Connect with Us

Nisma për shkarkimin e Metës/ Spiropali: S’mund të na fusë në konflikt me ndërkombëtarët

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Spiropali: S’mund të na fusë në konflikt me ndërkombëtarët

Publikuar

-

S’mund të fusë në konflikt Shqipërinë me ndërkombëtarët

Për të dytën herë, Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me pretendimin se ka bërë thirrje për revolta, duke braktisur postin e Kreut të Shtetit.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se Meta nuk e meriton besimin e shqiptarëve.

Sipas saj, Presidenti është vetëshkarkuar dhe s’mund ta fusë në konflikt Shqipërinë me ndërkombëtarët.

Presidenti është vetëshkarkuar ka marrë pjesë hapur në fushatë, ka shkaktuar përçarje. Ne duhet t’i japim vendin një President dinjitoz. Ky ka braktisur detyrën nuk ka përfaqësuar asnjë moment unitetin e popullit, por është i anshëm, i dhunshëm. Ne kemi nevojë për një President që të jetë i të gjithëve dhe jo që sheh vetëm interesin e familjes së tij politike”, u shpreh ajo, ndërsa deklaroi në Abc News se deri më tani 50 deputetë kanë hedhur firmën për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

“50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit. Presidentit nuk i lejohet të ushtrojë kompetenca të tjera, vetëm ato që i jep Kushtetuta. Nuk i lejohet të marrë anë politike. Ju kujtoj që nga mëngjesi në darkë ka bërë deklarata merrni sfurqet dilni përballë kësaj bande. Janë dhjetëra deklarata të Presidentit të Republikës të cilët janë vënë re edhe nga partnerët tanë. Ai nuk mund të fusë në konflikt Shqipërinë me mbështetësit tanë, konkretisht ambasadoren e SHBA-së”, vijoi socialistja, duke theksuar se këtë radhë do ta çojnë nismën e tyre deri në fund.

LEXO EDHE:  Plas dhuna në Top Channel/ Konkurentët e emisionit përleshen fizikisht

“Ne do të çojmë deri në fund dhe besoj që çdo deputet që ka respekt për këtë vend pavarësisht bindjeve të tij të majta apo të djathta do të votojë për shkarkimin e tij. Ne kemi miratuar edhe një rezolutë në qershor të 2020 ku i bënim thirrje Presidentit që t’i kthehej arsyes. Por LSI në këto zgjedhje mori ndëshkimin më të fortë edhe për shkak të Ilir Metës”, nënvizoi Spiropali./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Aleanca Rama-Doshi u zyrtarizua me emërimin në Shkodër”/ Alibeaj: Shqiptarët e kanë të qartë lojën e tyre

Publikuar

-

Nga

“Aleanca Rama-Doshi u zyrtarizua me emërimin në Shkodër”/ Alibeaj: Shqiptarët e kanë të qartë lojën e tyre

Serdar Hoxha u emërua ditën e sotme kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit.

Pas këtij vendimi, Enkelejd Alibeaj, deputeti i zgjedhur i PD ka nisur akuzat, duke deklaruar se aleanca Rama-Doshi sapo u zyrtarizua.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Alibeaj theksoi se Hoxha është “krahu i djathtë” i Doshit, ndërsa akuzoi inspektorin e zgjedhur se ka dosje të hapura në prokurori, që lidhet me të shkuarën e tij.

Fjala e plotë e Alibeajt:

Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër.

Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme .

Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion.

Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët.

Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë.

Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një.

Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën  me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit.

Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashës nuk i del inati/ Humb me Ramën, sulmon Topallin

Publikuar

-

Nga

Bashës nuk i del inati/ Humbi dhe sulmon Topallin

Sot kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me studentët ekselentë, të cilët kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të zbatojnë në vend.  Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, një e re, e cila ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe dhe që tani punon në një projekt në ambasadën britanike në vendin tonë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Xheleshi kandidoi për deputete mes të rinjëve ekselentë të Lëvizjes për Ndryshim. Por mesa duket Lulzim Bashës nuk po i del inati me ish numrin dy të PD Jozefina Topalli.

Zyra e propagandës së kunatit ka përgatitur një video për të sulmuar jo vetëm kandidaten, por edhe ish drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli.

Kreshnik Çollaku, anëtari i Kryesisë së PD dhe kandidati i zgjedhur i PD ka nxjerrë në faqene  tij të Facebook-ut video të montuar të Xheleshit gjatë fushatës elektorale dhe nga komunikimi i sotëm me Ramën.

Po ashtu, edhe anëtarja e PD dhe deputetja e zgjedhur e kësaj force politike në qarkun e Fierit  Eralda Tase Bano ka nxjerrë të njëjtën video në rrjetin e saj social me mbishkrimin “Mashtimi i rradhës”.

Saimir Korreshi është një tjetër deputet i zgjedhur në këtë qark, që ka vendosur të shpërndajë videon që ka dalë nga zyra e propagandës së Lulit për të sulmuar të rinjët ekselentë.

LEXO EDHE:  Ralf Gjoni nuk e braktisi kurrë Ilir Metën
LEXO EDHE:  Teksas, 192 të pandehur për konfliktin mes motoçiklistëve

Edhe Xhelal Mziu, ish kryebashkiaku i Kamzës që mori mandatin e deputetit në Dibër ka “marrë urdhra” për të shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut këtë video.

Të gjithë këta emra të sipërpërmendur për një mandat deputeti, tashmë janë kthyer në lëpirësa të pështirë të akullores Luli.

Arjan Llanaj, një tjetër anëtar i PD i ka konsideruar të rinjtë ekselentë si persona në shërbim të qeverisë, duke e cilësuar edhe Xheleshin se po merr shpërblimin e rradhës.

Për Lulin po të jesh ekselent e të marrësh oferte nga kryeministri je armik i blerë nga Rama.

Në vend që të qajë hallet e humbjes së turpshme dhe shërbimit që i bëri Ramës apo vjedhjes së votave në PD, Basha sulmon të rinjtë ekselentë  pse marrin oferta nga kryeministri.

Vetëm një si Luli mund ta bëjë këtë. Ndoshta e ka dhe nga xhelozia se Ramën e do vetëm për vete. Video është shpërndarë nga zyra e propagandës së Lulit, zyra më e dështuar mediatike në politikën shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez/ Xhaçka jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë. Ministrja ka bërë të ditur se Parlamenti Holandez ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Përmes një njoftimi, Xhaçka ka bërë të ditur se Holanda i ka dhënë “Po”-në Shqipërisë për hapjen e negociatave për integrimin e saj në BE, duke shtuar se janë përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

LEXO EDHE:  Teksas, 192 të pandehur për konfliktin mes motoçiklistëve

LEXO EDHE:  Teksas, 192 të pandehur për konfliktin mes motoçiklistëve

Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës”, shkruan Xhaçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE