LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministret e reja që morën detyrën

5 Maj 2021, 20:48, Politikë CNA
Ndryshime në qeveri/ Kush janë dy zëvendësministret e reja

Këshilli  i Ministrave ditën e sotme ka miratuar ndryshime të rëndësishme në qeveri.

Aspasjana Kongo, zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është liruar nga kjo detyrë dhe vendin e saj e ka zënë Bora Muzhaqi, e cila ka qenë zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste dhe njëkohësisht edhe kandidate për deputete.

Po ashtu ndryshim ka pësuar edhe ministria e Mbrojtjes, ku Dallëndyshe Bici emërohet zëvendësministe e Mbrojtjes, e cila ishte edhe kandidate për deputete në qarkun e Tiranës.

Këto ndryshime janë firmosur nga zëvëndës kryeministri Erion Braçe ne mungesë të kryeministrit Edi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga