LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD të kthehet me këmbë në tokë”/ Rama thirrje Bashës

5 Maj 2021, 08:30, Politikë CNA
“PD të kthehet me këmbë në tokë”/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për bashkëpunim ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Sipas të njëjtit PS do e braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate, bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin, për t?u fokusuar te punët e mëdha për të cilat kanë marrë votat

?PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë, për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën se si mund të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë përpara punët dhe integrimin në BE. Qëndroj larg nga polemikat e lodhshme mes partive për partitë dhe me partitë, Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër, mandatin e kemi marrë për ta ngjitur atë në majë”, është shprehur Rama nga Rinasi./CNA.al

Lajmet e fundit nga