Connect with Us

Papunësia gjatë vitit 2020 11.7%, burrat dominojnë tregun

Sociale

Papunësia gjatë vitit 2020 11.7%, burrat dominojnë tregun

Publikuar

-

Edhe pse në një vit krize, ku pandemia ndikoi negativisht në ekonomi, norma e papunësisë në vendin tonë u regjistrua në 11.7 % ose 0.2% më e lartë se në vitin 2019.

Të dhënat e tregut të punës, tregojnë se numri i të papunëve u fiksua në 164.613 persona, nga 1.407.958 individë të moshës 15-64 vjeç.

Individë të papunë 164.613
Të punësuar 1.243.345

Në raport gjinor, burrat përbëjnë 55.5 % të punësimeve.

Viti 2019 2020
Gra 44.4 % 44.5  %
Burra 56.6 % 55.5 %

Sektori i shërbimeve dhe bujqësia kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me 79.5 % të volumit, ndjekur nga industria me 20.5 %.

Shërbime 43.4 %
Bujqësi 36.1%
Industri 20.5%

Në vitin 2020, rezulton se 46.1 % e të punësuarve marrin paga fikse, 33.3 % janë të vetë-punësuar dhe 20.6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Të punësuar me pagë familjarë 46.1 %
Të vetëpunësuar 33.3  %
Puntorë në biznes 20.6%
LEXO EDHE:  Horoskopi javor sipas Paolo Fox/ Çfarë ka parashikuar astrologu i famshëm për dashurinë dhe punën

Sipas rajoneve, qarqet me shkallë më të lartë punësimi ishin Gjirokastra dhe Korça, ndërsa zonat me shkallë më të ulët ishin Lezha dhe Dibra.

Gjirokastra 69.0 %
Korça 61.1 %
Dibra 44.7 %
Lezha 33.7 %

Gjatë vitit që lamë pas, paga mesatare bruto u rrit me 2.4 %, në krahasim me 2019-n.

2019 52.380 lekë
2020 53.662 lekë

Punonjës në aktivitete financiare, administratë publike, arsim dhe shëndetësi kanë përfituar rroga mbi nivelin mesatar, ndërsa e kundërta është regjistruar në sektorë si bujqësia, peshkimi, magazinimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor. Edhe në këtë aspekt hendeku gjinor u shënua me 6.6% në favor të burrave. Krahasuar me vitin 2019 vihet re një ulje e numrit të personave që paguhen me pagë minimale, sikundër ka edhe rritje në fashën e pagave mbi 120 mijë lekë.

2019 2020
Deri në 26.000 lekë 27.9% 26.2%
Mbi 120.000 lekë 4.4% 4.7%

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbërrin i nxehti afrikan/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për fundjavën

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Shërbimi Meteorologjik raporton se edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

LEXO EDHE:  Çfarë ju pret nesër/ Parashikimi i horoskopit sipas Paolo Fox

LEXO EDHE:  Burrat e pashëm e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, ju tregojmë pse

Ndërkohë, temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mësditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 23 qershor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi javor, 11-17 Janar 2021

LEXO EDHE:  Çfarë ju pret nesër/ Parashikimi i horoskopit sipas Paolo Fox

Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”

LEXO TE PLOTE

Sociale

I nxehti afrikan godet vendin/ Urgjenca Mjekësore thirrje qytetarëve: Ja si të parandalojnë dëmtimet nga vapa

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan godet vendin/ QKUM thirrje qytetarëve: Ja si të parandalojnë dëmtimet nga vapa

Në një kohë kur vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, QKUM shpjegon disa hapa të thjeshtë se si të mbrohesh në këto ditë të nxehta, ndërsa bën apel që të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Krimet e Rënda kërkojnë ndihmë nga Interpoli
LEXO EDHE:  Horoskopi i muajit Shkurt/ Parashikimi i yjeve përsa i përket punës

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127./CNA.al

LEXO TE PLOTE