Connect with Us

Historia e pazakontë/ Gruaja më hidhte valium dhe sillte të dashurin në shtëpi, më rrëfeu vajza e madhe

Sociale

Historia e pazakontë/ Gruaja më hidhte valium dhe sillte të dashurin në shtëpi, më rrëfeu vajza e madhe

Publikuar

-

I ftuar në emisionin “Historia ime” ka qenë Alfred Karaj, 38 vjeç, i cili ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 19 vjeç, një vajzë 12 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 6 vjeç.

Alfredi para 4 vitesh e përzuri bashkëshorten nga banesa pasi sipas tij ajo i kishte sjellë të dashurin në shtëpi ndaj dhe ai e dëboi. Pas divorcit gjykata ia la ne ngarkim fëmijët Alfredit i cili vuan nga epilepsia. Ai thotë se ka bërë gjithçka për fëmijët e tij. Ish-bashkëshortja sipas tij nuk i është përgjigjur kurrë.

Alfred: Kur u martova isha 18 vjeç dhe ajo 16 sepse dy pleqtë i kam pasur invalidë, nuk shihnin. U martova me mblesëri sepse duhet të kujdesej dikush për prindërit. Kam 17 vjet martesë me të.

Mirela Milori: Pse vendose të ndaheshit pas 17 vitesh?

Alfredi: Sepse ma solli tjetrin tek shtëpia. Ajo ma ka hedhur valium gjumi, më ka bërë me stres sepse unë vuaj nga epilepsia.

Mirela Milori: Po fëmijët jetonin në shtëpi dhe ajo fuste të dashurin në shtëpi në prani të fëmijëve?

Alfredi: Po, vajza e madhe e ka ditur komplet si histori.

Mirela Milori: Kur e mësove ti këtë që vinte dikush në shtëpi?

Alfredi: Vajza e madhe m’i rrëfeu të gjitha.

Mirela Milori: Vendosët të ndaheshit, pranoi ajo që kishte një raport tjetër?

LEXO EDHE:  Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Alfredi: Ajo nuk pranoi, por e pranoi ai që ka pasur.

Mirela Milori: Ti shkove në gjykatë, u divorcuat me letra dhe fëmijët kujt ia la?

Alfredi: Fëmijët mi la mua, ajo tha që nuk kam mundësi t’i mbaj dhe qëndroi me atë që kishte. Vinte gjithmonë në orën 12 të natës, nuk kishe se çfarë t’i bëje.

Ai tregon se nuk ka dashur kurrë t’i braktisë fëmijët e tij siç bëri e ëma dhe është munduar që të punojë çfarëdo lloj punë për t’i ushqyer. Madje ai tregon se ish-bashkëshortja i ka nxjerrë namin që mbledh kanaç e hekura, por sipas tij, kjo nuk është një punë turpi.

Mirela Milori: Ku jeton dhe si e ke përballuar jetën?

Alfredi: Unë jetoj në Fushë-Krujë në një dhomë me qira. Unë merrja ndihmë ekonomike 45 mijë Lekë të vjetra, por dy muaj nuk mi kanë dhënë sepse ka mbushur djali 18 vjeç, djali punon në lavazh.

Alfredi tregon se ish-bashkëshortja nuk i ka paguar asnjëherë detyrimet që i ka caktuar gjykata për fëmijët, madje vajza e vogël as nuk e njeh sepse e ka lënë vetëm 2 vjeç. Madje nuk ka fare kontakt me të sepse nuk ia kanë njëri-tjetrit numrin./Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Lamtumirë” shiut/ Surprizat e motit këtë të martë

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për fundjavë?/ Ja si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Moti sot parashikohet me me diell dhe me prani të pakta të vranësirave në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.

Sipas RTSH, valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë:

LEXO EDHE:  "Nuk do vdesësh ti, se do Lali Eri"/ Vajza mbytet në lotë për nënën
LEXO EDHE:  “Nuk do vdesësh ti, se do Lali Eri”/ Vajza mbytet në lotë për nënën

Zona malore       10/24°C

Zona e ulët         11/27°C

Zona bregdetare  15/25 °C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Drejtoresha e QSHA i ‘pret shpresat’ maturantëve/ “Nuk do të ketë ripërsëritje testi”

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e QSHA i ‘pret shpresat’ maturantëve/ “Nuk do të ketë ripërsëritje testi”

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka folur në ABC neës lidhur me protestat e maturantëve për provimin e matematikës.

Ajo tha se nuk do të ketë ripërsëritje të testit, por po shikohet një rishpërndarje e mundshme pikësh.

