Connect with Us

Mbillnin fara cannabis sativa/ Arrestohen dy të rinj, një tjetër në kërkim

Kronika

Mbillnin fara cannabis sativa/ Arrestohen dy të rinj, një tjetër në kërkim

Publikuar

-

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po merreshim me kultivimin e bimëve narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç.

LEXO EDHE:  Në lokalin e tij konsumohej kokainë/ Arrestohet pronari në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE