Connect with Us

Nëna u la një thesar dhe një amanet në zarf që të hapej pas të 40-ave/ Shërbëtorja ua vodhi të gjitha

Politikë

Nëna u la një thesar dhe një amanet në zarf që të hapej pas të 40-ave/ Shërbëtorja ua vodhi të gjitha

Publikuar

-

Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sherre”.

E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.

Por amaneti i saj, është rrëmbyer nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat. E gjithë kjo histori, u kallëzua në Policinë qendrore, nga F.XH., e cila tregoi kamerat e sigurisë në banesë, si dhe faktin se pas të 40-ave, fëmijët shkuan te sirtarët e mbyllur, por i gjetën bosh.

Pas kërkimeve të pasardhësve, ata kanë zbarkuar në banesën e shërbyeses, e cila i qëndroi pranë ditët e fundit të jetës, ku dhe gjetën të mbyllura në zarf 49 mijë e 500 euro dhe 6.000 mijë lekë. Shërbyesja ka pranuar që i kishte vjedhur dhe ende nuk i kishte hapur zarfet, ndërsa policia, pa një pa dy, firmosi arrestimin e saj.

Në dosje thuhet se si F.XH., u paraqit në drejtorinë vendore së bashku me një sërë kamerash sigurie, në njërën prej të cilave shfaqet një grua, duke hapur sirtarët me një thikë.

“Deri në janar të këtij viti, kam jetuar me nënën time, për shkak të angazhimeve familjare nuk mundja t’i shërbeja, ndaj punësuam një shërbëtore që është gruaja e një kushëriri të largët. Punonjësja quhet A.XH.,”,  – nis rrëfimin në polici 65-vjeçarja, nëna e të cilës ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

“Nëna ime pensioniste nuk kishte dëshirë dhe besim t’i linte lekët në bankë, tërë kohën, kursimet e saj i ruante në një vend të posaçëm. Lekët i kishte të sistemuara në zarfe dhe dua të them se sa herë kërkonte, ia rregulloja në valutë euro. Nëna më thoshte, kur të vdes ja ku i ke lekët, merrini pas të 40-ave të mia, keni lekë dhe për varrimin tim”.

Denoncuesja kujton se pas ceremonisë mortore kur mbushën të 40-at, pasardhësit u kthyen në shtëpi dhe shkuan tek vendi sekret i të moshuarës, por kur hapën sirtarët i gjetën bosh.

“Për arsye se nëna ishte me sklerozë dhe që së fundmi edhe unë doja të kontrolloja punën e shërbyeses, kisha vendosur kamera sigurie në banesë.

Dua të them se kamerat ç’aktivizoheshin nga A.XH., shërbëtore në shtëpinë tonë. Ne e vërejtëm këtë gjë dhe nuk i thamë gjë zonjës, por bëmë një modifikim tek priza e kamerës që ajo të ishte aktive. Nëpërmjet tyre, ne pamë veprimet e saj se çfarë kishte bërë ditët e fundit”.

Sipas policisë, shërbëtorja shfaqet në kamera kur kontrollon çantat, sirtarët dhe një komodinë.

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobit 729 qytetarë që lëviznin pa maskë, respektohet ora policore

“Në datën 16 prill, kamera e sigurisë fikson veprimet e punonjëses A.XH., e cila me një thikë me vete, hap një sirtar të mbyllur me çelës. Nga pamjet, duket që A.XH., merr zarfe në duar”, – vijon vajza e të moshuarës.

Kjo e fundit, i thotë policisë, sipas burimeve të sigurta, se pasi ka këqyrur këtë veprim në kamera, ka njoftuar të gjithë pasardhësit e tjerë. Dy dhëndurët, mësohet se menjëherë janë nisur për në banesën e shërbëtores.

“I treguam pamjet filmike dhe shërbëtorja që ishte bashkë me të shoqin, u ngrit, hapi dollapin dhe na ktheu në zarfe paratë e nënës. Ishin në vlerën e 49 mijë e 500 eurove, ashtu siç i kishte lënë nëna në tre zarfe. Ishin nga 10 mijë euro dhe 19 mijë euro në portofol”, – shprehen për policinë pasardhësit.

Denoncuesja kryesore, hedh dyshime për shërbëtoren hajdute, se ajo, veç shtëpisë dhe amanetit të të ëmës, mund të ketë vjedhur edhe banesën e vajzës, ku A.XH., shkonte shpesh për të pastruar.

“Shtëpia e vajzës ndodhet në rrugën e Kavajës dhe përpara një viti asaj i humbën sende me vlerë dhe para në valutë lek. Dyshimet për këtë shtetase, bien pasi ajo doli që vodhi lekët e amanetit të nënës”.

