Connect with Us

Ndarja nga jeta e Guljelm Radojës/ Rama: Lamtumirë i dashur mik!

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Guljelm Radojës/ Rama: Lamtumirë i dashur mik!

Publikuar

-

Rama jep lajmin e mirë/ Vaksinohen 500 mijë shqiptarë kundër Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Guljelm Radoja.

Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto bardh e zi të aktorit, ndërsha shkruan: Lamtumirë i dashur mik.

Aktori i njohur, Guljem Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.

LEXO EDHE:  "Na fëlliqe o turpi i kombit”/ Komentuesit masakrojnë Ramën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vModerna si dozë të dytë vaksine kundër COVID-19 ndërsa të parën e mori AstraZeneca.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë pasi mori dozën e parë në Prill.

Zëdhënësi i Merkel ka publikuar në rrjetet sociale foton e certifikatës së vaksinës.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Znj. Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Nuland takon Nishanin e Ramen, bisedohen marredheniet dypaleshe

LEXO EDHE:  "Rama dhe Meta mes dashurisë dhe urrejtjes"/ Cili është mesazhi që i çoi dje Presidenti

Në Mars, Gjermania bashkë me vende të tjera evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas një numri rastesh vdekjeje nga mpiksja e gjakut.

Më parë, Gjermania kishte ndaluar marrjen e vaksinës për persona mbi 60 vjeç, por tashmë është ndaluar për të gjithë të rriturit.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Diplomacia italiane inkurajon bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë bisedimet në një frymë të hapur për të arritur rezultate pozitive nga ky proces.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqësit e intitucioneve. Zoti Di Maio që erdhi në Kosovë nga vizita në Serbi tha se mbështetja euro-atlantike për bisedimet është një mundësi e mirë për Kosovën dhe Serbinë.

“Lehtësimi nga Bashkimi Evropian dhe mbështetja e fortë nga Shtetet e Bashkuara janë një mundësi e madhe historike për dy vendet. Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asgjë, bisedimet përkundrazi do të shërbej vetëm në përforcimin statusit të saj në nivel ndërkombëtar”, tha ministri i jashtëm Italian, duke bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku kundër barrierave dhe të arrihet një pajtim në rajon.

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet, që aspirojnë integrimet evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan javën e kaluar për herë të parë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve por pa asnjë rezultat.

Duke raportuar për bisedimet me Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u tha sot deputetëve të parlamentit serb se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

LEXO EDHE:  “Rama dhe Meta mes dashurisë dhe urrejtjes”/ Cili është mesazhi që i çoi dje Presidenti

LEXO EDHE:  "Rama dhe Meta mes dashurisë dhe urrejtjes"/ Cili është mesazhi që i çoi dje Presidenti

“Mos u gëzoni me konfliktin e ngrirë, për fat të keq kam frikë se ai do të mbetet ashtu, frikësohem”, tha ai duke nënvizuar se një marrëveshje kompromisi është e vetmja zgjidhje, ndonëse nuk tha se cili mund të jetë ai.

“Ajo që është problem, më i madhi që e shoh sot si president i Serbisë është se unë nuk shoh zgjidhje, nuk e shoh se si do të dukej kjo zgjidhe e kompromisit dhe nuk shoh qëllim nga pala tjetër për diskutim”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj. Por, kërkon nga Kosova që të zbatoj marrëveshjet e arritura në Bruksel posaçërisht atë për themelimin e Asociacionit të komuanve me shumicë serbe.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo mundësi që të krijohet një asociacion një etnik në Kosovë. Kryeministri Kurti nesër pritet të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris, në një përpjekje për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedimet ndërmjet të cilëve pritet të vazhdojnë në fund të muajit korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të ish-deputetit socialist/ Rama dhe Basha po largojnë Shqipërinë nga Europa

LEXO EDHE:  "Rama dhe Meta mes dashurisë dhe urrejtjes"/ Cili është mesazhi që i çoi dje Presidenti

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE