Connect with Us

Heqja e karantinës për emigrantët/ Rakacolli u përgjigjet akuzave të opozitës, ja pse e morëm vendimin

Politikë

Heqja e karantinës për emigrantët/ Rakacolli u përgjigjet akuzave të opozitës, ja pse e morëm vendimin

Publikuar

-

Heqja e karantinës për emigrantët/ Rakacolli u përgjigjet akuzave të opozitës, ja pse e morën vendimin

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u është përgjigjur akuzave të kandidatëve të Opozitës të cilët e konsideruar vendim politik karantinë dy javore për emigrantët që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

E ftuar në Ora News Rakacolli tha se vendosën ta heqin karantinë pasi javën e fundit janë përgjysmuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19.

“Gjithmonë vendimet bazohen në indikatorët që vlerësojnë epidemologjinë. Në kohën që ne morëm vendimin për karantinë 14 ditore për ata që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia, është sepse kishin numra të lartë të rasteve dhe viktimave.

Por duke qenë se numri i rasteve dhe viktimave javën e fundit është përgjysmuar, ne vendosëm që të hiqet karantina. Brenda muajit do të duket dhe influenca që ka pasur fushata. Por një faktor që ka ndërprerë zinxhirin e infeksionit është edhe vaksinimi. Fushata e vaksinimit do të vazhdojë me intensitet dhe do të përfundojë deri kur të vaksinohet edhe qytetari i fundit. Objektivin e kemi që të mbarojmë sa më shpejt 1 milion qytetarë. Po vazhdojmë përpjekjet që të vijnë edhe vaksina të tjera,”- tha Rakacolli./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Rama: Kjo është një sfidë për ne

Publikuar

-

Nga

Në 30 vjetorin e themelimit të PS, Gramoz Ruçi deklaroi se do të tëhriqet nga politika. Ai nuk do të mbajë më mandatin e deputetit apo poste në PS.

Pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama e falenderoi për kontributin e tij në PS duke treguar se Ruçi do të mbetet këshilltari i tij strategjik.

Do kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve që kishim bërë në planin strategjik. Ai do të mbetet këshilltari im deri në fund. Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës“, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një leksion politik nga Gramoz Ruçi

Publikuar

-

Nga

Një leksion politik nga Gramoz Ruçi

“Në 9 shtator nuk do të ushtoj më mandatin që më ka dhënë partia dhe zgjedhësit në qarkun e Fierit, se nuk do kem ambicjen për të qenë në asnjë organ që partia më ka dhënë në këto 30 vite. Dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi që kam pasur fatin të punoj në këto 30 vite. Të falenderoj Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Të falenderoj me gjithë zemër çdo socialist”, deklaroi sot në mbrëmje Gramoz Ruçi, ikona dhe drejtuesi historik i socialistëve, shpesh i quajtur edhe si njeriu që mbante bashkuar PS-në.

Ruçi është një emër i fortë për socialistët dhe kundërshtarët e tyre, një personalitet që diti të qëndronte në PS për shumë vite si njeriu që bashkonte rrymat, autoritari që gjente konsensusin dhe kishte mbështetjen e gjerë të anëtarësisë së socialistëve.

Ruçi sot deklaroi tërheqjen pas 30 vitesh angazhim në Partinë Socialiste duke e mbyllur karrierën e tij në postin e lartë të kryetarit të Kuvendit.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Rama shuan shpresat e opozitës
LEXO EDHE:  “Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu i bën thirrjen e fortë opozitës

Dorëheqja publike e Gramoz Ruçit ka sjellë edhe ilaritet në Kongres, ku shumë delegatë kërkonin që ai mos deklaronte tërheqjen e plotë nga politika.

Sot Gramoz Ruçi vuri një standard të ri në politikë, ndryshe nga ata që luftojnë për mandate deputetësh apo poste në parti përjetësisht. Ai thjesht tregoi se ka një standard në politike, ku pas shumë dekadash betejash, duhet të largohesh, të gjesh qetësinë pranë familjes, ashtu si dhe Ruçi deklaroi.

Ruçi hyn tek emrat e mëdhenj të demokracisë problematike shqiptare, një socialist race i ashpër, personalitet i padiskutueshëm jo vetëm i socialistëve, shumë i sulmuar dhe akuzuar më parë nga Opozita e cila tashmë ka një qasje tjetër ndaj Ruçit. Ai sot vendosi të japë një leksion publik, si ata burrat e moçëm, u tërhoq dhe u duartrokit duke treguar se vlen shumë dhe la një mesazh e gjurmë të papërsëritshme në politikë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Babanë politik e ‘vrava’, më pas e rigjeta”/ Rama mesazh të veçantë Fatos Nanos

Publikuar

-

Nga

“Babanë politik e ‘vrava’, më pas e rigjeta”/ Rama mesazh të veçantë Fatos Nanos

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalimin në Kongresin e PS, menjëherë pas  Gramoz Ruçit i cili deklaroi dhe dorëheqjen nga politika.

Rama, ka nisur me fjalimin me falenderime për të gjithë ata që kanë kontribuar në PS, ku nuk ka harruar dhe Fatos Nonon, te cilin e quajti babain e tij politik.

“Faleminderit të gjithë atyre që punuan fort për këtë arritje dhe shkruan në faqen historinë e  familjes tonë të madhe politike.

Të gjithë atyre që në këto 30 vite i dhanë besim, frymë, emrin dhe misionin dhe tiparet themelore të fuqisë së ndryshimit.

Patjetër liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha dhe pastaj e vrava, e më pas e gjeta të rilindur në respektin e ndërsjellë ndaj njëri tjetërit.

Faleminderi të gjithë atyre që në emër të PS i shërbyen vendit në këto 30 vite.

U prefshin në paqe të gjithë ata që nuk jetojnë më, nga socialistja më e largët e Shqipërisë, deri tek Bashkimi që nga atje lart na ndjek i buzëqeshur”, ka shtuar Rama./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Falsfikimi i votave për Teatrin/ Kush votoi në vend të Robert Bitrit?

LEXO EDHE:  “Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu i bën thirrjen e fortë opozitës

 

LEXO TE PLOTE