Connect with Us

Kosova me sytë nga donatorët për vaksina

Kosova & Rajoni

Kosova me sytë nga donatorët për vaksina

Publikuar

-

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka mundur të nënshkruajë ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe çdo vaksinë e siguruar deri tash, është donacion nga Bashkimi Evropian ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Kosovë, të mërkurën, më 5 maj, rinisi procesi i imunizimit me 4,680 dozat e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se donacionet janë të mirëseardhura dhe vijnë në bazë të mundësive të shteteve të tjera. Por, Qeveria e Kosovës, thotë ai, duhet të angazhohet për të blerë vaksina me paratë e buxhetit të Kosovës dhe në këtë drejtim, ekzekutivi duhet të jetë transparent.

“Ne shumë pak jemi të informuar. Javën e kaluar kemi biseduar me ministrin e Shëndetësisë (Arben Vitia). Ai ka treguar disa dëshmi se janë në rrugë të mirë dhe në fazën përfundimtare për kontraktim nga buxheti dhe blerjen e këtyre vaksinave. Në një mënyrë është dëshmuar se kjo do të ndodhë gjatë muajve të vijim”, shprehet Sejdiu.

Me dozat e deritashme të vaksinave janë imunizuar një numër i punonjësve shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi moshën 75-vjeçare.

Haxhiu: Qeveria po injoron situatën më pandemi

Qeveria e Kosovës është duke neglizhuar procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit për shkak të paaftësisë së saj, thotë Bekim Haxhiu, anëtar në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës. Imunizimi i masës, thotë ai, nuk mund të ndodhë me donacione.

“Qeveria është duke injoruar situatën dhe po tregohet neglizhente në sigurimin e kontratës për vaksina. Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka kontratë me asnjë prodhues të vaksinave ose partnerë të tyre për furnizim më vaksina”, tha Haxhiu për Radion Evropa e Lirë.

LEXO EDHE:  Përplasja mes Serbisë e Malit të Zi/ Vuçiç anulon vizitën në shtetin fqinj: Duan të na asimilojnë

Deputeti Bekim Haxhiu, në mesin e muajit të kaluar është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Haxhiu tha se takimi ka pasur për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të ndihmojë në sigurimin e vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer. Që nga ky takim mes Haxhiut dhe Vitisë, ende nuk ka ndonjë njoftim për marrëveshje konkrete.

Varhelyi: Pandemia përfundon pasi të vaksinohemi të gjithë

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse janë afër arritjes së ndonjë kontrate me kompani që prodhojnë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me komisionerin e lartë të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të stafit shëndetësor në Kosovë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Komisionari Varhelyi tha se ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por është i lumtur që sheh njerëzit duke u vaksinuar.

Ai tha se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, dërgesa e radhës do të arrijë në Kosovë në muajin qershor dhe me këto doza do të mund të vaksinohet i gjithë stafi shëndetësor.

Kurti: Qeveria është duke u angazhuar në sigurimin e vaksinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq tha se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar për sigurimin vaksinave për të imunizuar 60 për qind të popullsisë. Sipas Kurtit, synohet që deri para verës të vaksinohen grupet e rrezikuara.

“Qeveria është duke punuar pa u ndaluar për të rritur sigurimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejtë në përmbushjen e këtij qëllimi. Ne jemi të bindur se në bashkëpunim më vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do të mund të vazhdojmë të përfitojmë nga ky mekanizëm i pakos ndihmëse përmes marrëveshjeve të mëtejme”, theksoi Kurti.

Opozita: Kurti dështoi në menaxhimin e pandemisë

Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e koronavirusit./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Luigi di Maio vizitë zyrtare në Kosovë/ “Qëllimi ynë është stabilizimi dhe demokratizimi përfundimtar”

Publikuar

-

Nga

Luigi di Maio vizitë zyrtare në Kosovë/ “Qëllimi ynë është stabilizimi dhe demokratizimi përfundimtar”

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Di Maio ka marrë pjesë në seancën plenare në Kuvendin e Kosovë.

Në fjalën e tij, Luigi di Maio theksoi se mbajtja e kontakteve dëshmon vullnetin për zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Ky dimension bashkëpunimi dypalësh së shpejti do të rritet. Në takimet e mia të sotme pata mundësinë të thelloj bashkëpunimin mes vendeve tona. Ju e dini mirë se mund të mbështeteni plotësisht tek Italia. Historia ka treguar se ajo që ndodh në këtë pjesë të kontinentit europian ka pasoja të menjëhershme në Europë dhe kjo kërkon pjesëmarrje aktive”, tha Di Maio.

LEXO EDHE:  Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth/ Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar

LEXO EDHE:  Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth/ Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar

Gjithashtu gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dy raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy rastet rezultuan pas testimit të 1,328 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 14 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 162.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,655 raste pozitive. Prej tyre, 2,252 pacientë kanë vdekur dhe 105,241 janë shëruar.

LEXO EDHE:  Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth/ Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar

LEXO EDHE:  Përplasja mes Serbisë e Malit të Zi/ Vuçiç anulon vizitën në shtetin fqinj: Duan të na asimilojnë

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 134,391 vaksina.

Mbi 19,000 vetë janë vaksinuar me nga dy doza./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Borrell informon ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur të hënën (21 qershor) takimin e tyre në Luksemburg gjatë së cilit do të trajtojnë një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim pritet që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së, Josep Borrell të njoftoj ministrat e 27 vendeve anëtare edhe me detajet e takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq që u zhvillua javën e kaluar në Bruksel.

Borrell, së bashku me të dërguarin e posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak, ishin mikpritës të këtij takimi të parë mes këtyre dy liderëve. Por, sipas burimeve diplomatike në Bruksel “Borrell nuk ka edhe shumë gjëra për të thënë” sepse takimi nuk ishte edhe aq produktiv duke pasur parasysh se palët kanë paraqitur qëndrime krejtësisht të ndryshme.

Gjithsesi BE-ja e sheh si të rëndësishëm vet faktin se takimi është mbajtur dhe se nga fundi i muajit korrik do të zhvillohet edhe një takim tjetër i këtyre dy liderëve.

Ndonëse ishte paralajmëruar muajin e kaluar se në këtë takim të ministrave të jashtëm do të ketë diskutime për rajonin e Ballkanit Perëndimor, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë sepse nuk ka pasur ndryshime që do të mund të krijonin hapësirë për ndonjë debat të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Mbi 39 milionë amerikanë kanë marrë dozën e parë

LEXO EDHE:  Manastirliu jep njoftimin/ “Të shtunën mbërrijnë 40 mijë doza AstraZeneca

Nesër, megjithatë do të diskutohet për procesin e zgjerimit në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së por pa ndonjë vendim të rëndësishëm.

Tashmë, sipas burimeve diplomatike, janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit por vendimet për një hap të tillë merren në Këshill vëtëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare pajtohen me një gjë të tillë.

Nesër do të zhvillohen edhe të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi si dhe BE-së me Serbinë. Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues./REL

LEXO TE PLOTE