Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) regjistruan valët kryesore të infeksioneve COVID-19 më vonë se shumica e vendeve të BE-së, por strategjitë e kontrollit u zbatuan në të njëjtën kohë dhe me forcë të barabartë si në pjesën tjetër.

EMCDDA filloi një seri studimesh duke përdorur metodologjinë e “trendspotter” për të analizuar ndikimin e pandemisë dhe masave shoqëruese në shërbimet ndaj përdoruesve të drogës në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjetjet kryesore janë renditur më poshtë:

-Përdorimi i alkoolit, benzodiazepinës dhe kokainës u rrit në mesin e përdoruesve.

-Përdorimi i benzodiazepinave në kombinim me opioidet ishte ndër sjelljet e zakonshme të rrezikut të vërejtura gjatë javëve të para të bllokimit.

-U vunë re dëmtime tek përdoruesit e drogës të margjinalizuar dhe injektues, të cilët në disa raste u mungonin burimet për të kënaqur nevojat themelore. Probleme të shëndetit mendor u raportuan midis përdoruesve.

-Trajtimi me ilaçe ra gjatë javëve të para të pandemisë.

-Qendrat e trajtimit funksionuan nën një regjim të kufizuar.

-Përshtatjet me situatën e pandemisë sollën përdorimin e telemjekësisë.

Kriza nxori në pah pozicionin e brishtë të disa ofruesve të shërbimeve dhe mbështetjen e zvogëlimit të dëmit shërbime për mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për plazh?/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ata që kanë bërë plane për ditën e sotme kushtet meteorologjike do të jenë favorizuese.

Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Publikuar

-

Nga

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Universiteti i Tiranës e përballoi me sukses mësimin online. Kështu shprehet Rektori Artan Hoxha, i cili bën një bilanc të vitit akademik të zhvilluar në këtë platformë për shkak të pandemisë.

Sipas Hoxhës, përshtatja e mësimit për profesorët dhe studentët ishte e vështirë vetëm në fillim.

“Ne në vlerësimin e përgjithshëm, mund të themi se universiteti e përballi me sukses sfidën pasi ajo që ne konstatuan ishte një pjesëmarrja masive mbi 96% e tyre, ku në auditorë nuk e kemi këtë pjesëmarrje”, tha rektori Hoxha.

Por për studentët, mësimi online nuk ka qenë një sukses.

“Është ndryshe të jesh përballë pedagogut se ke bashkëbisedim. Në auditor ke debate, ke bisedime mes studentëve”, u shpreh studenti Aurel Kujtimi.

Vendimi për t’u kthyer në auditor kaq i shumëpritur dhe i kërkuar nga ta, duket i shpejtë e që sipas tyre I lë shumë pak kohë, që të kthehen dhe të gjejnë shtëpi në Kryeqytet.

LEXO EDHE:  Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

LEXO EDHE:  Vjosa Osmani e merr sot detyrën e Presidentes/ Ceremonia në përputhje me rregullat e pandemisë

Por, çfarë do të bëhet për ata studentë që nuk kanë mundur të zhvillojnë orët praktike?

“Lejon që hapësira që të rikuperosh një pjesë të atyre proceseve që nuk janë realizuar, rikthimi në auditor nuk është për leksione dhe seminare, por është për të përfunduar procesin mësimor me konsultime dhe për të realizuar ata elementë, që nuk ishin të mundur të bëheshin deri sa për të hyrë në sezonin e provimeve”, tha z. Hoxha.

Fakultete e Universitetit të Tiranës po studiojnë platformat dhe rregulloren që do të ndjekin për zhvillimin e mësimit fizik në auditorë./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

Publikuar

-

Nga

Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në rrugë nga qytetarët pasditen e sotme në Tiranë tek “Terminali i Jugut”.

Policia njofton se bëhet fjalë për të miturin Vin Uka, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Uniformat blu, kanë bërë publik rastin për mediat me qëllim që të lidhen me familjarët e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

LEXO EDHE:  “Lumë” droge drejt Greqisë/ Bllokohen 77 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Kapet 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

LEXO TE PLOTE