LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarja ankohet për nivelin e ujit në liqenin që përdoret për peshkim/ Drejtori i Kullimit: Prioritet për mua është…

5 Maj 2021, 20:06, Denoncim CNA
Qytetarja ankohet për nivelin e ujit në liqenin që përdoret

Emisioni ?Stop? në Tv Klan sot ka udhëtuar drejt fshatit Thanë të Lushnjes. Daniela Krasniqi është përfaqësuese e biznesit, që ka fituar të drejtën për peshkim në vitin 2012 , por ajo shprehet se që prej fillimit të kontratës, që ka afat 10-vjeçar, ky biznes është sulmuar.

Daniela Krasniqi për mikrofonin e ?Stop? ka treguar se familja e saj ka fituar të drejtën për të hedhur rasat në liqenin e Thanës dhe të peshkojnë. Por sipas saj që prej nisjes së biznesit kanë pasur shumë problematika.

Po ashtu Krasniqi tregon se ajo nuk është njoftuar as nga Bordi i Kullimit të ujit Fier, që e menaxhon këtë rezervuar, lidhur me nivelin e ujit në liqen, gjë që ka shkaktuar humbje të shumta në biznesin e saj, pasi rasati i hedhur ka ikur me rrjedhën e ujit.

Lidhur me këtë akuzë nga qytetarja, emisioni ?Stop? i është drejtuar Bordit të Kullimit Fier dhe komunikojnë me drejtorin Ledio Gjyla. Ai shprehet, se lëvizja e ujit rregullohet sipas një grafiku, që biznesi nuk e ka marrë, pasi qëllimi parësor i këtij liqeni, është ujitja dhe jo peshkimi.

Drejtori: Unë jam drejtori i Ujitjes dhe Kullimit Fier, prioriteti numër 1 për mua është fermeri, është ujitja e tokave bujqësore. Flasim për kuotat e rezervuarit. Kemi në kontratë, që kuota minimale për të ruajtur faunën dhe florën, është 24.5 m. momentalisht është 25.7, mos gaboj.

Në një pikë të kontratës shkruhet, që firma e peshkimit duhet të marrë grafikun e rezervuarit. Firma nuk është paraqitur asnjëherë për këtë gjë, që të marrë grafikun. Në kontratë nuk është e shkruar, që unë ta mbaj nivelin 24, 25 apo 26. Firma është e detyruar të vijë, të marrë grafikun mujor.

Gazetarja: Sot, që flasim, cili është grafiku i mbushjes me ujë dhe i shkarkimit?

Drejtori: Sot do të shkarkohet dhe do të vejë në kuotat minimale, që të lejon fauna dhe flora.

Gazetarja: Sa kohë do të qëndrojë në kuota minimale?

Drejtori: Deri në periudhën, që fillon vaditja. Nuk do të ngrihet më niveli.

Gazetarja: Ju keni mundësi, që të punoni gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, tani është koha.

Denoncuesja në bashkëpunim me ?Stop? i kërkuan drejtorit të kullimit grafikun e shkarkimit të liqenit, por ky i fundit edhe pse shprehet i gatshëm që do e jepte në çdo kohë, por nuk e kishte një të tillë dhe e shkroi pas insistimit të gazetares.

Drejtori: Kur do vini, që të bëjmë grafikun, që të jemi transparentë, të rregullt, pa pasur konflikte? Kur të doni, më lini dhe një numër kontakti, që t?u lajmërojmë, për çdo shqetësim, që keni!

Gazetarja: Drejtor, ju nuk keni një grafik ekzistues?

Drejtori: Jo, s?kemi, se është e detyruar firma, të vijë, të marrë grafikun.

Denoncuesja: Ju duhet ta bëni muaj për muaj, paçka se nuk kam ardhur ta marr unë. Unë jam budallai i historisë. Ti, që je i rregullti në punë, pse nuk e ke bërë?

Drejtori: Kur s?ke ardhur 8 vite.

Denoncuesja: Po ku e ke?

Drejtori: Sepse grafiku bëhet bashkërisht, duke ardhur dhe ju këtu.

Gazetarja: Në qoftë se nuk keni patur një grafik, i bie që hapja dhe mbyllja është bërë me hamendje?

Drejtori: Jo, kush tha, që s?kemi grafik?!

Gazetarja: Në qoftë se e keni, jepjani që tani!

Drejtori: Unë po them, që të vijnë zotërinjtë në fjalë dhe të marrin grafikun!

Gazetarja: Nuk keni një grafik drejtor!

Drejtori: Jo! Kemi grafik.

Gazetarja: Nxirreni grafikun!

Drejtori: Të vijnë zotërinjtë dhe po ashtu?

Denoncuesja: Tani, mos të vij nesër prapë!

Gazetarja: 2 minuta ta gjeni, jo ta shkruani?!

Nga ana tjetër zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo, sqaron se janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë ose me pjesën e peshkimit dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Në qoftë se kanë lëvizur nivelet e ujit, atëherë duhet të shihet ai, që ka prishur atë pjesë të kontratës.

Zv/Ministri: Janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë, ose me pjesën e peshkimit për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Ka dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Problemi i menaxhimit të ujit, është problem, që ai ka me kontratën e dytë, që ai ka me Bordin e Kullimit.

:Ne si peshkim, shikojmë i ka hedhur sasinë e nevojshme të rasatit, aq sa ka deklaruar në plan-biznes dhe kjo është pjesa, që ne kontrollojmë. Në qoftë se ka lëvizur nivelet e ujit, atëherë do të merret me atë, që i ka prishur atë pjesë të kontratës, që merret me menaxhimin e ujit./tvklan.al

Lajmet e fundit nga