Më tej ajo ka theksuar se deri më tani janë korrigjuar rreth 8 mijë testime dhe nga të cilat ka pasur disa nxënës të cilët e kanë zgjidhur 100% testimin.

Ajo ka shtuar se ulja e pragut të pikëve për notat, bëhet vetëm pas rezultateve përfundimtare ku do të analizohet nëse testi ka qenë më i vështirë nga pritshmëritë.

Sipas saj nëse ka 25% të nxënësve që e kanë zgjidhur 100% testimin, nuk ka asnjë arsye se pse të ulet pragu i pikëve.

Kujtojmë se sot, ministrja e Arsimit Evis Kushi, është shprehur se Ministria e Arsimit ka rënë dakord që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

“Duhet të biem dakord  për standardin e duhur. Se nëse ka pyetje të caktuara që e kalon normalen duhet të shikohet shpërndarja e pikëve. Dhe është tjetër të gjë të thuash se ka dalje nga programi. Asnjë pyetje. Absolutisht. Asnjë nga mësuesit nuk e ka pranuar që kemi dal. Nuk është artikuluar asnjë rast që të jetë dalë nga programi. KA bërë konsultë me mësuesit dhe shërbimet arsimore. Nuk ka qenë saktësia por pamë me kujdes dhe kam të dhëna edhe për pyetje specifike. Dhe do verifikojmë për pyetjet që kanë pretendime dhe nëse vështirësia e kapërcen atë që parashikojmë dhe nëse ka më pak se 20% që nuk e kanë zgjedhur. Mund të ulim pragun.

Vështirësia përcaktohet nga numri i maturantëve që e kanë zgjidhur pyetjen e vështirë. Por ka maturantë mbi 5 veta që e kanë zgjedhur testin 100% dhe zgjidhet nga një grup i mirë. Në 20% e tyre. Rishpërndarja e pikëve bëhet kudo. Dhe nëse ka deformim të kurbës së shpërndarjes. Kemi korrigjuar 8 mijë nga 27 mijë të gjimnazit. Janë mbi 25% që kanë marrë notën 10. Por do presim të gjithë popullatën. Ka qenë konsultimi që kemi bërë. Se edhe vitin e kaluar janë ulur pragu i pikëve.

Duhet të kesh masë të madhe që kanë dështuar. Por nëse ka një përqindje të madhe që kanë marrë notën 10 mbi 25% apo që kanë marrë nota të mira. Dhe çfarë do bëjmë. Vendimi është vetëm rezultati final. Nëse nuk na rezulton spostim të lartë  ose që testi ka qenë jashtë pritshmërive. Por deri tani nuk më rezulton. Këto maturantë që kanë marrë notën e tyre si tu themi? Në 2014 kemi pasur 10 300 të mbetur dhe nuk u bë asgjë. Dhe nuk ka ndodhur. Ekipi në QSHA e kupton trendin. Janë teste të standardizuara.

Do bëjmë reflektimet tona. Se nuk pretendojmë se jemi ekselent. Kemi pjesën tonë të dritëhijeve si ndërtojmë por është proces dhe përmirësim. Është e njëjta situatë dhe stuhi. Si në Britani si në Holandë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Maturantët i përgjigjen Kushit/ Paralajmërojnë bojkotimin e provimit të radhës

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit bëri të ditur mesditën e sotme që do të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë të provimit të matematikës pas protestave të maturantëve.

Megjithatë, maturantët në Fier, duke folur për mikrofonin e ABC u shprehën se ministrja Evis Kushi duhet të propozojë diçka konkrete ose ata do ta bojkotojnë provimin e radhës, ditën e nesërme.

Siç ata u shprehën, nëse ministrja nuk u ofron një zgjidhje brenda ditës së sotme, vendimi për të bojkotuar provimin do të qëndrojë.

“Jemi të pakënaqur, nuk është diçka konkrete. Sa do ulen pikët? Deri tani janë fjalë, duam diçka konkrete. E duamë më konkrete dhe mundësisht brenda ditës së sotme. Deri tani ky është mendimi,” tha një maturante.

LEXO EDHE:  Pas burrit 8 vjet më të ri/ Këngëtarja na prezantoi me vajzën e saj
LEXO EDHE:  Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Kurse, një tjetër u shpreh se nuk i zënë besë ministres derisa të shohin diçka më konkrete.

“Nuk ia zëmë besën, ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë. Duam të shohim notat dhe sa pikë do ulen.” 

Maturantët “gjunjëzojnë” Kushin/ Tërhiqet Ministria e Arsimit

LEXO TE PLOTE