Connect with Us

Njohja e patentës nga Gjermania drejt finalizimit/ Gonxhe: Do përfitojnë emigrantët

Lajme

Njohja e patentës nga Gjermania drejt finalizimit/ Gonxhe: Do përfitojnë emigrantët

Publikuar

-

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka nisur hartimin për marrëveshjen e harmonizimit të njohjes reciproke të patentave me Gjermaninë.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të mundësojë konvertimin reciprok dhe njohjen e leje- drejtimeve mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Gjermanisë. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor tha për Monitor se marrëveshja ndihmon si shqiptarët emigrantë rezidentë në Gjermani, por edhe shtetasit gjermanë rezidentë në Shqipëri.

“Të gjithë emigrantët shqiptarë rezidentë atje që do të duan të konvertojnë patentën shqiptare në patentë gjermane, si edhe ato gjermane me shqiptare për shtetas apo posedues leje-drejtimi gjermanë rezidentë në Shqipëri. Procedurat do të kryhen pranë automotorizimeve respektive, sipas landeve në Gjermani dhe në drejtoritë rajonalet tona në Shqipëri. Procesi do të lehtësojë e vijë në ndihmë shumë emigrantëve tanë në Gjermani që nuk do të kenë nevojë të fillojnë një autoshkollë nga e para atje, e cila do të kishte kosto e angari kohore për ta”.

Para finalizimit të procesit të njohjes reciproke të patentave, kreu i DPSHTRR-së Blendi Gonxhe pohon se ministria Federale e Transportit e RF Gjermane ka vlerësuar leje-drejtimin shqiptar.

“Patenta shqiptare është e njëvlefshme me atë gjermane si siguri, si proces kualifikimi dhe testimi dhe po ashtu sigurinë rrugore shqiptare me progres të madh në vitet e fundit e bazuar në statistika e objektiva rajonale/europiane, të kapura nga Shqipëria me ulje të numrit të aksidentëve për numër banorë e numër mjete e drejtues mjetesh, si edhe ulje vdekshmërie e arritje treguesish shumë pozitive mbi sinjalistikën e infrastrukturën në përmirësim”, nënvizon Gonxhe.

LEXO EDHE:  Homologu i Bushatit: Reforma në Drejtësi të bëhet realitet

Më herët Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor publikoi edhe procedurat e konvertimit të patentës për qytetarët të pajisur me lejedrejtimi të huaj që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë dhe nuk kthehet dot jashtë që ta rinovojë për shkak të sanksioneve nga Covid-19 ose humbjes së rezidencës. Sipas DPSHTRR-së qytetari plotëson një kërkesë pranë sporteleve të drejtorive rajonale për heqjen dorë nga lejedrejtimi i huaj me qëllimin marrjen e lejedrejtimit shqiptar.

DRSHTRR njoftoi se qytetarët e interesuar duhet të paraqitet në sportel për aplikim për pajisje me lejedrejtimi shqiptar me këto dokumente me vete: dokument identifikimi të vlefshëm; lejen e qëndrimit e cila duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë; lejedrejtimin e huaj; autorizim dhe fotokopje të kartës së identitetit nëse do paraqitet dikush tjetër për të tërhequr lejedrejtimin. Pas marrjes së miratimit nga shteti përkatës, qytetari i nënshtrohet testimit të normave të sjelljes në rrugë ku pasi e kalon këtë testim do të pajiset me lejedrejtimin shqiptar, duke dorëzuar edhe raportet mjekësore të nevojshme.

Për konvertimin e lejedrejtimit nga personel i huaj i ambasadave ose i Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik në Shqipëri, Ministria e Punëve të Jashme i përcjell dokumentet e diplomatit në DPSHTRR. Pas verifikimit të dokumentacionit, DPSHTRR bën njehsimin e lejëdrejtimit të huaj në shqiptare. Diplomati dorëzon lejedrejtimin kombëtar dhe aplikon për karton të ri lejedrejtimi shqiptar i vlefshëm për mandatin diplomatik. Pas përfundimit të mandatit diplomatik, lejedrejtimi kombëtar (origjinal) i kthehet sërish diplomatit./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Më pak ekselentë në administratë/ Zunë vetëm 1.7% të pozicioneve të punës

Publikuar

-

Nga

Administrata publike ka pasur më pak studentë ekselentë të emëruar në pozicione të ndryshme në vitin 2020 në raport me një vit më parë.

Në total studentët ekselentë zunë 1.7% të pozicioneve të punës në institucionet publike.

Të dhënat zyrtare të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se në totalin e pozicioneve të punës në institucionet shtetërore të sistemit të shërbimit civil, rezulton se janë gjithsej 21,273 punonjës, nga të cilët për vitin 2019, janë emëruar 493 studentë të ekselencës, ose 2.3% e numrit të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar 372 studentë të ekselencës, që zënë 1.7% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Të ndara sipas kategorive të institucioneve në ato të nivelit të lartë ku futen Kryeministria dhe ministritë e linjës rezulton që nga 2067 punonjës që kanë ato në total në vitin 2020, janë emëruar në 100 pozicione pune student të ekselencës, të cilët zënë rreth 4.8% të pozicioneve të punës në këto institucione. Kjo shifër është më e ulët se në vitin 2019 kur u punësuan ekselentë në 137 pozicione pune, studentë të ekselencës ose në 6.6% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Në institucionet e varësisë janë gjithsej 19204 punonjës ose 90.3% e punonjësve të administratës shtetërore në sistemin e shërbimit civil. Sipas raportit të Komsionerit në vitin 2019 janë emëruar, 356 studentë të ekselencës, që zënë 1.8% të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar në 227 pozicione pune studentë të ekselencës, të cilët zënë rreth 1.4% të pozicioneve të punës në këto institucione.

LEXO EDHE:  Virologu i njohur paralajmëron Gjermaninë

LEXO EDHE:  Punonjës sezonal në Gjermani, kurrë më!

Punësimi i ekselentëve në administratë erdhi pas disa ndryshimeve ligjore i cili përcakton se numri i tyre nuk mund të jetë më i lartë se 1/3 e totalit të e numrit të pozicioneve të punës së institucionit. Në të gjitha vitet që po zbatohet kjo nismë ky kufi nuk është tejkaluar ndonjëherë madje përkundrazi mbetet në nivele shumë më të ulta. Nga Departamenti i Administratës Publike për studentët ekselentë është vendosur si kusht nota mestare 9-10 ndër të tjera, në mënyrë që kandidatët të rekrutohen për një nga vendet e lira që mund të jenë të hapura.

Për studentët punësimi bëhet si një fazë paraprake për të krijuar përvojë dhe pas përfundimit të kontratës së tyre të parë të mund të konkurrojnë për të qenë pjesë e administratës publike në vazhdimësi./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në prag të sezonit, qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Publikuar

-

Nga

Cilin lider preferojnë shqiptarët për kryeministër?/ Basha i afrohet Ramës

Qeveria shqiptare ka miratuar njç fond shtesç prej 100 milionë lekësh për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Arti në zi/ Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.

Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne ,kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu.

Per varrim do ju njoftojm ne vijim .” shkraun Rigon Bogujevci./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: