LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pritet verë e qetë”/ Brataj: Pranvera e vitit tjetër mund të shënojë fundin e pandemisë!

5 Maj 2021, 07:06, Sociale CNA
“Pritet verë e qetë”/ Brataj: Pranvera e vitit tjetër

Drejtori i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

Në studion e ABC, Brataj tha se vera pritet që të jetë e qetë për shkak se treguesit flasin për shifra në rënie të rasteve dhe numrit të viktimave.

Brataj gjithashtu u shpreh besimplotë se pranvera e vitit tjetër mund të shënojë edhe fundin e pandemisë.

?Unë mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Ne patëm një lockdoën të menjëhershëm në mars. Ndërsa në qershor në mendoj që virusi ishte i dobët dhe ka infektuar shumë njerëz që e kanë kaluar shumë lehtë. Gjithashtu unë mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë kaluar Sars-Cov-1. Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj. Siç e shohim të paktën 400, 000 mijë qytetarë janë vaksinuar dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit?, tha Brataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga