Connect with Us

“PD po shkon drejt katastrofës”/ Nishani: Basha të dorëhiqet, dështoi të sjellë ndryshimin

Politikë

“PD po shkon drejt katastrofës”/ Nishani: Basha të dorëhiqet, dështoi të sjellë ndryshimin

Publikuar

-

“Basha e ka mbyllur ciklin”/ Nishani: Nuk i ka sjellë asnjë të mirë PD-së, vetëm humbje

Ish presidenti Bujar Nishani vijon të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës, të cilit i faturon humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, si të vetmen mënyrë për të shpëtuar PD-në.

Në një intervistë për Klan, Nishani tha se Basha po përpiqet të imponojë modelin e Ramës, por kjo do ta çojë PD-në drejt një tjetër katastrofe, pasi do të jetë vetëm një opozitë formale de jo një alternativë qeverisje.

Refuzimi për ta bërë një gjë të tillë tregon që nuk e ka kulturën demokratike, nuk e ka modelin dhe civilizimin europian, përpiqet të imponojë modelin e Edi Ramës. Do të shkojmë drejt një katastrofe tjetër, sepse mund të kemi një opozitë formale, por nuk do të kemi një alternativë qeverisje. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për demokratët”, u shpreh Nishani.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore 2019/ Rama zbardh detaje nga skenari

Nishani dhe Basha janë në një mendim përsa i përket masakrës elektorale të 25 prillit, por sërish ish-presidenti akuzon kryedemokratin se ka qenë i pazoti për të denoncuar këtë masakë që sipas tij filloi para 25 prillit.

Jam i bindur që ka qenë një masakër elektorale, por masakër që nuk ndodhi më 25 Prill, masakër që ka ndodhur shumë më përpara se 25 Prilli. Dhe ti ke qenë i pazoti për ta denoncuar këtë masakër, ke qenë i pazoti për ta stopuar këtë masakër”, shtoi Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tepelena “mbështet” Bashën/ Sa vota ka siguruar

Publikuar

-

Nga

Edhe në Tepelenë kryeson Lulzim Basha. Burime për CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki Basha ka marrë mbështetjen e 96 demokratëve, Agron Shehaj ka arritur të sigurojë 46 vota, e ndjekur nga Edith Harxhi me 5 vota dhe Fatbardh Kadilli me 3 vota.

Gjithësej 152 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kryeson në Cerrik/ Zbardhen sa vota kanë marrë kandidatët

Publikuar

-

Nga

Basha kryeson në Cerrik/ Zbardhen sa vota kanë marrë kandidatët

Përfundon procesi i numërimit  në bashkinë Cerrik. Të dhëna zyrtare të CNA.al bëjnë me dije se Lulzim Basha kryeson me 388, Agron Shehaj me 56, Fatbardh Kadilli me 7 vota dhe Edith Harxhi me 2 vota.

Të pavlefshme kanë dalë vetëm  2 vota./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet numërimi në Prrenjas, kjo është renditja

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet numërimi në Prrenjas, kjo është renditja

Ka përfunduar procesi i numërimit në Prrenjas. Burime zyrtare për  CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki kryeson kreu aktual Lulzim Basha me 242 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 43 vota.

I treti renditet Fatbardh Kadilli me 8 vota dhe më pas Edith Harxhi me 2 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE