LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala: Tri vrasjet e bujshme që dëshmuan se krimi vë balancat politike!

5 Maj 2021, 12:48, Aktualitet CNA
Klodiana Lala: Tri vrasjet e bujshme që dëshmuan se krimi vë

Gazetarja Klodiana Lal aka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se për fat të keq në vendin tonë balancat politike i vendos krimi i organizuar.

Sipas gazetares Lala, një gjë të tillë e kanë dëshmuar tre vrasje të bujshme, që ndodhën në vend para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit, si ajo e Edmond Çekiçit në Durrës, e Bardhok Pllanajt në Shkodër dhe e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

?Fushatës elektorale apo zgjedhjeve të 25 prillit iu paraprijnë tri ngjarje të rënda kriminale. E para, në Durrës, vrasja e Edmond Çekiçi, ishte ngjarja e Shkodrës, ku u ekzekutua Bardhok Pllanaj, dhe ngjarja e tretë edhe më e rëndë, ajo e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani. Nisur nga këto tre ngjarje kuptohet se balancat politike i vendos për fat të keq krimi i organizuar. Ky është fakt, se e ka thënë vetë ish-ministri i Brendshëm, që sot ka thyer herësin.
Unë dua të di si erdhi në pushtet djali i Aqif Rakipit, që iku nga Parlamenti nga ligji i dekriminalizimit. Cili është kontributi i një djali që thyen herësin dhe lë jashtë emra të njohur dhe me kontribut? Të tre ngjarjet që përmenda do duhet të kenë përgjigje nga Prokuroria. Krimi i organizuar nuhat pushtetin dhe është i predispozuar të lidhet me të, sepse aty është ?torta? më e madhe?, u shpreh Lala në emisionin ?Pikat mbi i?./CNA.al

Lajmet e fundit nga