Për dyshimin më të fundit, gruaja la mbi tavolinën e agjentëve të krimeve një ‘Usb’ të kuqe, që vetë trashëgimtarët e kishin sekuestruar ditën kur shkuan në banesën e saj dhe morën amanetin e nënës.

Shërbëtorja justifikohet

Pasardhësit këmbëngulin se e denoncuan, jo për shkak të vlerës monetare, por se shërbyesja shkeli amanetin e nënës. Gruaja e moshës 50 vjeçe, është nga qyteti i Korçës dhe jeton në kryeqytet. Ajo përfundoi në pranga pasi u pyet në polici së bashku me të shoqin.

“Unë nuk di gjë fare. Tani e mësoj çfarë ka ndodhur dhe nuk mund ta besoj që A.XH., ka bërë diçka të tillë. Ishte shumë e përkushtuar dhe e shqetësuar për shëndetin e të moshuarës. Si mund ta bëjë gruaja ime diçka të tillë”, – i përgjigjet me pyetje policisë bashkëshorti.

Shërbëtorja e të moshuarës bëhet me dije se nuk ka mohuar asnjë nga veprimet e saj.

“E bëra, se si as vetë nuk e di. Por pasi i mora, i mbylla në sirtar dhe as që i kam hapur, as zarfet dhe asgjë tjetër. Nuk doja të dija sa ishin dhe sa para kishte aty. Jam tepër e penduar dhe lutem që të më falin”, – deklaron korçarja, e cila thuhet se punonte si pastruese në disa banesa.

“Vetëm zarfet në sirtar kam marrë, për denoncimin tjetër dua të them se është i pavërtetë. Nuk i kam vjedhur unë lekët dhe bizhuteritë e vajzës së kallëzueses. Nuk e di se si ‘Usb’-ja e vajzës gjendej në ato sirtarë”, – shton gruaja, e cila përfundoi nën arrest, ndërsa paratë e amanetit iu kthyen fëmijëve./SI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  3000 euro një minë me telekomandë/ Policia u prish pazarin tre personave

LEXO EDHE:  Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht 14 persona

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i vizës së Bashës për shkak të lobimit rus?/ Harxhi: Institucionet në SHBA nuk janë shaka

Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Edith Harxhi, ka folur sërish për deklaratën e saj se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

Harxhi tha se Basha edhe mund të shkojë në SHBA si turist, por sipas saj, nuk mund të shkojë si zyrtar i PD-së, apo si politikan.

Unë nuk mund të them se zoti Basha ka problem si turist në SHBA, ai mund të udhëtojë si turist, mund të jetë i lirë për këtë, por nuk e di sesa mund të udhëtojë ai si kryetar i PD-së. Nuk mund të hamendësoj dhe nuk do ta dëshiroja që kryetari i PD-së të ishte në listën e zezë të zotit Biden”, u shpreh ajo në “Repolitix”, ndërsa u pyet nëse refuzimi i vizës së Bashës ka lidhje me lobimin rus.

“Mesa di unë afera është mbyllur në Shqipëri me një vendim të gjykatës së Apelit. Çështja mund të jetë e hapur në SHBA dhe mesa di unë ka qenë e hapur më parë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lobimi në çfarëdolloj forme me para, e cila impolikon presidentin në detyrë, ishte një fotografi, por implikonte presidentin në detyrë dhe sidomos ajo çka u tha në media që ishte diçka e lidhur me lobime që vinin nga burime të panjohura apo të papëlqyera, natyrisht që do përbënte një problem të madh për një President në detyrë.

Institucionet ligjzbatuese në SHBA nuk janë shaka, ata natyrisht veprojnë çdo moment. Mbit ë gjitha, uynë sot i drejtohem zotit Basha dhe e pyes, është e deklaruar sot në fara, që është departamenti i Drejtësisë, është e deklaruar edhe sot po të hyni, me firmën e Lulzim Bashës është bërë bnjë kontratë në SHBA për një kompani lobuese në atë kohë 675 mijë dollarë, lobim për PD. Më falni është lobuar gjë për PD-në se unë nuk kam parë për PD të jetë bërë edhe një vizitë.

E para, ku i ka gjetur zoti Basha këto para. E dyta, është për çfarë kanë shkuar, ku kanë shkuar këto para se unë nuk shoh lobim, se unë lobim quaj kur kryetari i partisë sime me një pjesë të grupit parlamentar të bëjnë një vizitë në muaj në SHBA. Atë quaj lobim unë, po të mos vizitosh Uashingtonin  4 vjet nuk është lobim”, theksoi Harxhi më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i vendimeve  gjyqësore/ Ballanca “shigjeton” qeverinë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit.”- tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE