LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Këtë mandat qasje tjetër me opozitën”/ Balla: Shkarkimit të Metës do i shkojmë deri në fund!

5 Maj 2021, 10:39, Politikë CNA
“Këtë mandat qasje tjetër me opozitën”/ Balla:

 

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Ball aka folur nga Elbasani ku mori pjesë në ceremonin e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit.

Balla komentoi edhe deklaratat e opozitës për të mos njohur zgjedhjet e 25 Prillit. Balla tha se gjatë këtij mandati të ri qeveria do të ketë një qasje të re me opozitën pasi edhe kjo e fundit ka një rol të rendësishëm për çuarjen përpara të reformave.

?Sot është dita e dëshmorëve dhe sështë dita të merremi me opozitën, ajo që tha Rama është se gjatë këtij mandati të ri do kemi një qasje tjetër me opozitën dhe do të punojmë sa më shumë për punët e rëndësishme që na presin dhe opozita ka rolin e saj të pazëvendësueshëm në shumë reforma të rëndësishme që duhet të çojmë përpara dhe kontributi i tyre në Kuvend është i mirëseardhur?, tha Balla.

I pyetur nga gazetarët lidhur me nismën e shkarkimit të Presidentit, Balla u shpreh se ky proces do të shkojë deri në fund.

?Të jeni të sigurt se ne këtë proces do ta çojmë deri në fund?, shtoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga