Connect with Us

OBSH: Besim tejet i ulët tek disa nga të dhënat e vaksinës kineze

Shëndeti

OBSH: Besim tejet i ulët tek disa nga të dhënat e vaksinës kineze

Publikuar

-

Ekspertët e OBSH-së kanë shprehur "besim shumë të ulët" tek të dhënat që ka ofruar prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve Sinopharm, lidhur me rrezikun e efekteve të rënda anësore, që shkakton tek disa pacientë vaksina e saj kundër COVID-19, por në përgjithësi shprehin besim për aftësinë e vaksinës për të mbrojtur nga sëmundja. Gjetjet paraqiten në një dokument të siguruar nga agjencia Reuters. Reuters nuk arritur ende të sigurojë një koment nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth shqetësime të lidhura me vaksinën Sinopharm. Po kështu edhe nga vetë prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve. Dokumenti u përgatit nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së. Sinopharm është autorizuar për përdorim tek popullata e rritur në 45 vende. Deri tani janë injektuar 65 milionë doza të saj. Dokumenti përfshin përmbledhje të të dhënave nga provat klinike në Kinë, Bahren, Egjipt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në dokument thuhet se në shumë vende efikasiteti i vaksinës në provat klinike të fazës 3 ishte 78.1% pas marrjes së dy dozave. Një rënie e lehtë nga 79.34% njoftuar më parë nga Kina. "Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të BBIBP-CorV (Sinopharm) janë efikase në parandalimin e COVID19-s tek të rriturit (18-59 vjeç)", thuhet në dokument. Por aty shtohej se, "analiza e sigurisë mes pjesëmarrësve që kishin probleme shëndetësore ekzistuese ishte e kufizuar, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve me kushte të tilla (përveçse obezitetit) në provat e Fazës së 3-të". Dokumenti citonte mungesë provash lidhur me mbrojtjen që siguronte vaksina ndaj rasteve të rënda të sëmundjes, kohëzgjatjen e mbrojtjes, sigurinë për përdorim e saj tek gratë shtatzëna e tek të moshuarit si dhe identifikimin e vlerësimit të efekteve të rralla anësore përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të saj. "Ne kemi besim shumë të ulët në cilësinë e provave, që dëshmojnë se rreziku për efekte të rënda anësore, pas një ose dy dozash të BBIBP-CorV-së tek të të moshuarit (60 vjeç e sipër), është i ulët", tha ai. Analiza u përgatit ndërsa një grup këshillimor teknik i OBSH-së po rishikon aktualisht të dhënat mbi vaksinën për një miratim për përdorim emergjent të saj, gjë që jo vetëm që do të hapte rrugën e përdorimit të saj në kuadër të programit COVAX, por gjithashtu do të siguronte një miratim thelbësor ndërkombëtar për një vaksinë të prodhuar në Kinë. Një zëdhënës i OBSH-së tha se një vendim mbi këtë çështje nuk pritej të merrej të mërkurën.

Ekspertët e OBSH-së kanë shprehur “besim shumë të ulët” tek të dhënat që ka ofruar prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve Sinopharm, lidhur me rrezikun e efekteve të rënda anësore, që shkakton tek disa pacientë vaksina e saj kundër COVID-19, por në përgjithësi shprehin besim për aftësinë e vaksinës për të mbrojtur nga sëmundja. Gjetjet paraqiten në një dokument të siguruar nga agjencia Reuters.

Reuters nuk arritur ende të sigurojë një koment nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth shqetësime të lidhura me vaksinën Sinopharm. Po kështu edhe nga vetë prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve.

Dokumenti u përgatit nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së. Sinopharm është autorizuar për përdorim tek popullata e rritur në 45 vende. Deri tani janë injektuar 65 milionë doza të saj.

Dokumenti përfshin përmbledhje të të dhënave nga provat klinike në Kinë, Bahren, Egjipt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në dokument thuhet se në shumë vende efikasiteti i vaksinës në provat klinike të fazës 3 ishte 78.1% pas marrjes së dy dozave. Një rënie e lehtë nga 79.34% njoftuar më parë nga Kina.

“Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të BBIBP-CorV (Sinopharm) janë efikase në parandalimin e COVID19-s tek të rriturit (18-59 vjeç)”, thuhet në dokument.

Por aty shtohej se, “analiza e sigurisë mes pjesëmarrësve që kishin probleme shëndetësore ekzistuese ishte e kufizuar, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve me kushte të tilla (përveçse obezitetit) në provat e Fazës së 3-të”.

Dokumenti citonte mungesë provash lidhur me mbrojtjen që siguronte vaksina ndaj rasteve të rënda të sëmundjes, kohëzgjatjen e mbrojtjes, sigurinë për përdorim e saj tek gratë shtatzëna e tek të moshuarit si dhe identifikimin e vlerësimit të efekteve të rralla anësore përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të saj.

LEXO EDHE:  Tomini parashikime shpresëdhënëse/ Nga java tjetër, deri në 15.000 vaksinime në ditë

“Ne kemi besim shumë të ulët në cilësinë e provave, që dëshmojnë se rreziku për efekte të rënda anësore, pas një ose dy dozash të BBIBP-CorV-së tek të të moshuarit (60 vjeç e sipër), është i ulët“, tha ai.

Analiza u përgatit ndërsa një grup këshillimor teknik i OBSH-së po rishikon aktualisht të dhënat mbi vaksinën për një miratim për përdorim emergjent të saj, gjë që jo vetëm që do të hapte rrugën e përdorimit të saj në kuadër të programit COVAX, por gjithashtu do të siguronte një miratim thelbësor ndërkombëtar për një vaksinë të prodhuar në Kinë. Një zëdhënës i OBSH-së tha se një vendim mbi këtë çështje nuk pritej të merrej të mërkurën./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2224 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë dhe asnjë humbje jete.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania/ SPAK nis verifikimet
LEXO EDHE:  OBSH: Bota nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10
Të shëruar në 24 orë      16
Të shtruar në spitale      20
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983
Raste pozitive             132,459
Raste të shëruara        129,842
Raste Aktive                  164
Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48
Tiranë          39
Berat             20
Elbasan        14
Lezhë           11
Durrës          10
Gjirokastër  7
Korçë           6
Dibër             3
Fier                3
Vlorë              2
Kukës           1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale. A

jo ka shkruar se në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të Qershorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/12/msh-nxjerr-shifrat-ja-sa-raste-te-reja-jane-konfirmuar-sot-3/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,916 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët kritika OBSH/ Mundësia që Covid-19 të përhapet përmes ajrit është nënvlerësuar

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid-19/ OBSH jep lajmin shpresëdhënës

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1/ CNA.al

LEXO TE PLOTE