LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur Aguero premtonte Champions League në vitin 2014

5 Maj 2021, 07:06, Sport CNA

Mançester Siti u kualifikua për herë të parë në histori në Ligën e Kampioneve, teksa do të presë fituesin e çiftit Çelsi-Real Madrid.

Megjithatë menjëherë pas kualifikimit të Sitit, në mendjet e tifozëve të Sitit ka ardhur një deklaratë e bërë nga sulmuesi i tyre, Serxho Aguero në vitin 2014. Asokohe sulmuesi argjentinas, i dashuruar me skuadrën angleze, para tifozëve deklaronte: ?Unë do të qëndroj këtu deri sa të fitojmë Ligën e Kampioneve.?

Tashmë fitimi i trofeut është vetëm një ndeshje larg, teksa Aguero ka njoftuar zyrtarisht largimin në fund të sezonit. Në këtë situatë, tifozët e Sitit kanë filluar të ëndërrojnë për fitimin e Champions-it, ku do të ishte si një profeci e sulmuesit.

Lajmet e fundit nga