Connect with Us

Nesër gjyqi/ SPAK kundër Lapsi.al për “patronazhistët”

Aktualitet

Nesër gjyqi/ SPAK kundër Lapsi.al për “patronazhistët”

Publikuar

-

Nesër në orën 13:30 në gjykatën e Posatçme të Apelit do të zhvillohet seanca gjyqësore mes Lapsi.al dhe Prokurorisë Speciale, SPAK, lidhur me pretendimin e kësaj të fundit për të sekuestruar serverat, kompjuterat dhe celularët e gazetarëve që publikuan vjedhjen e  të dhënave të 910 mijë qytetarëve të kryeqytetit për interesat elektorale të partisë Socialiste.

Kjo seancë që do të drejtohet nga gjykatësi Dhimitër Lara po zvillohet pas ankimimit në apel të Lapsi.al që u detyrua me një vendim të shkallës së parë të dorzonte provat duke rrezikuar të identifikonte burimin e tij të informacionit.

Pas publikimit të të dhënave  personale dhe emrat e patronazhistëve që survejonin qytetarët e Tiranës, SPAK shkoi në zyrat e Lapsi.al.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela përgjigjet për 4 pyetje/ Revoltat e Bashës, shkarkimin e Metës, SPAK dhe korrupsioni shtetëror

Hetimi nisi pasi portali “Lapsi.al” publikoi emrat e disa figurave publike, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve pretendohet se kanë përfunduar në kompjuterët e Partisë Socialiste. Sipas portalit bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës, nga mosha 19 deri në moshën 99 vjeç.

Dokumenti përmbanin të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës, dhe përmes një sistemi “patronazhi” krijohen ide paraprake mbi votën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

I ftuar sonte në ABC news ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

“Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  Publikohet lista me emrat/ 103 deputetë përfituan nga 760 USD dieta në korrik për udhëtime brenda vendit

LEXO EDHE:  Privatizimi i ish-klubit Partizani/ Tre gënjeshtrat pse padia e Taulant Ballës nuk qëndron

Që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues.

PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është i ftuar sonte në ABC news ku po diskutohet për situatën paszgjedhore ku Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të PD, dhe se sot përfaqëson minorancën.

“Ka marrë më pak se 30% të votave të antarsisë. Lulzim Basha kur ka kandiduar për herë të parë në 2013, gjëra e parë që ka kërkuar kanë qene listat e antarsisë dhe i janë dhënë.

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat/ Kush është kryesia e PD në Librazhd

LEXO EDHE:  Emrat-Skandali me nënshtetësinë/ Meta paraqiti si ‘heronj’ 382 zyrtarë e biznesmenë të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

Janë 30 mijë anëtarë të Forumit Rinor që nuk janë përfshirë në lista, se nuk i konsideron anëtarë të PD.

E dyta, PD ka organizim zyrtarë e në Diasporë, as ata nuk u përfshinë.

Numri real i anëtarëve është 10-15 më shumë se ata që u përfshinë.

Zoti Basha përfaqëson minorancën e antarësisë, shumica nuk e ka votuar, ka pas një proces bojkoti”, shtoi Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë.

Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën dhe do të vendosin në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.

Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.

LEXO EDHE:  Privatizimi i ish-klubit Partizani/ Tre gënjeshtrat pse padia e Taulant Ballës nuk qëndron

LEXO EDHE:  KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK/ Ja kur betohen tek Presidenti

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.

Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, qytetarët e atyre vendeve që nuk janë në listën e sigurt, kanë ende nevojë për pëlqimin e vendit pritës, ndërsa leja nuk kërkohet për ata që vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurt.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin./ REL

LEXO TE PLOTE