Connect with Us

Pse Rama nuk shkon në rrugën Qukës-Qafë Plloçë?!

Aktualitet

Pse Rama nuk shkon në rrugën Qukës-Qafë Plloçë?!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama gjatë fushtës së tij disa mujore elektorale shkeli në çdo kantier të Shqipërisë.

Ato kantiere që ai premtonte se Rilindja duhet t’i mbyllte në mandatin e ardhshëm, prandaj dhe shqiptarët duhet ta rivotonin për herën e tretë. Shumica e kantiereve të reja të filluar kryesisht pas tërmetit ose investimeve që kishin disa kohë që ishin filluar, po merrnin formë.

Të tilla ka shumë, të nisura kohë më parë, por më skandalozi është rruga Qukës-Qaf Plloçë e cila në fakt është lënë rrugëve nga qeveria Rama dhe kryeministri nuk pati as kurajon ta inspektonte për herë të 10 ndoshta për të kuptuar se gjithçka ishte braktisur dhe kostot rriteshin në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

 

Rruga Qukës-Qaf Pllloçë ka filuar në vitin 2014 dhe në vitin 2021 ende nuk ka përfunduar.

Qeveria Rama është justifikuar me gabimet në projekt, në fakt ka 7 vjet dhe ende se ka zgjidhur këtë gabim?

Në fakt e vërteta është që Rama dhe disa ministra të tij përfshi këtu Edmond Haxhinaston e LSI nuk kanë dashur që të kryhet ky investim, dhe me ardhjen në pushtet të Rilindjes, financuesve të investimit ju kërkua që fondet të përdoreshin në drejtim tjetër, jo për këtë aks rrugor.

Qeveria përballë faktit se investitorët nuk pranojnë devijimin e financimit, por edhe penalitetet e forta që kishte kontrata, e detyruan të tenderonte dhe fillonte projektin. Në fakt mbështetja dhe hapësira e dhënë nga Ministritë përkatëse ka qenë skandaloze. Fillimisht Ministria e Infrastrukturës ka qenë pengesa kryesore, dhe tani se fundi Ministria e Financave.

Në 7 vite Edi Rama dhe kabineti i tij vetëm kanë dhënë justifikime për një aks rrugor që e lidh jug-lindjen për jo më shumë se 1 orë e 30 minuta me kryeqytetin në një distancë maksimale prej 130 km. Ky aks rrugor është një ndihmë e madhe për zhvillimin e bujqësisë dhe lëvizjen e tregjeve brenda dy zonave të rëndësishmë ekonomike të vendit, duke mos përjashtuar këtu edhe turizmin. Por, qeveria dhe Rama kanë dështuar me rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

LEXO EDHE:  Hetimi i atentatit ndaj prokurorit Ndoj/ Artan Hoxha: Rama dhe Braçe duhej të ishin pyetur...

7 vite për 3 lote rrugore të lëna rrugëve.

E në rast se dje ishte projekti, sot justifikimi është mungesa e fondeve pasi rruga kërkoi lekë shtesë. Në fakt investitorët kanë ofruar edhe pjesën e ngelur të financimit për përfundimin e kesaj rrugë të cilën Rama e ka reklamuar vetë disa herë, e ka inspektuar vetë, ka premtuar se do mbaronte, por ajo s’po mbaron kurrë.

Është një situatë aq kritike dhe e lënë pas dore sa kryeministri nuk guxoi as ta inspektonte apo premtonte në fushatë pasi gjithçka duket se është bërë bajate.

Rruga justifikim ka pasur projektin që tani thonë e kanë zgjidhur, kuptohet me hapin e breshkës, kanë nxjerë justifikim financimin, ndërkohë investitoret kanë garantuar financim të plotë.

Pse vonohet rruga Qukës – Qafë Plloçë?

Investimet e premtura nga Rama në fushatë, janë një anë që do e shohim në vazhdim po këto të filluara 7 vite më parë kur do përfundojnë? Edhe vetë kryeministri duket se ka frikë, as të shkojë t’i inspektojë apo përdorë në fushatë nuk mundet, kaq e rëndë është situatë në një rrugë të lënë rrugëve./CNA.al

Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Dokumenti ekskluziv-Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Si gënjen publikisht prefekti i Korçës

 

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Aksi Qukës–Qafë Plloçë/ Rama pranon dështimin: Është një rrugë e lënë rrugëve

Dokumenti ekskluziv-Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Si gënjen publikisht prefekti i Korçës

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta për terrorizmin e brendshëm/ Biden shpall planin e parë kombëtar

Publikuar

-

Nga

Biden promovon planin 2 trilion dollarë për infrastrukturën

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm.

Në një deklaratë të martën, Presidenti Biden tha se Strategjia Kombëtare për të Luftuar Terrorizmit e Brendshëm synon të përmirësojë analizën e qeverisë dhe ndarjen e informacionit mbi terrorizmin e brendshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.

Parandalimi i rekrutimit të terroristëve, aftësisë për t’u mobilizuar dhe goditja e aktiviteteve të tyre, janë gjithashtu elementë kryesorë të strategjisë.

Plani synon “t’u japë zgjidhje kontribuesve afatgjatë” të terrorizmit të brendshëm siç janë “urrejtja racore, etnike dhe ajo fetare”.

Terrorizmi i brendshëm nxitur nga urrejtja, fanatizmi dhe forma të tjera të ekstremizmit është një njollë në shpirtin e Amerikës. Ato bien ndesh me synimet që vendi përpiqet të arrijë. Ai (terrorizmi i brendshëm) përbën sfidë të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare, demokracinë dhe unitetin“, thuhej në një deklaratë të Presidentit Biden.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Avokates së Shtetit/ Zbulohen prapaskenat

LEXO EDHE:  Hetimi i atentatit ndaj prokurorit Ndoj/ Artan Hoxha: Rama dhe Braçe duhej të ishin pyetur...

Strategjia publikohet më shumë se gjashtë muaj pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar nga mijëra mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa Kongresi po certifikonte rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Ish-Presidenti Trump ka refuzuar ta njohë rezultatin.

Sipas një raporti të zyrës së drejtorit të Zbulimit Kombëtar, ekstremistët e dhunshëm në vend përbën një kërcënim të shtuar gjatë vitit 2021 dhe se rreziku më i madh vjen prej organizatave supremaciste të bardha dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Rama i bën llogaritë OFL/ Flet për vrasjet gjatë vitit: Janë në rënie

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Avokates së Shtetit/ Zbulohen prapaskenat

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkodranët ‘çmenden’ pas Antonelës së ‘Përputhen’/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu publikon fotografinë shqetësuese/ Kështu marrim viruset si “ushqim” në gojë

Emisioni i dashurisë “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re se janë të shumtë qytetarët që presin të takojnë ish-konkurentët.

Në rrjet sot ka qarkulluar një video ku qytetarët e Shkodrës vrapojnë të takojnë ish-konkurenten Antonela Berisha, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ajo që ka irrituar studiuesin Taulant Muka.

Në një status në rrjetet sociale, Muka thotë se po lodhet kot me shkencë dhe beteja për arsim cilësor, pasi deklaron se ngjarje të tilla tregojnë se cili është niveli real arsimor dhe kulturor në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Avokates së Shtetit/ Zbulohen prapaskenat

LEXO EDHE:  Bylykbashi hedh poshtë deklararat e Ramës/ “Ideja për heqje koalicionesh nuk ndodh”

“Lodhem kot me shkencë dhe me beteja për arsim cilësor, ka ndonjë vend për mua në Përputhen?. Përtej shakasë, tregues i nivelit arsimor dhe kulturor që kemi si vend… ngjarja ka ndodhur në teatrin Migjeni…”, shkruan studiuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE