Connect with Us

Krisje e aleancës me PD?/ Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimarrjen

Politikë

Krisje e aleancës me PD?/ Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimarrjen

Publikuar

-

/

Kanë nisur krisjet e para mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas disfatës që pësuan në zgjedhjet e 25 prillit, ku dy partitë opozitare hynë me lista të ndara për të maksimizuar votën, por që në përfundim rezultuan fatale.

Por tashmë opozita e pranon se ka marrë vendime të gabuara.

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj e pohoi diçka të tillë.

Në një intervistë për Vizion Plus ajo tha se për shkak të këtyre vendimeve të gabuara, PD-LSI mund të rishikojnë vendimmarrjen.

LEXO EDHE:  "T'i mprehin cfurqet” / Kërcënon Meta: Do t'i ndjekim këmba këmbës horrat

Mund të flasim për shumë vendime të gabuara, por ende nuk është koha për të folur për vendimet e gabuara, vendime që datojnë këti e 2-3 vite përpara. Nuk është koha kjo tani, është me e rëndësishme të kuptojmë dhe dokumentojmë çfarë ndodhi me zgjedhjet e më pas të futemi në analiza e të rishikojmë vendimmarrjen”, tha Mehmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Njëri e blen, tjetri e ka pronë private”/ Kulluri shigjeton Ramën dhe Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka komentuar situatën politike në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se vendi është në këtë gjendje pasi tre partitë kryesore drejtohen nga njerëz që e blejnë, emërohen dhe që e shohin partinë si pronë private.

Në këtë mënyrë ai ka shigjetuar Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama.

LEXO EDHE:  Berisha apelon/“Të gjithë në protestë para selisë së PD”

LEXO EDHE:  Skema e ndihmës ekonomike/ Rama nxjerr zbuluar Bashën



Jemi në këtë gjendje edhe sepse 3 partitë kryesore i drejtojne: një që e ka blerë, tjetri që e kanë emëruar, kurse të tretët e kanë pronë private! Dhe fajin na e kanë amerikanët!”, shkruan Kulluri./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U propozua si kandidat i PD-së për 6 marsin/ Nënkryetari i Shkodrës merr vendimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Nën kryetari i Bashkisë së Shkodrës Ardit Qylybyli u propozua si një prej kandidateve për tu votuar në primaret e së dielës.

Pasditen e sotme, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku teksa shpreh mirënjohje thekson se mbështet kandidaturat e tjera demokrate.

Ai shton se është i bindur se me 6 mars, demokratët e qytetarët shkodranë, do të bëjnë zgjedhjen më të mirë pikërisht duke filluar nga primaret e 30 janarit.



Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar dhe ndjehem i vleresuar per mbeshtetjen qe me kane dhene demokratet e Shkodres duke me propozuar per garen e primareve. Aktualisht, une jam zevendeskryetar ne detyre i Bashkise Shkoder. Pasi jam njohur me emrat e kandidateve te tjere per primaret, kam vendosur te terhiqem nga votimi i dites se diel per Bashkine e Shkodres.

Kjo terheqje eshte ne funksion te perqendrimit te demokrateve ne nje numer me te vogel kandidatesh te mundshëm, por edhe te mbeshtetjes te kandidaturave qe une gjykoj se kane dhe duhet te kene jo vetem mbeshtjen e demokrateve por edhe qytetareve shkodrane. Si deri me tani, do te vazhdoj angazhimin tim maksimal per bashkine, demokratet dhe qytetaret e Shkodres. Jam i bindur se me 6 mars, demokratet e qytetaret shkodrane, do te bejne zgjedhjen me te mire pikerisht duke filluar nga primaret e 30 janarit, guri i themelit i fitores sone te perbashket. Na prifte e mbare te gjitheve bashke per te sotmen e te nesermen e Shkodres, shtepise sone të përbashkët!”, tha ai./E.K-CNA.al  

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zyrtarizohen kandidatët e 6 marsit/ Kryesia e PS shpall emrat

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije në një deklaratë për media se kandidat për kryebashkiak të Dibrës do të jetë Rahim Spahiu.

Në Shkodër si kandidate do të jetë Majlinda Angoni.

Në Bashkinë e Vorës do të jetë si kandidat Blerim Sheraj, emri i këtij të fundit u prezantua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  Basha nga çadra e protestës/ Të largohet me çdo kusht Rama

LEXO EDHE:  Spaho vijon fushatën në Korçë/ Iu bën premtimin e madh qytetarëve



Edison Memolla do kandidojë nga PS për Bashkinë Rrogozhinë.

Në Durrës për socialistët do garojë kryetarja e komanduar në detyrë Emirjana Sako.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS dhe drejtuesi i qarkut të Fierit, Taulant Balla u shpreh për mediat se emrin për kandidatin e Bashkisë Lushnje do e prezantoj ditën e martë./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE