Connect with Us

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Politikë

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Publikuar

-

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv. Kryeministri, Erion Braçe i cili kandidoi si deputet në qarkun e Fierit, ka falenderuar të gjithë mbështetësit, pasi KQZ miratoi rezultatet e 25 prillit.

Ndërkohë që ka marrë edhe përgjegjësinë për mosarritjen e objektivit, pasi ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2017, në këtë qark PS arriti të merrte 9 mandate nga 10 që kishte.

 “Ne nuk i arritëm objektivat që kishim në raport me qëllimin e shpallur në vota e mandate! Numri i jashtëzakonshëm i fletëve të votimit shpallur të pavlefshme – 13.56% në Bashkinë Divjakë, ndikoi në rezultat gjithashtu. Kjo është përgjegjësia ime. Politike, organizative, morale gjithashtu.

Ndaj me takon mua t’i kërkoj ndjesë publike drejtuesit politik të PS në Qarkun Fier, Gramoz Ruçit, çdo socialisti që bëri më shumë se në e priti më shumë nga ne”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Hoqi bllokimin e resortit të njohur në Dhërmi/ Erjon Braçe kërcënon gjyqtarin e Vlorës

Nga ana tjetër, ai flet edhe për ata që sipas tij kanë dashur “të fitojnë duke grabitur pronën publike e private” duke thënë se janë kundërshtarët e tij.

Braçe  shprehet se në mandatin e ardhshëm duhet të punohet më shumë për njerëzit e zakonshëm dhe bujqit pasi “një grusht tregtarësh i grabisin e dhunojnë çdo ditë, ashpër, pa respekt për mundin e djersën e tyre dhe veç me një qellim-fitimin personal.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Braçe këshillon si të kalojmë kohën/ “Mos u puthni nga tre herë në faqe, e di që është e vështirë”

LEXO EDHE:  Tentuan të vjedhin dyqanin e celularve në Fier arrestohet autori i tretë

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Analisti Arjan Vasjari foli mbrëmjen e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe të presë opinionin e Komisionit të Venecias.

Vasjari tha se Gjykata Kushtetuese gjendet në një pozitë shumë të vështirë, pasi theksoi se në fund duhet një vendimmarrje e drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve.

Gjithmonë prononcimet për drejtësinë në tërësi, por për Gjykatën Kushtetuese janë delikate, veçanërisht që ne presim produkte prej saj. Nëse do të pranonim se është produkt gjysmë i gatshëm. Është e vërtetë se Komisioni i Venecias ka një qëndrim të saj me zgjedhjet lokale (30 qershorin). Ajo që konstatoj është se Kushtetuesja ndodhet përballë një vendimmarrje, e cila nuk është një çështje që ka të bëjë me reputacionin e saj, por do duhet të marrë një vendim të drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ngelet një gjykatë e re. Në historinë e Shqipërisë, nuk i ka ndodhur një gjykate që të merret me çështje kaq komplekse”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik.

“Nga ana tjetër politika s’po e lë të qenë Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha palët kërkojnë që të involvojnë gjykatën për të zgjidhur një konflikt politik. Të gjithë e kanë ‘kapur prej xhakete’ Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkojnë që të zgjidh konfliktin politik. Por vendimin më të qartë e jep Komisioni i Venecias. Për mua është më e thjeshtë që të shkarkosh presidentin si vendimmarrje. Pozicioni i Gjykatës Kushtetuesja është i thjeshtë, por qëndrimi që do të mbajë për zgjedhjet lokale, do të ishte jo thjesht në një presion politik, por mendoj se me të gjitha rastet do të kërkonte opinion nga Venecia, edhe pse e ka dhënë një opinion për këtë çështje. Në Komisionin e Venecias shkon vetëm një gjë; nëse akti i dekretit të Presidentit është akt individual. Pas kësaj qëndron legjitimohem apo jo zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është momenti më i vështirë.

LEXO EDHE:  ANALIZA/Ja si i gënjeu sot Ilir Meta shqiptarët për mandatet e LSI

LEXO EDHE:  75 vjetori i çlirmit të Tiranës/ Braçe sulmon opozitën: Po i shpallin luftë SHBA për pushtet

Gjykata Kushtetuese do të involvohet për të zgjidhur çështje legjitimiteti. Është në një pozicion të vështirë. nuk dua që të besoj se ekziston një presion politik. ‘Kushtetuesja’ është maja e sistemit. Kjo si vendimmarrje (për 30 qershorin) është më komplekse se çështja e detit me Greqinë. Gjykata Kushtetuese është në presion nga palët politike. Sot më bëri përshtypje deklarata e një funksionari të PD. Ai ndërtonte gati një insinuatë, ku thoshte; shpresoj që Komisioni i Venecias mos të jetë në presion politik. Kjo është një provë tjetër që gjykata gjendet në presion. Po merr një vendim që do të impaktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shumë dinamika në këtë vend”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Rakipllari: Është absurd, kishim më shumë pritshmëri

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Kushtetuese për 30 qershorin/ Rakipllari: Është absurd, kishim më shumë pritshmëri

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare dhe vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Lidhur me këtë ka folur mbrëmjen e sotme gazetari Robert Rakipllari, i cili e quan vendimin absurd. Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Shqipëria ka investuar shumë të drejtësia e re dhe pret më shumë se kaq.

Ne presim që Gjykata kushtetuese të na japë vendimin jo për të diskutuar mandatin e këtyre, pasi kjo është histori e mbyllur. Por presim që në pikëpamjen institucionale ku është thënë se; ‘në këtë vend nuk do të ketë më dhunë’, por do të zgjidhen çështjet me institucione. Presidenti në ato momente nxori një dekret, ushtroi një të drejtë kushtetuese. Ne kemi bërë debate prej dy vitesh. Por a ka një trupë më të mirë se sa Gjykata Kushtetuese, që të thotë se kjo është e drejtë apo e padrejtë. Është vendim absurd se ne kemi investuar kaq shumë te drejtësia e re, kemi kaq pritshmëri tek Drejtësia, dhe shkojmë tek Venecia.

LEXO EDHE:  Hoqi bllokimin e resortit të njohur në Dhërmi/ Erjon Braçe kërcënon gjyqtarin e Vlorës

LEXO EDHE:  ANALIZA/Ja si i gënjeu sot Ilir Meta shqiptarët për mandatet e LSI

Mund të ndodh edhe ndryshe. Këta zotërinj mund të mblidhen 4 me 3, ose 6 me një dhe mund të thonë; ‘ne nuk e marrim dot një vendim’ dhe e largojnë nga vetja. Ne duam të dimë nëse këto zgjidhje ishin të drejta apo jo. A mund të behën në këtë vend zgjedhje pa kandidatë apo jo?! Mund të shtyjë presidenti apo jo zgjedhjet? Për çfarë e kemi ne drejtësinë e re?! Këtë mund të jetë më të ndershëm se ata, e kanë kaluar vettingun, por nga duhet kompetenca”, u theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE